Mickoski dhe Aliu për vizitë në repartin spitalor të rikonstuktuar në IPSH Klinika për Urologji
- Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Azir Aliu do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të repartit spitalor të rikonstruktuar të IPSH Klinika Universitare për Urologji pranë Qendrës Klinike "Nëna Terezë" në Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 07:31, 12 gusht, 2025
Shkup,12 gusht 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Azir Aliu do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të repartit spitalor të rikonstruktuar të IPSH Klinika Universitare për Urologji pranë Qendrës Klinike "Nëna Terezë" në Shkup.
Në ngjarje do të mbajnë fjalim edhe dr. Bashkim Shabani, specialist kirurg - urolog dhe drejtor i Klinikës dhe Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Siç informojnë nga IPSH Klinika për Urologji, ngjarja mbahet me rastin e përfundimit të një cikli të rëndësishme investues të Klinikës, në kuadër të të cilit tërësisht është rinovuar reparti spitalor, janë implementuar teknologji të reja mjekësore dhe janë vendosur metoda të reja për shërim. Me ç'rast siç theksojnë, do të prezantohen edhe planet e ardhshme për zhvillimin e Qendrës për transplantim dhe Qendrës për kalkulozë. sa/
Foto: MIA