• e martë, 26 nëntor 2024

Mickoski: Ahmeti dhe këshilltarët e tij moti e kanë kaluar rubikonin, po bëjnë gabim të madh

Mickoski: Ahmeti dhe këshilltarët e tij moti e kanë kaluar rubikonin, po bëjnë gabim të madh

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pret fitore të bindshme në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Gordana Siljanovska Davkovas dhe nuk beson se nuk do të plotësohet censuzi i nevojshëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të mungojë cenzusi nëse BDI-ja vendos të mos votojë për president, Mickoski në lajmet në Sitel deklaroi se "BDI-ja më nuk është në pozitë të shantazhojë".

Duke i komentuar "sulmet ndaj tij nga ana e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti", Mickoski tha se ai (Ahmeti), "moti e ka kaluar rubikonin së bashku me disa persona rreth tij, të cilët e këshillojnë, dhe se po bën gabim të madh".

"Në fillim ai po bën revoltë tek shqiptarët, të cilët nuk janë të kënaqur nga politika e BDI-së, pasi i keqpërdor shqiptarët dhe po tenton të imponojë monopol në skenën politike në Maqedoni. Në mënyrë shtesë mobilizon anti BDI disponim tek votuesit shqiptarë dhe ata në masë të madhe do të votojnë për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin 'Maqedonia Jote' dhe profesoreshën Siljanovska", tha Mickoski.

Sipas tij, "gabimi i dytë i Ahmetit", siç tha, "njeriu që betohet në thënë kushtimisht vlerat evropiane, tregon në skenë të hapur një sjellje jo të hijshme, jo të kulturuar, ofendon dhe të gjithë e kanë të qartë se për çfarë njeriu bëhet fjalë".

Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se "tek Ahmeti po krijohet një frikë dhe panik nga rezultati dhe humbja që e presin në zgjedhje".

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se diktat bullgar ata nuk mund të pranojnë.

"Nga ana tjetër, shohim një pjesë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët thonë se ne jemi garancë se kjo do të zbatohet, e ne themi, ne rregull, prej jush kemi dëgjuar shumë garanca. Por ejani të punojmë dhe të jemi konstruktivë, i siguroni bullgarët se ajo që është vendim i një institucioni evropian, duhet të respektohet", tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, "është me rëndësi që sipas Kushtetutës, të drejta të barabarta kënaqin të gjitha komunitetet etnike". bsh/

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR