• e diel, 06 tetor 2024

MIA Paralajmërimet MKD

MIA Paralajmërimet MKD

6 qershor 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë Hristijan Mickoskit, kryetar i VMRO-DPMNE-së. (vila Vodno, 12:00/ekipet e gazetarëve në Vilën në orën 11:20)

Shkup - Konferenca përfundimtare me rastin e mbarimit të Projektit rajonal 4-vjeçar “Rrjeti rajonal për diversitetin kulturor" - (READ) e financuar nga BE-ja në fushën e kulturës. (h. "Holidej In"/9:30/ deklarata për mediat në orën 13:30)

Durrës - Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski do të marrë pjesë në konferencën e shefave të shtabeve të përgjithshme të ushtrive të vendeve të Ballkanit (forum B-9), e cila do të mbahet në Durrës. 

Shkup - Eko-aktivistë nga disa organizata dhe iniciativa të shoqërisë civile do të mbajnë konferencë për mediat për dorëzimin e Nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së dispozitave 17 dhe 18 të ndryshimeve në Kodin zgjedhor të datës 07.03.2024, të cilat i referohen kushteve për paraqitjen e listave të pavarura për këshilltarë, kryetarë komune dhe deputetë. (para hyrjes së Gjykatës Kushtetuese/ 12:00)

Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu do të mbajë fjalim në fillimin e ndërtimit të pishinës së re shkollore në Komunën e Çairit afër rrugës "Ferid Murati". (përballë "Princit"). (12:00)

Shkup - Konferenca për menaxhimin e riskut me temën "Rreziqet lëvizin QUO VADIS" organizuar nga Fakulteti i Heidelberg në Shkup, Instituti për biznes dhe menaxhment HEIDELBERG, në bashkëpunim me Akademinë e parë bankare të Maqedonisë - ABI. (Fakulteti HAJDELBERG, rr. "Vasko Karangeleski"/9:30)

Shkup - Tryeza e rrumbullakët me temë “Fokus në retinopatinë diabetike dhe edemën makulare diabetike te pacientët me diabet” organizuar nga Lidhja e shoqatave të diabetit. (h. "Karposh"/16:30)

Shkup - Edicioni i njëzet e tretë i OFF-Fest 2024 në Operën dhe Baletin Kombëtar, Qendrën Kulturore Rinore dhe Kinotekë, me tetë shfaqje koncertesh dhe dy filma dokumentarë.

Shkup - "Të rinjtë po vijnë" koncert i talentëve të reja muzikore. (Filarmonia/20:00)

_______________________________________________________________

МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR