
7 mars 2025
Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 38-të dhe të 39-të. (Salla "Maqedonia"/11:00/13:00)
Shkup - Seancë e Komisionit juridiko-ligjvënës. (Salla 6/ 10:30)
Shkup - Konferencë për shtyp e deputetit Amar Mecinoviq. (Qendra për shtyp/10:40)
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitave në terren në komunat "Aty ku zemra është në shtëpi" organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, do të marrë pjesë në fillimin e rindërtimit të mureve mbajtëse dhe rregullimit të shtratit të lumit Rada e vogël në fshatin Draçevë në Komunën e Kisella Vodës, ku është planifikuar deklaratë për media. (lokacioni / 12:00)
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, do të mbajë brifing për media. (MPTTJ/10:00, pa kamera)
Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. (Hotel “Aleksandar Pallas”/13:00)
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, do të vizitojnë shkollën fillore "Dimitar Pop Georgiev - Berovski". (11:30)
Shkup - Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, do të mbajë konferencë për shtyp ku do të informojë për kontrollet e bëra. (Hapësirat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut - Rruga "Luj Paster" nr 1, kati 3/11:00)
Shkup - Forumi i tretë gjyqësor për barazi gjinore dhe gjyqësorin në Ballkanin Perëndimor në prag të shënimit të 75 vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, organizuar nga Qendra AIRE, në partneritet me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe Ambasadën Britanike në Maqedoninë e Veriut. (Hotel "Meriot"/9:30, deklarata për media/9:00, pas orës 10:05, Forumi do të vazhdojë si ngjarje e mbyllur pa praninë e mediave)
Shkup - Panel diskutim i titulluar "Fuqia transformuese e punonjësve socialë", organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe UN WOMEN. (Qendra për Ndërmarrje Sociale, prapa Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës/11:00)
Shkup - Seancë e Këshillit të Prokurorëve Publikë. (10:30)
Shkup - Komuna e Çariti me rastin e 7 Marsit - Ditës së mësuesit dhe 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizon ngjarje festive për të përkujtuar kontributin e rëndësishëm të mësuesve, pensionisteve dhe grave të shquara në komunitet. (Teatri Shqiptar/13:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov dhe kryetarit të Sindikatës së Industrisë, Energjetikës dhe Minierave të Maqedonisë (SIER), Igor Gerasov. (Në rrethin e FAKOM SHA Shkup/11:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e Organizatës së pavarur hulumtuese "Reaktor - Hulumtim në veprim". (Parku “Gruaja Luftëtare”, përballë Monumentit të Gruas Luftëtare/11:00)
_________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*