• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 19 shtator/ 2024

Bruksel - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot së bashku me liderët e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mori pjesë në drekën e punës në organizim të kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen. Në kumtimin në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Mickoski theksoi se në fokus të agjendës së drekës së punës ishte Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor i Komisionit evropian.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot doli me reagim pas serisë së kritikave nga ana e politikanëve bullgarë, lidhur me deklaratën e tij për mosvendosjen e flamurit maqedonas në takimin joformal mes presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe Rumen Radev javën e kaluar në Sofje.

 Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajori Azim Nuredini, nga komandanti i Komandës Operative, gjeneral brigade Besnik Emini dhe komandanti i Brigadës I të Këmbësorisë, gjeneral brigade Dejan Çiplakovski,  sot i ka vizituar pjesëtarët në kazermën "Çede Filipovski - Dame" në Kërçovë, ku ndodhet batalioni i parë i këmbësorisë.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot realizoi një takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shkup, Gregor Presker. Gjatë takimit, siç bëri të ditur MMJPH,  u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, që zhvillohet në bazë Marrëveshjes për bashkëpunim zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, nga ku është formuar Komisioni i përbashkët për bashkëpunim dypalësh ndërmjet dy qeverive.

Shkup - Ministri i Sportit, Borko Ristovski ka nënshkruar vendim, me të cilin reprezentacionit të basketbollit të të rinjve të RMV-së do t'i paguhet premia prej tre milionë denarëve të ndarë për vendin e parë të fituar në Kampionatin evropian të të rinjve (lojtarë deri në 18 vjeç) nga devizioni B që u mbajt nga 26 korriku deri më 4 gusht të vitit 2024 në Shkup.

Shkup - Njeri i parë i Byrosë për Siguri Publike në MPB, drejtori Aleksandar Janev, së bashku me shefin e Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Kriminalitetit Serioz në MPB, si dhe përfaqësues të Ambasadës të Shtetve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni , kët ditë ka qenë në vizitë pune në një nga qendrat më moderne të trajnimit ndërkombëtar - Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Policisë në Jordani (JIPTC), ku përmes programit të mbështetjes antiterroriste të SHBA-ve (ATA), nëpunësit policorë nga Maqedonia kanë qëndruar dhe janë trajnuar disa muaj, informojnë nga MPB.

Shkup - Tetëdhjetë për qind e pacientëve të infektuar me virusin e Etheve të Nilit perëndimor janë asimptomatike. Ndoshta dikush prej nesh këtu tashmë e ka kaluar gjatë verës. Rreth 19 për qind, kanë ndonjë formë të butë klinike, me pak ethe, me dhimbje në muskuj, pafuqi, dhe me atë mund të kalojë ashtu pa e ditur se e kemi atë. Një për qind e rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike, deklaroi sot drejtori i Klinikës infektive, Fadil Cana, pasi që në vend u regjistrua rasti i të vdekurit nga Ethet e Nilit perëndimor.

Shkup - Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan sot që anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publik të japin dorëheqje dhe të shpërndahet ky organ, duke marrë parasysh besimin prej 2 për qind në gjyqësor dhe punën e Këshillit. Ata e vlerësuan negativisht Raportin Vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë për vitin 2023, duke kritikuar veçanërisht pjesën në të cilën thuhet se Këshilli ka arritur "rezultate të rëndësishme në punën e tij" dhe se "raportet nga të gjitha prokuroritë publike janë vlerësuar pozitivisht". Raporti dhe puna e Këshillit të Prokurorëve Publikë u kritikua edhe nga deputetët e Koalicionit Vlen.

Shkup - Këshilli drejtues i SHA EMV sot emëroi drejtorë të rinj në disa nga kapacitetet prodhuese termoenergjetike në kuadër të kompanisë. Drejtor i filialit REK Bitola është emëruar Toni Petrushevski, inxhinier i diplomuar i makinerisë, me përvojë pune paraprake në sektorin privat. U.d. drejtori i deritanishëm Ile Kostadinovski është emëruar ndihmës drejtor për punë juridike, kadrovike dhe të përgjithshme në REK Bitola. SHA EMV e falënderon për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së kaluar.

Shkup - Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për "balancuesin" është skandaloz. Kjo është një përpjekje për të pezulluar të gjithë mekanizmat mbrojtës që janë ndërtuar ndër vite dhe synojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Me "goditjen" e balancuesit cenohen të drejtat elementare njerëzore të qytetarëve të këtij vendi, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Shkup - Vitin e ardhshëm do të bëhen 30 vjet nga ekzistimi i Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit - jubile i cili është për të respektuar dhe një përvjetor që pasqyron pjekurinë, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin për bashkëpunimin ndërkombëtar, për luftën kundër kriminalitetit dhe për të punuar së bashku drejt një të nesërme më të mirë. Këtë  tjerave e theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në fjalën e tij përshëndetëse në konferencën e sotme të ALUMNI ilea, e organizuar nga Seksioni INL pranë Ambasadën së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RVM, e cila është mbajtur në Shkup.

Shkup - Të rinjtë në vend do të kenë mundësi të bëhen skautë energjetik për kursim të energjisë në ndërmarrje në të cilat janë punësuar përmes projektit Young Energy Europe që do t'i prezantojë sot Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoni AHK Maqedoni e Veriut. Do të kalojnë trajnime si ta rrisin efikasitetin energjetik në kompanitë amë, pas çka do të dizajnojnë dhe zbatojnë projekt të vetin, i cili duhet ta kalojnë, ndërsa do të prezantohet para komisionit në Gjermani.

Shkup - Nga tregu i Maqedonisë tërhiqen produktet e "Atlantik Shtark": Biskota 220 gramëshe seria 1507482842 dhe "Najlepshe zhele kukis" 145 gram noiset 1507483391, të dyja mer afat deri në 11.05.2025, për shkak të mundësisë për praninë e një trupi të jashtëm, konfirmaun për MIA-s nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV). Nga AUV apelojnë deri te konsumatorët që nëse i keno blerë produktet të mos i konsumojnë ose t'i kthejnë në vendin ku i kanë blerë.

Bruksel - Komisioni Evropian në mënyrë plotësuese do të akordojë 160 milionë euro për ndihmë të sistemit energjetik të Ukrainës, nga të cilët 60 milionë janë për nevoja humanitare dhe 100 milionë për rindërtim dhe restaurim, ndërsa kjo shumë, siç theksohet, do të sigurohet nga të ardhurat nga fonfet e bllokuara ruse, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Bruksel - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Bruksel kërkoi nga BE-ja ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, kumtoi kabineti i tij. Gjatë drekës së punës organizuar nga kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen për liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti tha se zgjerimi i BE-së "është përgjigja më e mirë për të gjithë ata të cilët e rrezikojnë paqen dhe unitetin e Evropës, posaçërisht pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

 Berlin - Qeveria e Gjermanisë, përveç gjendjes së keqe të buxhetit të shtetit, këtë javë do t'i vërë në dispozicion Ukrainës edhe 400 milionë dollarë shtesë për pajisje ushtarake, njoftoi Ministria e Financave. Ushtarët ukrainas  të cilët  janë në vështirësi në front në lindje  të vendit  kanë pësuar "humbje të rënda materiale" dhe ekziston  "rrezik serioz që pa ndihmën e rritur ndjeshëm, Ukraina do të mposhtet në betejën e saj mbrojtëse", thuhet në kumtesë.

Strasburg - Parlamenti Evropian sot miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje Bashkimit Evropian ta shfuqizojë ndalesën aktuale për Ukrainën të sulmojë objektiva ushtarake legjitime në Rusi me armë nga Perëndimi. Në rezolutë theksohet se Ukraina duhet plotësisht të mbrohet dhe se pa heqjen e kufizimeve të tanishme, nuk ka mundësi ta realizojë të drejtën e vetëmbrojtjes dhe mbetet e ekspozuar në sulme ndaj popullatës dhe infrastrukturës.

Strasburg - BE-ja duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të siguruar që Edmondo Gonzales Urutija, presidenti i zgjedhur legjitim dhe demokratik i Venezuelës, të mund ta marrë funksionin më 10 janar të vitit 2025, citohet në rezolutën e Parlamentit Evropian. Në dokumentin e miratuar sot me 309 vota "pro", 201 "kundër" dhe 12 "të abstenuar", PE-ja "më ashpër e dënon dhe plotësisht e hedh poshtë mashtrimin zgjedhor të organizuar nga Këshilli Zgjedhor Kombëtar i kontrolluar nga regjimi i Nikollas Maduros, i cili refuzoi publikisht ta shpallë rezultatin zyrtar".

Uashington - Nënpresidentja amerikane dhe kandidate demokratike, Kamala Haris, dhe ish presidenti dhe kandidat republikan, Donald Tramp, mbesin në garë të ngushtë shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale më 5 nëntor, treguan anketat më të reja të publikuara sot.

Jerusalem - Armata izraelite sot bëri të ditur  se gjatë natës ka sulmuar gjashtë objekte të infrastrukturës së Hezbollahut dhe një depo për armë në jug të Libanit, ndërsa po rritet druajtj nga përhapja e luftës me lëvizjen islamiste libaneze.  Forcat ajrore e qëlluan "infrastrukturën e terroristëve të Hezbollahut në zonat e Çihihinin Tajib, Bilda, Meis El Xhabal, Ajtarun dhe Kferkela në Libanin jugor, si dhe një depo për armë të Hezbollahut në rajonin Kijam", kumtoi armata.

Bejrut - Numri i viktimave nga shpërthimet e pajisjeve telekomunikuese - pejxherë dhe "voki-toki", të lëvizjes islamiste Hezbollah në Liban në dy ditët e fundit është rritur në 37 të vdekur dhe 2.931 të plagosur, sot bëri të ditur ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad.

QËNDRONI TË LIDHUR