• e mërkurë, 18 shtator 2024
MIA FLESH

09:00 / 18 shtator / 2024

Shkup - Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme do të debatojë për lëndën "balancuesi" - vegla për punësim sipas përkatësisë kombëtare në institucionet shtetërore, e cila është formuar me nismë të parashtruar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). "Janë kontestuar neni 19 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën 'përkatësia e komunitetit' të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, neni 36 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën "edhe  përkatësia e një komuniteti" të Ligjit për nëpunësit administrativ dhe neni 2 paragrafi 1 alinea 8 dhe neni 3 alinea 1 në pjesën “përkatësia e komunitetit” të Rregullores për elementet e detyrueshme të shpalljes publike për plotësimin e pozitës në sektorin publik përmes punësimit dhe të kërkesës për punësim, si dhe formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të personave që kanë dhënë informacion të rremë gjatë punësimit në sektorin publik, në pjesën e “përkatësisë së komuniteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Shkup - Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" do të mbajë ngjarje përfundimtare për prezantimin e rekomandimeve dhe planit të veprimit për përmirësimin e gjendjeve në gjyqësi, të cilat janë përpunuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i pjesëmarrjes së palëve të prekura në procesin e reformave në gjyqësi", financiarisht i përkrahur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla dhe më të dendura në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë Celsius.

Bruksel - Komisioni Evropian ka miratuar rekomandime për mbrojtje më të mirë të personave në BE, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve, nga efektet e pirjes pasive të duhanit dhe aerosolëve, duke zgjeruar hapësirat e jashtme në të cilën do të ndalohet pirja e duhanit.

Tajpej - Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit kumtoi se ka parë një grup anijesh luftarake kineze të udhëhequra nga një aeroplanmbajtës duke lundruar në ujërat jashtë bregut lindor në drejtim të Japonisë në jug të ishullit Jonaguni.

Kiev – Mbrojtja kundërajrore ukrainase veproi në periferitë e Kievit që të zmbraps sulm nga dronët rus, bëhet e ditur në kumtesën e administratës ushtarake në Telegram. Zaporozhja gjithashtu ishte nën sulm masiv, sipas Ivan Fedorov, shef i administratës ushtarake rajonale. Dy persona humbën jetën në sulmin në zonën Zaporozhjë.

Uashington - Ushtria amerikane ka zhvendosur më shumë se 100 trupa dhe sisteme raketore në një nga ishujt e pabanuar në perëndim të Alaskës për shkak të aeroplanëve luftarakë dhe anijeve ruse, ditëve të fundit që i afrohen territorit amerikan, bëjnë te ditur mediat amerikane.

Uashington - Kandidatja për presidente e SHBA-së, Kamalla Haris, bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Gazës dhe deklaroi se Izraeli nuk duhet përsëri ta okupojë Gazën. Në një fjalim në Filadelfia për Shoqatën kombëtare të gazetarëve me ngjyrë, ajo bëri thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe militantëve të grupit islamik palestinez Hamas. Kjo duhet të pasohet nga një zgjidhje me dy shtete dhe stabilitet në Lindjen e afërt në atë mënyrë që të mos rrisë ndikimin e Iranit, shtoi ajo.

Teheran – Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi i dënoi shpërthimet e qindra pejxherëve në Liban, me çka humbën jetën të paktën 11 persona, duke i përshkruar si “akt terrorist” për të cilin, sipas tij, është fajtor Izraeli, transmeton DPA.

Gazë - Armata izraelite sot kumtoi se katër ushtarë të saj e kanë humbur jetën në betejë  në pjesën jugore të Rripit të Gazës. "Tre janë lënduar rëndë, ndërsa dy të tjerë më lehtë", shtojnë forcat izraelite të mbrojtjes.

Nju-Jork - Palestinezët i kanë bërë thirrje Asamblesë së përgjithshme të OKB-së që të votojë rezolutë, ku bëhet thirrje për tërheqje të Izraelit nga territoret e okupuara në afat prej 12 muajve, njoftoi DPA. Ky propozim shkaktoi zemërim nga ana e Izraelit, i cili e quajti "masakaradë".

Mynih - Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Hari Kejn shënoi katër gola mbrëmë në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit në xhiron e parë të Ligës së kampionëve. Bavarezët shënuan fitore bindëse me rezultatin 9:2, ndërsa tre nga katër golat, Kejn i shënoi nga penaltia.

Madrid - Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve, në format të ri dhe me numër të rritur të ekipeve, zyrtarisht filloi mbrëmë me gjashtë ndeshje, në të cilat Reali me fitore ndaj Shtutgartit e filloi mbrojtjen e titullit, ndërsa Bajerni i Mynihut e deklasoi Dinamon e Zagrebit.

QËNDRONI TË LIDHUR