• e mërkurë, 18 shtator 2024
MIA FLESH

12:00 / 18 shtator / 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, informojnë nga Ministria. Gjatë vizitës, ministri Mucunski do të realizojë takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në prag të largimit të tij nga funksioni sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Me rastin e ditës së pavarësisë, në selinë e NATO-s në Bruksel do të organizohet pritje, ku ministri Mucunski do të mbajë fjalim para korit diplomati dhe mysafirëve të ftuar.

Shkup - Dje në Shkup në orën 18.30 në Çarshinë e Vjetër, inspektorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.A. (36) nga rrethina e Tetovës i cili në ditët e kaluara ka kryer vepra penale “grabitje” nëpër bastore sportive dhe qendra më të vogla tregtare në territorin e Shkupit duke kërcënuar me bisturi. 

Shkup – Gjatë 24 orëve të fundit më së shumti shi ka rënë në Krushevë 16 litra në metër katror, 14 në Manastir dhe Kodër të Diellit, 12 në Topollçan, 11 në Prilep, 10 në Pretor, 9 në Pozharan dhe Hanet e Mavrovës, 6 në Ohër, Gjevgjeli dhe Dibër, 4 në Tetovë, Llazaropolë, Demir Kapi, Veles dhe Kavadar, 3 në Shkup – Zajçev Rid, 2 në Shkup – Petrovec dhe vetëm një litër në metër katror në Strumicë.

Gostivar - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në përgjigjën rreth pyetjes lidhur me thirrjen e fundit të Ziadin Selës drejtuar partive opozitare nga blloku politik maqedonas dhe shqiptar për të diskutuar për çështjet dhe temat që kanë të bëjnë me shqiptarët theksoi se janë të gatshëm për bisedë.

Gostivar – Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë vizitës në Qendrën e Rehabilitimit të Patologjisë së Komunikimit Verbal në Shkup promovoi kabinet të ri për audiometri dhe pajisje bashkëkohore e cila do ta përmirësojë punën me fëmijë të cilët kanë pengesa në të folur dhe kuadrit të qendrës. “Sot promovojmë kabinet të ri për audiometri, me aparat të ri, audiometrikisht, me të gjitha kriteret audiologjike që janë të nevojshme. Në këtë qendër në nivel vjetor trajtohen 3.000 fëmijë”, tha Taravari.

Athinë – Dy kontrabandistë, shtetas të Turqisë janë arrestuar në afërsi të ishullit grek Samos pas një ndjekje të shërbimit bregdetar të Greqisë, ndërsa pasi paraprakisht në det hodhën 31 emigrantë, prej të cilëve një ka vdekur, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pragë - Dhjetëra persona janë lënduar në përplasjen e dy trenave në Pragë. Përplasja ka ndodhur në afërsi të stacionit Prag-Liben, mes stacionit Visoçan dhe Stacionit kryesor hekurudhor. Hetuesit, së bashku me inspekcionin hekurudhor do ta hetojnë incidentin për shkak të dyshimit për vepër penale nga pakujdesia.

Berlin - Çarteri i parë në kuadër të ofensivës së re të dëbimit nga ana e qeverisë gjermane para dy jave fluturoi për në Afganistan. Fluturimi i dytë është realizuar dje nga Hamburgu për në Beograd dhe Shkup. Sipas gazetës "Bild", gjithsej 36 persona, kryesisht shtetas të Serbisë dhe Kosovës, cilëve u është mohuar e drejta për azil ose kanë pasur arsye të tjera për dëbim janë përfshirë në deportimin. Mes tyre kishte dhe kriminel të dënuar, transmeton Indeks.

Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken javën e kaluar u informua për elementet e planit ukrainas, i cili do ta detyrojë Rusinë t'i japë fund konfliktit, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miler.

Uashington – Ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Tramp deklaroi sot se ka “dobësi” në përpjekjet që të mbrohet dhe se një kohë të gjatë kërkon më shumë personel në ekipin e tij të sigurisë.

Harare - Zimbabve ka miratuar një plan për të zhdukur 200 elefantë për të ushqyer qytetarët e saj, të cilët vuajnë nga uria për shkak të thatësirës më të ashpër në disa dekada. Sipas Tinashe Faravo, zëdhënëse e Drejtorisë së parqeve dhe kafshëve të egra, gati gjysma e popullsisë së vendit përballet me urinë akute. Plani pason pas një vendimi të ngjashëm në Namibi për të vrarë kafshët për të lehtësuar urinë, raportoi Si-En-En.

Bejrut - Hezbollahu sot bëri të ditur se numri i viktimave nga një shpërthim me pejxher në Libanin jugor arriti në 12, pasi që tre pjesëtarë të tjerë të grupit iu nënshtruan plagëve, shkruan "Tajms of Izrael". Nga tetori i vitit të kaluar, forcat izraelite kanë vrarë 453 anëtarë të Hezbollahut në përplasjet e armatosura", kumtoi Hezbollahu.

Tajpej - Pejxherët e përdorur në sulmet e djeshme në Liban u prodhuan nga një kompani me bazë në Budapest e cila ishte e autorizuar të përdorte markën tregtare të kompanisë tajvaneze, Gold Apollo. Pejxherët janë prodhuar nga BAC Consulting KFT me seli në kryeqytetin e Hungarisë, kumtoi sot Gold Apollo, e cila vuri në dukje se është e vetmja përgjegjëse për prodhimin e BAC.

Romë - Trajneri italian Stefano Pioli karrierën mund ta vazhdojë në Arabinë Saudite, shkruan gazetari Nikollo Shira. Italiani (50) është i gatshëm ta marrë menaxhimin e Al Nasër. Sipas gazetarit, kontrata e Piolit me Al Nasër do të jetë deri në verë të vitit 2026, me mundësi për vazhdim edhe për një sezon.

Romë – Daniele De Rosi nuk është më trajner i Romës, bën të ditur faqja zyrtare e klubit. "Vendimi është marrë në interes të skuadrës që të mund të vazhdojë më shpejtë rrugën e dëshiruar, në kohën kur sezoni tashmë ka filluar. Falënderime të përzemërta deri te Daniele për punën që ka bërë muajt e fundit me pasion dhe përkushtim", thuhet në komunikatën e klubit.

Madrid – Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem ka hedhur poshtë zërat për raporte kinse të krisura me Kilian Mbapen, Rodrigon dhe Vinisius Zhuniorin. "Pashë në rrjetet sociale se dikush po tenton të krijojë negativitet mes Mbapes, Rodrigos, Vinisiusit dhe mua. E vërteta është se ne jemi miq shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës", citon Belingemin gazetari Fabricio Romano.

Milano – Trajneri i Milanit, Paulo Fonseka foli pas humbjes nga Liverpuli mbrëmë në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së kampionëve. Milani kaloi në avantazh në minutën e 3-të, por pastaj pranoi tre gola nga ekipi anglez, i cili dominoi terrenin.

QËNDRONI TË LIDHUR