09:00/16 maj/2025
Shkup - Në Kuvend, për sot janë caktuar mbledhje të komisioneve për financim dhe buxhet dhe për mbrojtje dhe siguri. Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë Strategjia fiskale shtetërore për vitin 2026 - 2030, në lexim të dytë, si dhe Raporti për punë i Komisionit për letra me vlerë në vitin 2024.
Shkup - Prindërit e të vdekurve në zjarrin në klubin "Puls" sot do të paraqesin një kërkesë me shkrim në Prokurorinë Themelore Publike (PP) në Koçan për një shpjegim të detajuar se kundër kujt do të zhvillohet ndjekja penale, të cilën javën e kaluar e njoftoi prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski. "Ne nuk jemi juristë dhe nuk e kuptuam aktakuzën e shpallur nga prokurori publik kundër të dyshuarve në tragjedinë "Puls", prandaj po kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike të na shpjegojë rezultatet e procedurës hetimore", thanë prindërit e atyre që vdiqën në zjarrin në "Marshimin e nëntë të Engjëjve" që u zhvillua pardje në Koçan.
Shkup - Oda e mjekësisë sot organizon panel diskutim me temë "Përvoja ndërkombëtare në edukimin pasuniversitar të mjekëve". Në ngjarje që do të mbahet në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë - Shkup, do të prezantohen informacione për mënyrën e oganizimit të specializimeve në Gjermani, Kroaci, Serbi dhe në vendin tonë, pas së cilës do të diskutohen sfidat dhe mundësitë për avcancimin e këtyre proceseve.
Shkup - Në Odën Ekonomike sot do të mbahet prezantimi i platformës digjitale për NVM, "ONE STOP DIGITAL", të destinuara për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe një qendër për informacion dhe komunikim të thjeshtuar, me çka përmes aplikacionit mobil këto kompani do të kenë qasje të shpejtë në formën digjitale në të gjitha shërbimet e odës.
Shkup - Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga ora 08:15 deri në 12:00, py energji elektrike do të mbeten përdoruesit e fshatit Krushopek dhe Qendrës rekreative Saraj, njoftoi QMK.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 27 deri 34 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë 34 gradë.
Dubai - Irani i ka njoftuar ndërmjetësuesit e Omanit dhe të Katarit se Teherani nuk do të negociojë për armëpushim me Izraelin derisa vazhdojnë sulmet izraelite, deklaruan burimet të njohura drejtëpërdrejtë me bisedimet. "Iranianët i informuan ndërmjetësuesit e Katarait dhe të Omanit se do të vazhdojnë me bisedime vetëm pasi Irani do të përfundojë përgjigjen e tij ndaj sulmeve parandaluese izraelite", tha burimi.
Tel-Aviv - Rreth 40.000 të huaj, shumica turistë, për momentin janë "ngujuar" në Izrael për shkak të konfliktit rrjedhës me Iranin, kumtoi Ministria izraelite e Turizmit. Pas eskalimit të konfliktit, kompanitë ajrore i anukuan fluturimet, duke i detyruar udhëtarët të vendosin nëse do të presin të përfundojë konflikti apo të kërkojnë rrugë alternative nëpër vendet fqinje. Hapësira ajrore e Izraelit është e mbyllur për komunikacion civil ajror, ndërsa kompania nacionale ajrore izraelitte "El Al Erllajns" kumtoi se i ka anuluar fluturimet deri më 23 qershor. Kufizimi do të vlejë derisa situata e sigurisë të mos përmirësohet.
Tel-Aviv - Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Majk Hakabi ka bërë të ditur se Ambasada dhe Konsullata e SHBA-së në Izrael do të mbeten të mbyllura sot për shkaqe sigurie. Urdhri për strehim mbetet në fuqi. Sipas tij, ka pasur më pak dëme në afërsi të filialit të Ambasadës në Tel-Aviv për shkak të detonimeve të raketave iraniane, por nuk ka persona të lënduar amrikanë.
Tel-Aviv - Ushtria izraelite kumtoi se e ka sulmuar selinë e forcave Kuds të Gardës revolucionare elitare iraniane. "Në bazë të informatave të sakta zbuluese, forcat ajrore izraelite e sulmuan qendrën komanduese të forcave Kuds të Gardës revolucionare dhe armatës iraniane. Nga kjo qendër, operativët planifikonin sulme ndaj Izraelit përmes aleatëve iranianë në rajon", kumtoi IDF në platformën X.
Teheran - Sulmet izraelite ndaj Iranit vranë të paktën 224 persona, ndërsa lënduan mbi 1.000 nga e premtja , kumtoi Ministria iraniane e Shëndetësisë. "Pas 65 orëve agresion nga ana e regjimit zionist, 224 grqa, burra dhe fëmijë e humbën jetën si martirë", shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hosein Kermanpur. Mbi 90 për qind e viktimave ishin civilë, shtoi ai.