MIA FLESH
- Shkup - Fëmija i lënduar natën e Vitit të Ri i cili ishte pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup vdiq sot në mëngjes si pasojë e lëndimeve shumë të rënda në tru të shkaktuara nga një trup i huaj metalik, deklaruan nga Klinika për MIA-n. "Për interpretime të mëtejshme, do të presim rezultatet e ekzaminimeve dhe hetimeve mjeko-ligjore nga MPB-ja", shkruhet në përgjigjen e pyetjeve të MIA-s.
15:00/ 2 janar/ 2025
Shkup - Fëmija i lënduar natën e Vitit të Ri i cili ishte pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup vdiq sot në mëngjes si pasojë e lëndimeve shumë të rënda në tru të shkaktuara nga një trup i huaj metalik, deklaruan nga Klinika për MIA-n. "Për interpretime të mëtejshme, do të presim rezultatet e ekzaminimeve dhe hetimeve mjeko-ligjore nga MPB-ja", shkruhet në përgjigjen e pyetjeve të MIA-s.
Shkup - Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, rezultati ishte tragjik, theksuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me rastin e fëmijës dyvjeçar të lënduar natën e Vitit të Ri. "Fëmija dyvjeçar është pranuar në Qendrën Urgjente, e për shkak të seriozitetit të gjendjes, është pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë, në njësinë e kujdesit intensiv, është intubuar, është vendosur në ventilim mekanik, i është përshkruar terapi me antibiotikë dhe antiedemë, monitorim 24-orësh", theksohet në kumtesën e sotme.
Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës javën e ardhshme do të analizojë çmimet e produkteve në fund të muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji për të përcaktuar nëse ka pasur rritje të çmimeve dhe sjellje devijante nga ana e tregtarëve. avën e ardhshme do të analizojmë të dhënat e çmimeve nga ditët e fundit të dhjetorit dhe ditët e para të janarit dhe do të informoheni nëse ka sjellje devijante nga ana e tregtarëve apo rritje të çmimeve. Do të informoheni se si do të veprojmë", tha sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Shkup - Me rritjen lineare të pensioneve, jo vetëm se zvogëlohet hendeku, respektivisht rritet shpërndarja e drejt e të ardhurave, por ulet edhe shkalla e varfërisë, pasi pensionistët janë grupi më i varfër i qytetarëve, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se me intervenimin e filluar nga nëntori i vitit 2024, përfundimisht me prillin e vitit 2026 do të kemi rritje lineare të pensioneve për shtatë mijë denarë dhe nuk do të ketë pension nën 15 mijë denarë.
Shkup - Kryeministri, Hristijan Mickoski deklaroi sot se arsimi do të jetë një nga prioritetet kryesore për këtë vit dhe se nëse duam të jemi në mijëshen më të mirë në Listën e Shangait të universiteteve, duhet të rritet numri i punimeve shkencore dhe kërkimore.
Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski pret të ketë takim më 12 janar ku do të përcaktohen përfundimisht prioritetet me pronarin dhe menaxhmentin e kompanisë “AKSA” për investimin e paralajmëruar prej një miliard euro në gazifikim dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, në vjeshtë të fillohet me gurthemelin në vitin 2026.
Shkup - Deri më 20 dhjetor të vitit 2025 janë kryer 1.700 mikëqyrje inspektuese për ajrin ambiental, nga të cilat 839 ishin të rregullta, 532 ishin të jashtëzakonshme dhe 329 ishin inspektime kontrolluese. Janë identifikuar 398 parregullsi dhe janë lëshuar po aq vendime në procedurë inspektimi. Janë ngritur mbi 30 procedura kundërvajtëse dhe katër procedura penale, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska.
Shkup - Numri i sulmeve në zemër ose goditjeve në tru është statistikisht më i lartë gjatë festave, është i nevojshëm kujdes, theksoi në një deklaratë për MIA, Dr. Dragan Panov, udhëheqës i ndërrimit në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë - Shkup.
Shkup- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, lidhur me rrjedhën e modernizimit të hekurudhave, deklaroi se projektet në infrastrukturën hekurudhore shënojnë përparim të dukshëm, me fokus në Korridoret 8 dhe 10, modernizimin e linjave ekzistuese dhe zhvillimin e linjave të reja hekurudhore më të shpejta.
Shkup - Komunikacioni hekurudhor në shtet nga sot pasdite u normalizua tërësisht pasi pas bojkotit të pjesërishëm, të cilin e filluan dje një pjesë e personalit makinist dhe ekzekutiv, u rrumbullaksua pagesa e pagës së nëntorit dhe po punohet në realizimin e kërkesave tjera.
Shkup - Vëllimi dhe vlera e transaksioneve të pagesave rriten dhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Mënyrat digjitale të pagesave vazhdojnë të shënojnë rritje veçanërisht të shpejtë, duke konfirmuar digjitalizimin dhe modernizimin në rritje të pagesave, njoftoi sot Banka Popullore. Lidhur me pagesat me transferta kreditore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është rritur me 7,0%, ndërsa vlera me 15,3%, që tregon aktivitet të shtuar dhe shuma më të mëdha për transaksion.
Shkup - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti në ditët në vijim do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, ndërsa temperaturat do të rriten.
Shkup - Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike "Parqe dhe Gjelbërime". Ai vjen në këtë pozicion si kuadër i Koalicionit VLEN, përkatësisht nga Lëvizja BESA. Vetë Seferi e konfirmoi informacionin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se ky pozicion përfaqëson "besim të madh dhe një detyrim serioz" për të.
Shkup - Formalizimi i 17.400 vendeve të punës pritet me Ligjin për punësimin e personave, i cili hyri në fuqi dje, dhe i cili mundëson punësimin e punonjësve, të papunëve, studentëve, nxënësve dhe pensionistëve, pa humbur të drejtat e tyre tashmë të fituara. Zgjidhja e re ligjore paralajmërohet si një reformë themelore në mënyrën e punësimit të rastësishëm dhe sezonal të punëtorëve dhe luftën kundër ekonomisë gri.
Gostivar - Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura, Valbon Limani sot prezantoi në një konferencë për shtyp pesë masa që do të fillojë t'i zbatojë pas marrjes së detyrës. Masat janë në formën e mbështetjes financiare për familjet, të rinjtë, gratë dhe anëtarët e moshuar të familjes.
Paris – Federata ndërkombëtare e gazetarëve (IFJ) ka bërë të ditur se në vitin 2025 në mbarë botën janë vrarë gjithsej 128 gazetarë dhe punonjës të medias, përfshirë dhjetë gra. Lista e azhurnuar e punonjësve të vrarë nga sfera e medias në vitin 2025 dokumenton 17 raste të vdekjes shtesë që nga 10 dhjetori, pas publikimit të raportit të mëparshëm. Lista, e publikuar më 31 dhjetor, përfshin raste në Rripin e Gazës, Tanzani, Peru dhe Guatemallë, si dhe një fatkeqësi ku humbën jetën shtatë punonjës të medias në Nigeri, një rast të tillë në Burundi dhe një në Iran.
Kran-Montana - Autoritetet zvicerane dhe shërbimet evropiane të shpëtimit po punojnë nën presion të lartë pas zjarrit shkatërrues që shpërtheu gjatë një feste të Vitit të Ri në barin "Konstelejshn" (Le Constellation) në vendpushimin alpin Kran-Montana. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, numri i viktimave është tragjik: rreth 40 të vdekur dhe 115 të lënduar, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Kran-Montana - Zjarri tragjik në bar kafenë në Kran-Montana, i cili vrau të paktën 40 persona në natën e Vitit të Ri, i bashkohet një liste të gjatë aksidentesh katastrofike në klubet e natës në të gjithë botën. Zjarri më vdekjeprurës në histori konsiderohet të jetë zjarri në klubin "Kokonat Grov" (Cocoanut Grove) në Boston të SHBA-së, më 28 nëntor 1942, ku vdiqën 492 persona, gjë që çoi në një rritje drastike të standardeve të sigurisë, kujton gazeta zvicerane Le Nouvelliste.
Mançester - Mançester Siti do të marrë një përforcim të madh në ditët në vijim, një lojtar që është gjithashtu një objektiv i klubeve të tjera (Liverpul dhe Mançester Junajted). Bëhet fjalë për lojtarin e Bornmut, Antoan Semenjo.