
9:00/ 16 maj/ 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë intervistës për Euronjuz, foli për proceset integruese evropiane të shtetit dhe sfidat me të cilat përballet, por gjithasht edhe për lëshimet që janë bërë në atë rrugë drejt integrimeve evropiane. “Keni ide se në të kaluarën e keni ndryshuar flamurin, keni përdorur atë emrin e përkohshëm, keni ndryshuar emrin kushtetues, disa herë keni ndryshuar Kushtetutën dhe gjithmonë dikush nga Brukseli ju ka thënë – edhe vetëm këtë edhe mbaron”, tha kryeministri Mickoski në kontekst të kërkesave të fundit për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase dhe shtoi se në të ardhmen do të vazhdojë të luftojë dhe të përcjellë argumentet e tij në gjithë botën", informojnë nga pres qendra qeveritare. Ai tha se duhet të mësohemi të fitojmë.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoqir i ministrs së Punvëe të jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Majnl-Rajsinger. Siç informon MPJdheTJ, pas pritjes së paraparë zyrtare Mucunski dhe Manjl-Rajsinger do të kenë takim tet-a-tet, ndërsa më pas do të pasojë edhe takimi bilateral mes dy delegacioneve. Në fokus të bisedimeve do të jetë avancimi i marrëdhënieve bilaterale, riafirmimi i mbështetjes austriake për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, si dhe këmbimi i mendimeve për çështje kyçe rajonale, evropiane dhe globale. Pas takimeve është paralajmëruar edhe konferencë e përbashkët për shtyp.
Shkup – Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup me fillim në orën 10. Në seancën e kaluar gjyqësore dëshmia e të akuzuarit Lupço Palevski i cili mohoi vepra të dhunshme penale dhe deklaroi se motivi për vrasje është jologjik dhe i padëshmuar. Në seancën e sotme gjyqësore pritet të përfundojë procedura e dëshmive dhe të fillohet me plotësim. Pas dëshmimit të tij, gjykatësi Ivica Stefanovski u deklarua pas më shumë kërkesave të të akuzuarit Palevski të cilat ishin dorëzuar gjatë procedurës. Gjykata informoi se pranon të sigurojë xhirime nga videot nga ekspozitura e Bankës Halk për ditën 27.11.2023 prej orës 9 deri në orën 12. Nuk u pranua kërkesa që të thirren si dëshmitarë dy ekspertë të cilët bën ekspertizë të gëzhojës, sepse kërkesa nuk ishte dorëzuar në kohë, sipas Ligjit për procedurë penale. Ishte pranuar që të nxirët si dëshmi gëzhoja e gjetur në vendin ku është vrarë Pançe Zhezhovski.
Shkup – Instituti Romalitiko sot do të prezantojë Raport për gjendjen e romëve në Maqedoninë e Veriut (2024/2025). Do të prezantohen të dhënat lidhur me: papunësinë e lartë dhe qasjen e kufizuar në masa aktive për punësim; uljen e regjistrimit në arsimin fillor dhe mosqasjses në arsimin e lartë; heqjen e buxhetit për ndërmjetësuesit shëndetësorë dhe gjendjen alarmante shëndetësore të popullsisë rome. Siç informon Romalitiko, raporti shënon edhe kushte johumane për jetesë dhe mbështetje të dobët infrastrukturore, ekzistim i vazhduar i personave pa dokumente dhe qasje e kufizuar në drejtësi, forma të shumëfishta të diskriminimit ndaj romeve, veçanërisht në rast të dhunës në familje dhe tregti me njerëz.
Shkup – Maqedonia prej sot e deri më 18 maj për herë të parë do të jetë nikoqire e ngjarjeve më prestigjioze evropiane për inovacione - CASSINI Hackathon që do të mbahet në qendrën e TI-së Netaville në Shkup, nën patronazhin e Komisionit Evropian dhe Agjencisë të BE-së për Program Hapësinor (EUSPA). Ky hakaton paralelisht zhvillohet në 10 shtete evropiane, ndërsa i kushtohet temës “Hapësirës në shëndetësi”. Pjesëmarrësit do të punojnë në zgjidhje inovative me shfrytëzimin e të dhënave satelitore për përmirësimin e ndjekjes dhe reagim gjatë sëmundjeve dhe rreziqeve shëndetësore, përmirësim të shërbimeve urgjente dhe avancim të shëndetit mendor dhe mirëqenies.
Shkup - Në Shkup sot do të mbahet Samiti kombëtar për sfidat në procesin e digjitalizimit të infrastrukturës kritike, sigurisë dhe tranzicionit energjetik, në të cilin, siç u paralajmërua, do të marrin pjesë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. Andonovski do të ketë fjalim hyrës për prioritetet digjitale kombëtare, ndërsa Bozhinovska do të flasë për vizionin strategjik të shtetit lidhur me tranzicionin energjetik. Ekspertë ndërkombëtarë, megjithatë, nga siguria kibernetike, transformimi digjital dhe energjetika do të prezantojnë zgjidhje inovatove dhe modele, të cilat tashmë zbatohen në nivel internacional.
Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot do ta vizitojë Kriva Pallankën në kuadër të fushatës "Ku zemra është në shtëpi". Perinski do të ketë takim me kryetarin e Komunës, Sashko Mitovski, Këshillin komunal dhe të punësuarit në administratën e Komunës së Kriva Pallankës, ku do të kryhet inspektim në projektin IPA "Parqet" (PARKS) - Ruajtja e zonave përmes njohurive rajonale dhe qëndrueshmërisë, mbështetur nga IPA INTERREG program i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar Bullgari-Maqedonia e Veriut.
Bruksel - Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska sot do të qëndrojë për vizitë në Estoni. Siç njoftoi NATO, gjatë kohës së qëndrimit në Talin, Shekerinska do të takohet me presidentin e Estonisë, Alar Karis dhe me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Estonisë, Margus Cahkna dhe Hano Pevkur. Përveç kësaj, Shekerinsa do të marrë pjesë në konferencën "Lenart Meri", do ta vizitojë qendrën rajonale të Akceleratorit të inovacioneve mbrojtëse për Atlantikun e Veriut (DIANA) dhe do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarak "Sill".
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa, njoftuan në mëngjes nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë të dendura dhe deri në fund të ditës do të bjerë mbi 30 l/m2. Nga fundi i ditës, në malet më të larta do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pasdite dhe gjatë natës drejt të shtunës do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 60km/h), veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë prej 6 deri 12, ndërsa maksimalja prej 10 deri 16 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe i freskët me reshje shiu, kohë pas kohe i dendur. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë 14 gradë.
Tiranë - Kreu i Këshillit evropian, Antonio Koshta, mbrëmë vonë, para darkës joformale që e organizoi për pjesëmarrësit e Samitit të Komunitetit politik evropian në Tiranë nga Ballkani Perëndimor, në platformën X kumtoi se ka momentum të ri në zgjerimin e Bashkimit Evropian. "Përpjekjet e mëtutjeshme për përparim drejt inkaudrimit duhet të udhëhiqen nga parimet fundamentale: konsekuenca dhe besimi". "Konsekuencë - nga ana e BE-së në mirëmbajtjen e zgjerimit në krye të agjendës së vet politike. Dhe konsekuencë nga ana e partnerëve në harmonizimin me vlerat tona dhe zbatimin e reformave. Besimi - ky mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Përbrenda, mes partnerëve në rajon dhe me institucionet e BE-së dhe vendeve-anëtare", shkroi Koshta.
Stamboll - Në Stamboll sot duhet të mbahen takime të trefishta të përfaqësuesve të turqve, amerikanëve dhe rusëve nga njëra anë, si dhe i turqve, amerikanëve dhe ukrainasve nga ana tjetër, lajmëruan mbrëmë burime të afërta me Ministrinë turke të Punëve të Jashtme. "Edhe një raund i tkaimeve do të nbahet nesër në formate të ndryshme. Në rend dite janë negociatat trepalëshe të SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, si dhe Rusisë, Ukrainës dhe Rusisë. Nuk është e sigurt nëse takimi do të mbahet në format katërpalësh (SHBA, Rusi, Ukrainë, Turqi)", shtuan burimet e njejta. Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski mbrëmë dërgoi delegacion ukrainas në Stamboll në negociata me rusët, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov.
Damask- Qeveria e Sirisë ka nënshkruar memorandum për mirëkuptim me kompaninë shtetërore nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për investim me vlerë 800 milionë dollarë në portin Tartus. Marrëveshja për ndërtimin dhe menaxhimin me terminalin në Tartus përfshin bashkëpunim në vendosjen e zonave industriale dhe të lira tregtare. Siria po tenton të tërheq investime të huaja me qëllim që ta përforcojë ekonominë e shkatërruar nga lufta civile. Marrëveshja me EBA vijoi pasi presidenti amerikan, Donald Tramp i ka hequr të gjitha sanksionet kundër Sirisë.
Uashington- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio pas bisedimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dje deklaroi se Uashingtoni është i brengosur për shkak të gjendjes humanitare në Rripin e Gazës. "SHBA-ja nuk është imune ose në asnjë mënyrë pa ndjenja për vuajtjet e njerëzve në Gazë, ku nuk është dërguar ndihma humanitare që nga 2 marsi", theksoi Rubio. Ai e përsëriti qëndrimin e administratës së SHBA-së se militantët e Hamasit janë fajtorë për gjendjen në enklavën palestineze. "Mendojmë se me eleminimin e Hamasit do të arrihet paqe. Jemi të shqetësuar për shkak të gjendjes humanitare", theksoi Rubio.
Uashington– Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio deklaroi se në samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor, në Hagë, të gjitha anëtaret do të pajtohen për rritjen e mjeteve për mbrojtje në dekadën e ardhshme në pesë për qind të PBB-së. Rubio e deklaroi këtë në intervistë për “Foks njuz” pas pjesëmarrjes në takimin e ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Antali. Presidenti amerikan Donald Tramp, në mandatin e tij të parë nga viti 2017 deri në vitin 2021 e uli financimin e NATO-s, shpesh herë duke u ankuar se SHBA-ja jep shumë të padrejtë në Aleancë në krahasim me anëtaret e tjera.