• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 18 mars/ 2024

Shkup - Mbledhja e parë e Këshillit për koordinim të shërbimeve të sigurisë është mbajtur sot në të cilën, ssiç kumtoi kryeministri Talat Xhaferi, është biseduar përparashikime lidhur me nevojën e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor.

Tetovë - Rregullat janë të qarta për ssecilin bartës të funksionit publik lidhur me shfrytëzimin, përkatësisht kufizimin e përdorimit të resurseve. kodi zgjehdor, ndryshimet, neni 8a, 8b në mënyrë adekuate caktoin në cilat situata çfarë kufizime ka që të parashtroni pyetje, tha kryeministri Talat Xhaferi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për keqpërdorim të automjeteve zyrtare për qëllime partiake.

Tetovë - Kryeministri Talat Xhaferi së bashku me funksionarë qeveritarë de kryetarin e Komunës së Bogovinë i vizitoi vendet ku në rrjedhë janë aktivitetet ndërtimore të rrjetit kanalizues për fshatin Bogovinë dhe rrugës në Pallçiasht e cila duhet të jetë lidhje e re e vendbanimeve me autostradën Tetovë - Gostivar.

Shkup - Për shkak të problemeve teknike me ueb faqen  www.dijaspora.sec.mk  shtyhet  regjistrimi i votuesve në diasporë deri më 19 mars 2024 deri në orën 9:00, njoftojnë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon që deri më datë 17.03.2024, në seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shikim në të dhënat në listën zgjedhore kanë bërë 5544 persona. 12 persona kanë parashtruar kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 23 persona kanë parashtruar kërkesë për regjistrimin e të dhënave dhe 10 persona kanë parashtruar kërkesë për shlyerjen e të dhënave në Listën Zgjedhore.

Shkup - Zëvendësministrja plotësuese e Financave në Qeverinë teknike Elena Petrova akuzon Qeverinë se i ka shkelur parimet e menaxhimit të përgjegjshëm fiskal. "Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së shkeli parimet e menaxhimit të përgjegjshëm fiskal. Është shkelur parimi i qëndrueshmërisë - deficiti buxhetor dhe borxhi publik tani janë barrë e tepruar për ekonominë dhe nuk mbështesin rritjen ekonomike në afat të gjatë", thekson Petrova në një postim në Fejsbuk, të cilin e ka shpërndarë edhe në një kumtesë për media.

Shkup - Drejtori i Arkivit Shtetëror të Kroacisë, Dinko Çutura, ka pritur sot në një takim pune në Zagreb, drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Prof.dr. Skender Asanin. Kjo vizitë e drejtorit Asani vjen pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me Arkivin Shtetëror të Kroacisë, ku u zhvilluan disa hulumtime me interes jo vetëm shkencor, por edhe kombëtar.

Shkup - SHA EMV dhe Banka gjermane KfV nënshkruan sot marrëveshjen për një grant prej 20 milionë eurosh për realizimin e fazës së dytë të ndërtimit të parkut me erë "Bogdanci" dhe për fazën e tretë të rivitalizimit të gjashtë hidrocentraleve të mëdha Vrutok, Vërben, Raven, Tikvesh, Shpilje dhe Glloboçicë.

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, kandidat për president të opozitës shqiptare, Arben Taravari, sot deklaroi se keqkuptimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Uashingtonin nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet e tyre me SHBA-në.

Shkup - Çmimi i dizelit EURODIZEL (D-E V) nga mesnata  ulet për gjysmë denarë për litër, benzina EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për një denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me këtë vendim bëhet shtrenjtimi i çmimeve të shitjes me pakicë i derivateve mesatarisht për 0,13 për qind.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani deklaroi se për autoritetet e Kosovës janë të pranueshme disa nga propozimet amerikane për çështjen e dinarit, përkatësisht vendimin e Bankës qendrore të Kosovës euroja të jetë mjeti i vetëm për pagesa të gatshme në vend, që do të thotë ndalesë për përdorim të valutës serbe, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Beograd - Një pasagjere ka tentuar të kontrabandojë mbi 1.700 pako  cigare në autobus nga Maqedonia e Veriut për në Austri në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc, njoftoi sot Drejtoria Doganore e Serbisë. Doganierët e kanë zbuluar shkeljen më 16 mars në bashkëpunim me policinë. Pasagjerja ka tentuar të kontrabandojë në çantat e saj cigare në vlerë prej gjysmë milioni dinarë.

Athinë - Dërgesa e dytë e madhe e ndihmave humanitare për Gazën në kuadër të nismës "Amaltia", është gati të niset nga Qiproja, sipas ministrit të diplomacisë qipriote, Konstantinos Kombos, i cili zbuloi se të enjten do të jenë nikoqirë të mbi 40 vendeve për koordinim të korridorit humanitar detar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Lubjanë - Sllovenia i është bashkuar nismës çeke për blerjen e një milion copë municionesh artilerie për Ukrainën nga vendet e treta, njoftoi sot Ministria sllovene e Punëve të Jashtme   për agjencinë STA. Ukraina duhet të marrë dërgesën e parë të municionit në qershor.

 Bruksel  - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Boreli, tha sot se Izraeli po shkakton uri në Gazë dhe e përdor urinë si armë lufte, ndërsa këtë akuzë  shprehimisht e hodhi poshtë ministri izraelit  i Punëve të Jashtme,  Izrael Kac.

 Paris - Rezultatet e dy anketave tregojnë rënie të rejtingut të presidentit dhe kryeministrit francez, Emanuel Makron dhe Gabriel Atal. Sipas anketës të institutit Ifop, nga politika e Makronit janë të kënaqur  vetëm 28 për qind e francezëve, ndërsa të paknaqur janë  72 për qind, ndërsa në shkurt përqindja e tyre ishte 29 me 71. 

 Londër - Kryeministri britanik Rishi Sunak  sot deklaroi se pret që Britania e Bashkuar në prill ta fillojë deportimin e azilkërkuesve në Ruandë,  duke iu përmbajtur afatit kohor fillestar për planin që po debatohet aktualisht në parlament.

Bukuresht - Rumania e ka filluar ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake evropiane të NATO-s. Blloku transatlantik po përpiqet t'i forcojë aftësitë e tij në rajonin e Detit të Zi.

Gjenevë - Misioni i pavarur ndërkombëtar për kontrollim të fakteve të Kombeve të Bashkuara për Iranin sot kumtoi se vdekja e Mahsa Aminit në paraburgim të policisë iraniane të moralit është e paligjshme dhe e shkaktuar nga dhuna.

QËNDRONI TË LIDHUR