• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 16 shtator/ 2023

Shkup - Nën patronatin e presidentit Stevo Pendarovski është rinovuar Klubi i bizneseve përgjegjëse të Shoqatës "Konekt", në kuadër të projektit të USAID-it "Partneritete për donacion". Synimi është unifikimi i bizneseve për të praktikuar së bashku përgjegjësinë sociale në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile.

Shkup - Në aeroportin sportiv në Stenkovec të Shkupit sot do të mbahet një aeromiting i madh ajror për të shënuar përvjetorin e "100 vjet të aviacionit të Maqedonisë", fillimi i të cilit konsiderohet themelimi i Aeroklubit Shkupi në vitin e largët 1923. Në këtë manifestim do të kenë fjalime kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe ambasadori i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri dhe përfaqësues të Aeroklubit Shkupi.

Shkup -  Fluturakja e parë e aviacionit të Maqedonisë - "Ilindenka" sot është ekspozuar në aeroportin sportiv Stenkovec, ku mbahet ceremonia me një aeromiting të madh ajror me rastin e 100 vjetorit të aviacionit të Maqedonisë.

Shkup – Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) nuk do të marrë vendim për çmimin e energjisë termike në Shkup derisa të jemi të sigurt se TE-TO do të punojë dhe do të vendoset në rrjet. Nëse sivjet nuk e kemi TE-TO-në në mënyrë funksionale në rrjet, do të na ndodhë një katastrofë çmimit, ndërsa nuk na shkon as në mend që ta lejojmë këtë. Derisa të dihet se do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë përfitimet e TE-TO-s, nuk do të kemi vendim, theksoi kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski në bisedë për MIA-n.

Shkup -  Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike do të publikohet në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Procesverbaleve (RKEP), njoftoi sot Ministria e Drejtësisë. Miratimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për prokurorinë publike rrjedh nga nevoja për forcimin e mekanizmave për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe me të precizohet kompetenca e organeve dhe trupave të përcaktuara me Ligjin për kryerjen e mbikëqyrjes.

Shkup - Ministria e Punpëve të Jashtme sot bëri të ditur se tre diplomatët nga Ambasada ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në shtet për 12 muaj, për shkak të informacioneve të marra nga organet kompetente për aktivitete të ndërmarra në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Shkup - Përmes integrimeve tregtare, financiare dhe teknologjike, globalizimi në katër dekadat e fundit ka kontribuar në përshpejtimin e rritjes ekonomike, ndërsa veçanërisht në ekonomitë më pak të zhvilluara, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Integrimi tregtar i rajonit me BE-në ndjeshëm është rritur, ndërsa veçanërisht të ekonomisë sonë, integrimi tregtar i së cilës arriti në 158 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, i cili është më i lartë në Ballkanin Perëndimor dhe i pesti më i madh në rajonin e Evropën Juglindore, Lindore dhe Qendrore. Prandaj, me rëndësi të madhe janë rreziqet për ekonominë e brendshme që dalin nga fragmentimi i intensifikuar gjeo-ekonomik në vitet e fundit.

Shkup - Ministri e Punëve të Jashtme inkurajon të gjithë maqedonasit në Shqipëri që të shprehin lirshëm përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe religjioze në përputhje me rregullativën ligjore dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri,  në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, i cili fillon më 18 shtator dhe do të realizohet për gjashtë javët e ardhshme.

Shkup - Në kuadër të fushatës për promovimin e ndihmës juridike falas, sot në Kërçovë po organizohet një ditë informative, ku qytetarët do të kenë mundësi të marrin informacion më të detajuar se ku dhe si mund ta gjejnë ndihmën juridike falas dhe cilat institucione/organizata  e ofrojnë atë.

Shkup - Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot në Pentagon ka takuar Mara Karlin, ushtruese e detyrës së zëvendës nënsekretares të mbrojtjes së SHBA-së për politikë të mbrojtjes. Në takim me Karlin, ministrja theksoi se bashkëpunimi i fortë i Maqedonisë dhe SHBA-së e rrit sigurinë dhe përforcon mbrojtjen kolektive në Aleancë.

Shkup - Aeromitingu i sotëm ajror, në të cilin përveç aviacionit të Maqedonisë dhe Serbisë, marrin pjesë edhe aviacioni civil dhe ushtarak nga Republika e Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera, është një tregues i qartë i interesit të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve të këtyre vendeve për vendosjen e marrëdhënieve edhe më të mira të ndërsjella, por edhe për vetëdijen për përgjegjësinë e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe sigurisë si parakusht për zhvillim të përshpejtuar ekonomiko-social, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në përkujtimin e 100 vjetorit të aviacionit të Maqedonisë që u zhvillua sot në aeroportin sportiv "Stenkovec" afër Shkupit.

Shkup - Ekipi i Programit për Zhvillimin e Komunitetit të USAID-it, i implementuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Gag Bojmija, sot në mesditë në pllajën përballë Teatrit Kombëtar në Gjevgjeli, organizon panair për promovimin e zhvillimit lokal - LAG Ekspo 2023.

Shkup - Në Guacën e Parkut të Qytetit, sonte nga ora 19:00 do të mbahet manifestimi qendror i Festivalit të 32-të Folklorik Ndërkombëtar të Fëmijëve "Valle pa Kufij". Organizator i festivalit është Qendra kulturore për fëmijë "Karposh", ndërsa sponzor kryesor është Qyteti i Shkupit. Edicioni i sivjetshëm i "Valle pa kufij" është pjesë e kandidaturës për Shkupin për Kryeqytet të Kulturës Evropiane në vitin 2028.

Shkup - Në shtet tre zjarre janë aktive, në fshatrat Cërnilishtë dhe Dollgaec të Komunës së Dollnenit dhe mes të fshatrave Oreshë dhe Bogomillë në Komunën e Çashkës, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Siç njofton QMK, dje ka pasur gjithsej 26 zjarre në ambient të hapur, ndërsa 23 janë shuar. 

Shkup - Për shkak të mbajtjes së garës së atletikës nesër nga ora 08:00, në zonën e qytetit të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Ohër - Rajoni i Ohrit ka ruajtur statusin e tij si një trashëgimi botërore me vlerë universale, e mbrojtur nga UNESKO. Siç tha Qeveria, vendimi për mbajtjen e rajonit në listë u njoftua në sesionin e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, i cili po mbahet në Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian ka një qasje të pabalancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Bruksel - Këshilli i BE-së vendosi sanksione për katër individë dhe gjashtë subjekte juridike të identifikuar si përgjegjës për shkeljet serioze  të të drejtave të njeriut në Iran.  Me këtë paketë të dhjetë të masave kufizuese për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran, në listën e të sanksionuarve janë shtuar zëvendësi i komandantit suprem të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, komandantët e drejtorive policore në provincat Mazandar dhe Fars dhe drejtori i burgut "Kaçui" në Karaxh.  Gjashtë subjektet e sanksionuara janë burgjet në Kaxhaj, Sanandaxh, Zahedan dhe Isfahan, agjencia e lajmeve Tasnim dhe Këshilli i Lartë i Iranit për Hapësirën Kibernetike. Me masat e fundit në listën e BE-së  të personave fizikë dhe juridikë nga Irani të cilët janë subjekt i sanksioneve gjenden 227 individë dhe 43 subjekte.

Bruksel - Planet e NATO-s dhe mbrojtja kombëtare kurrë deri më tani nuk kanë qenë kaq të lidhura ngushtë. Planet për të cilat ramë dakord në Samitin në Uillnius do të ndikojnë në zhvillimin e të gjitha forcave tona të armatosura për dekadat e ardhshme dhe po ndërmarrim hapa të guximshëm për të forcuar më tej përpjekjet tona për përgjigje dhe mbrojtje, porositi sot kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer në fjalimin hyrës në Konferencën e Komitetit  që po mbahet në Oslo.

Bruksel - Grupi politik i ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian, Identiteti dhe Demokracia (ID) ka nominuar manjatin e teknologjisë dhe pronarin e "SpejsIks", "Tesla" dhe "X Korp" (ish-Tuiter), Elon Mask, për çmimin më të rëndësishëm të BE-së për të drejtat e njeriut. "Saharov" , dhënë nga Parlamenti Evropian.

 Sidnej - Pjesë të mëdha të Australisë sot është nën ndikimin e vapës "të pazakonshme" të pranverës, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë, duke parashikuar temperatura rekord për nesër.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me diell dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima, sidomos pasdite. Kryesisht në pjesët lindore proceset do të jenë lokalisht më intensive në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë. Indeksi UV do të jetë 5.

 

QËNDRONI TË LIDHUR