• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 2 mars/ 2024

Shkup - Të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të ditës së djeshme tregojnë se nga gjithsej 11 kandidatë, gjashtë ende nuk i kanë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturë për president, ndërsa pesë e kanë arritur numrin. Nga mbrëmë nënshkrimet e nevojshme I ka edhe Biljana Vankovska (e Majta), e cila sipas numërimit së KSHZ-së ka 10.278 nënshkrime, si dhe Stevço Jakimovski (GROM) me 10.269. Më parë, kandidatë për president me 10 mijë nënshkrime ishin Maksim Dimitrievski (ZNAM-Për Maqedoninë tonë) me 11.562, Bujar Osmani (BDI) me 11.079 dhe Arben Taravari (koalicioni VLEN) me 10.706.

 Shkup - "President i popullit, mbrojtës i sovranitetit, Kushtetutës dhe ligjeve" është titulluar një nga dy panel diskutimet që i mban VMRO-DPMNE para fillimit të konventës për zgjedhjen e kandidatit për president të shtetit, nga ora 13, në të cilën do të promovohet kandidatura  për presidente e shtetit të Gordana Siljanovska-Davkovës.  Profesoresha në Fakultetin Juridik të UKIM-së dhe anëtare e Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së është e vetmja e cila është paraqitur në thirrjen e partisë për këtë funksion.

Shkup - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të vizitës së tij në Romë me rastin e pjesëmarrjes në Kongresin Zgjedhor të PSE-së, pati takim me liderin e Partisë Socialiste Punëtore Spanjolle (PSOE) dhe Kryeministër i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez.

Shkup -  VMRO-DPMNE-ja opozitare sot në Shkup do të mbajë konventë për zgjedhjen e kandidatit për president të shtetit, për të cilën pozitë në thirrjen partiake ka aplikuar profesoresha Gordana Siljanovska Davkova. Pjesa zyrtare e konventës, e cila do të mbahet në Sallën e Filarmonisë.

Shkup -  Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur - semafor i kuq, nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

Shkup - Nëpunësit policor mbrëmë rreth orës 01.45,e kanë privuar nga liria personin B.Gj.(34) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në objektin e tij gastronomik dhe në hapësirat ndihmëse të objektit në Gostivar, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë, një peshore digjitale dhe disa sende me mbetje kokaine.

Shkup- Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit në vendkalimin kufitar Tabanoc, nëpunësit policor kanë privuar nga liria një person nga Kosova, sepse, siç informojnë nga MPB, për kontroll të dokumenteve ka dhënë një patentë shoferi italian e cila është konstatuar se është falsifikuar.

Shkup - Në një aksion të koordinuar policor sot, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 10 persona, katër nga Gjevgjelia, tre nga Strumica, dy nga Struga dhe një nga Demir Kapia, njoftoi MPB. Njëkohësisht janë kryer bastisje në katër lokacione në Strumicë, Strugë, Gjevgjeli dhe Manastir dhe janë siguruar provat materiale, përkatësisht para dhe sasi e madhe e narkotikëve me origjinë nga një person juridik i regjistruar për të ushtruar veprimtarinë e kultivimit të erëzave, bimëve aromatike dhe mjekësore të destinuara për qëllime mjekësore.

Ohër  - Në një aksident trafiku dje rreth orës 18 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar në fshatin Kolare jetën e humbi një 46 vjeçar nga Shkupi, pasi me automjetin e tij ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda mori edhe një bashkëudhëtare e mitur në automobil.

Londër - Ekstremistët islamikë dhe të djathtët po minojnë qëllimisht demokracinë multietnike të Britanisë së Madhe, tha mbrëmë kryeministri Rishi Sunak, duke bërë thirrje për një përgjigje më të fortë kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimit.

 Budapest - Kryetari i Kuvendit të Shtetit të Hungarisë, Laslo Kover, sot e nënshkroi ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, njoftuan mediat britanike, duke u bazuar në faqen e Parlamentit të Hungarisë. Mediat shtojnë se dokumenti është dërguar në kabinetin e Presidentit të Hungarisë. 

Odesa - Dy persona u vranë, tetë u plagosën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi me dron rus në një bllok banesash në Odesa, thanë sot zyrtarët ukrainas, raporton Beta. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi në kanalin Telegram se "Rusia vazhdon të luftojë kundër civilëve. Një nga dronët e armikut goditi një ndërtesë banimi në Odesa. Janë shkatërruar 18 banesa".

Moskë - Një ditë pas varrimit të opozitarit dhe aktivistit rus më të njohur, Aleksej Navalni, mbështetësit e tij vazhdojnë ta vizitojnë dhe t'i bëjnë nderime varrit të tij në Borisov, të pashqetësuar nga prania e policisë, lajmëroi Hina. Mediat e pavarura ruse raportojnë se policia lejon hyrje te varri dhe vendosjen e luleve.

 Paris -  Shefi i diplomacisë franceze, Stefan Sezhurne, në një intervistë për "Mond"-in tha se Parisi duhet të kërkojë shpjegime nga autoritetet izraelite për situatat në Gazë të cilat nuk mund të arsyetohen. "Përgjegjësia për bllokadën e ndihmës përfundimisht i takon Izraelit", tha Sezhurne, duke vënë në dukje se situata katastrofike humanitare   krijon "situata që nuk mund të arsyetohen dhe për të cilat izraelitët duhet të mbajnë përgjegjësi". 

 Paris - Nuk ka konflikt francezo-gjerman, siguron ministri francez  i Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurne, në një intervistë për gazetën "Mond". Diplomati thekson se nuk ka ndarje midis Francës dhe Gjermanisë, edhe krahas dallimeve që i treguan liderët e tyre Emanuel Makroni dhe Olaf Sholci për Ukrainën. 

Nju-Jork/Londër/Paris - Drejtuesit e disa shtëpive botërore të medias kanë nënshkruar një letër duke u kërkuar autoriteteve izraelite të mbrojnë gazetarët në Gaza, duke thënë se gazetarët punojnë në kushte të paprecedentë dhe përballen me "rrezik të madh personal" gjatë sulmeve të Izraelit në enklavë. Ndër shtëpitë mediatike, kryeredaktorët e të cilave nënshkruan letrën dy ditë më parë, janë Asoshieted Pres, AFP, Rojters, Nju- Jork Tajms, Uashington Post, Bi-Bi-Si, Si-En-En, Gardian, Fajnenshëll Tajms, Der Shpigel dhe Haarec.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden tha mbrëmë se shpreson që një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant Hamas do të arrihet deri në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon më 10 mars.

 Bejrut - Në Detin e Kuq u fundos anija "Rubimar",  e cila para dy javëve  u sulmua nga rebelët jemenas Huthë dhe më pas  me ditë të tëra u mbush me ujë, thanë sot personat zyrtarë. Mediat amerikane raportojnë se   "Rubimar" është anija e parë që u shkatërrua plotësisht në fushatën e Huthëve kundër luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. 

Bejrut - Në përleshjet e rregullta, pothuajse të përditshme, ndërkufitare midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, sot në sulmin e një droni izraelit ndaj objektivave të lëvizjes në Libanin jugor humbën jetën tre anëtarë të kësaj lëvizjeje shiite pro-iraniane, e cila po lufton në anën e palestinezëve në luftën në Rripin e Gazës.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me kushte për reshje lokale shiu afatshkurtër. Pasdite dhe në mbrëmje vranësira do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR