• e enjte, 10 korrik 2025
MIA Flesh

9:00/ 12 qershor/ 2025

Shkup– Ditë informuese për mundësitë për mbështetje të veprimtarisë kërkimore-shkencore në Maqedoni organizojnë sot Fakulteti i Makinerisë – Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Qendrën e përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski.  Siç informojnë nga Fakulteti, në Ditën informuese do të prezantohen mundësitë për bashkëpunim ndërmjet kërkuesve nga Maqedonia e Veriut dhe rrjetit kërkimor të Komisionit Evropian. Në fokus do të jenë siguria energjetike, materialet e qëndrueshme për ndërtim, specializimi i mençur dhe industria 4.0. 

Shkup - Instituti për Demokraci „Societas Civilis“ - Shkup (IDSCS) sot organizon tryezë të rrumbullakët me temën „Një vit më vonë: Deri ku është Kuvendi me luftën kundër korrupsionit?“. Siç kumtoi IDSCS, në tryezën e rrumbullakët pjesëmarrësit do të analizojnë se çfarë është arritur në 12 muajt e fundit dhe me cilat sfida përballen institucionet në luftën kundër korrupsionit. Do të diskutohen masat e ndërmarra nga Kuvendi dhe Grupi parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit, si dhe pengesat në zbatimin e politikave antikorrupsion.

Shkup - Finance Think - Institut për kërkime ekonomike dhe politika, së bashku me Forumin arsimor rinor (FAR), Qendrën e Maqedonisë për edukim qytetar (QMEQ) dhe Shoqatën e mjekëve të Maqedonisë sot do të prezantojnë gjetjet e vitit të parë të monitorimit të premtimeve qeveritare për periudhën 2024-2028 përmes platformës KOMPAS. Në prezantimin do të ndahen: Rezultatet nga viti i parë i mandatit, Shkalla e përmbushjes së 139 premtimeve në pesë fusha prioritare: zhvillimi socio-ekonomik, arsimi, shëndetësia, barazia gjinore dhe të rinjtë. Harmonizimi i premtimeve me nevojat reale dhe prioritetet e qytetarëve. Promovimi i platformës KOMPAS, në të cilën ka arritje të kuantifikuara dhe kategorizuara për secilën masa, në të cilën mundet lehtë të monitorohet procesi.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione - Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike dhe Komisioni për Çështje Evropiane.  Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Agjencitë Private të Punësimit në lexim të dytë.

Shkup – Në Shtëpinë e Kulturës “25 Maji” në Vallandovë sot do të hapet ekspozita “Nëna Terezë – shenjtore nga Shkupi, shenjtore e botës”, e cila ofron një retrospektivë të jetës dhe veprës së njërës prej humanisteve më të rëndësishme të shekullit 20. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 23 qershor 2025. Përmes kolazheve të fotografive dhe tekstit, ekspozita kap momente të rëndësishme në jetën e Nënë Terezës - që nga fëmijëria e saj në Shkupin e vjetër, përmes kalimit nga Gonxhe në motër Terezë, deri te çmimet dhe njohjet më të rëndësishme, vizitat e saj në Shkup, vdekja, lumturimi dhe shenjtërimi i saj. Theks i veçantë i vihet poemës "Falja", të cilën Nënë Tereza e shkroi gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Indi. Ekspozita është pjesë e projektit “Karvani kulturor”, qëllimi i të cilit është që ta afrojë historinë dhe trashëgiminë humanitare të Nënës Terezë afër qytetarëve në qytete të ndryshme në Maqedoni. 

Prishtinë – Qeveria e Kosovës vendosi të pranojë deri 50 emigrantë nga SHBA-ja në afat prej një vit, informuan mediat e Kosovës.  Ai vendim është marrë në mbledhjen e djeshme elektronike të qeverisë kosovare.  Sipas Kohës, emigrantët do të qëndrojnë në Kosovë – “me qëllim që të lehtësohet kthimi i tyre i sigurt në vendin e origjinës”. 

Tiranë - Në Shipëri është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunëve, sëmundje ngjitëse e diagnostikuar te një i ri i moshës tridhjetë vjeçare, publikoi Top çenell. Sipas medias, pacienti është izoluar menjëherë pas konfirmimit të diagnozës. Autoritetet shëndetësore janë mobilizuar për të gjurmuar kontaktet e tij dhe për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes. "I riu ka udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë të fundit si shkak infektimi, pasi deri më tani në Shqipëri nuk kanë identifikuar ose të paktën nuk janë raportuar nga Instituti i shëndetit publik raste të prekura nga lija e Majmunit",bën të ditur televizioni. 

Uashington - SHBA-ja po redukton personelin e tyre të cilat nuk janë me rëndësi thelbësore për aktivitetet e vendeve të lindjes së Mesme, ndërsa arsyet janë trazirat rajonale, publikuan Departamenti i shtetit dhe armata amerikane. Departamenti i shtetit kumtoi se kishte urdhëruar largimin e personelit të tij jo thelbësor nga ambasada e SHBA-së në Bagdad pas një shqyrtimi përfundimtar të situatës dhe qëllimit "për të ruajtur sigurinë e amerikanëve, si në vend ashtu edhe jashtë saj". Personeli i ambasadës në kryeqytetin irakian është ulur veçmë, kështu që urdhri nuk do të prekë një numër të madh njerëzish.

Los Anxheles - Kryetarja e Los Anxhelesit, Karen Bas, deklaroi se po përpiqet të caktojë një telefonatë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për shkak të protestave të mëdha që po zhvillohen në atë qytet, sepse dëshiron që Trampit "të kuptojë rëndësinë e asaj që po ndodh në Los Anxheles". Protestat kundër bastisjeve dhe deportimeve të migrantëve të kryera nga Shërbimi për emigrim dhe dogana i SHBA-së (ICE), të cilat filluan në Los Anxheles të premten, janë përhapur në të gjitha qytetet e SHBA-së, ndërsa disa protestojnë kundër administratës së presidentit amerikan Donald Tramp.  Protestat u përhapën në Nju Jork, Çikago,Ostin, Dallas, San Antonio, San Francisko, Denver, Santa Ana, Las Vegas, Atlanta, Filadelfia, Miluoki, Boston dhe Uashington.

Balimena - Trazira shpërthyen në pjesë të ndryshme të Irlandës veriore për natën e tretë radhazi, ku protestuesit hidhnin kokteje Molotov drejt policisë në Balimena, epiqendra e trazirave, kurse një qendër sportive u dogj në qytetin Larne. Qindra protestues të maskuar sulmuan policinë dhe i vunë flakën shtëpive dhe automjeteve në qytetin Balimena të Irlandës Veriore të martën, gjatë trazirave që policia i dënoi si "dhunë raciste". Policia ka bllokuar rrugët në Balimena që nga mbrëmë. Të rinj të maskuar hodhën gurë, fishekzjarre dhe kokteje molotovi ndaj policisë, e cila vendosi topa uji kundër tyre për natën e dytë radhazi.

QËNDRONI TË LIDHUR