• e mërkurë, 02 tetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00/ 2 tetor/ 2024

Shkup - Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë seancën e 26-të.

Shkup – Moti sot do të jetë i ftohtë gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri 25 gradë.

Shkup - Në Strugë prej sot e deri më 4 tetor do të mbahet Konferenca ndërkombëtare "ENERGJETIKA 2024", qëllimi i së cilës është ndarja dhe këmbimi i përvojave dhe planeve në sferën e energjetikës në nivel rajonal dhe global.

Shkup - Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski do të mbaj fjalim hyrës në hapjen e sotme të ngjarjes "E ardhmja e inovacioneve digjitale - një simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrinë".

Shkup - Në Kuvend sot duhet të fillojë seanca e 16-të, ku në rend dite do të ketë më shumë vendime dhe ligje. Në rendin e propozuar të ditës janë edhe vendimet për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit.

Shkup – Në Shkup sot dhe nesër do të mbahet Forumi ekonomik i grave lidere -Ballkani 2024. Përmes panel diskutimeve dhe debateve, lidere të dëshmuara dhe liderë nga Portugalia, India, Egjipti, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut do të shkëmbejnë ide dhe do të ndajnë praktikat më të mira për përballje me sfidat e përbashkëta.

Nju-Jork  - Këshilli i Sigurimit të KB-së sot do të mbajë seancë urgjente për të diskutuar përshkallëzimin e armiqësive të Lindjes së Afërt, kumtoi mbrëmë Zvicra, e cila këtë muaj është kryesuese me Këshillin.

Tel Aviv - Armata izraelite dje kumtoi se sulmi me raketa nga Irani ka përfunduar dhe njerëzit mund të largohen nga strehimoret, duke i premtuar përgjigje Teheranit ndaj sulmit.

Kajro - Milicia Huthi në Jemen, e mbështetur nga Irani, mbrëmë ka lavdëruar Teheranin për gjuajtjen e raketave balistike drejt Izraelit, duke pretenduar se operacioni goditi caqet ushtarake izraelite, njoftoi DPA.

Uashington – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, disa orë pas sulmit iranian me raketa ndaj Izraelit ka biseduar me homologun e tij izraelit Joav Galant dhe gjatë kësaj deklaroi se Uashingtoni është “në pozitë të mirë” që t’i mbrojë interesat e tij në Lindjen e Afërt.

Uashington - Nënpresidentja amerikane dhe kandidatja demokratike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Kamala Haris, deklaroi se Irani është një forcë "e rrezikshme" dhe "destabilizuese" e Lindjes së Afërt dhe se Uashingtoni është i përkushtuar në sigurinë e Izraelit. 

Kopenhagë- Policia daneze kumtoi se po heton dy shpërthime në afërsi të ambasadës së Izraelit në Kopenhagë, shkruan gazeta daneze "Politiken". 

Tel Aviv- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se sulmi i Iranit ndaj vendit të tij dështoi dhe premtoi hakmarrje.

Tel Aviv – Në mesin e caqeve të sulmit të djeshëm iranian me raketa ndaj Izraelit ishin aeroporte dhe pista, si dhe zyrat e shërbimit të inteligjencës ndërkombëtare të Izraelit Mosad, informon Si-En-En.

Teheran- Presidenti iranian Masud Pezeshkijan përshëndeti mbrëmë përgjigjen "vendimtare" kundër agresionit të Izraelit, pas sulmit me raketa ndaj Tel Avivit, si përgjigje të vrasjes së udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Teheran - Irani sot në mëngjes kumtoi se e ka përfunduar sulmit me raketa ndaj Izraelit, që është sulmi më i madh ushtarak ndonjëherë ndaj shtetit hebre, por vetëm nëse nuk ka provokime të mëtejshme.

QËNDRONI TË LIDHUR