• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/19 gusht/2023

Shkup  - Në Kuvend dje ka përfunduar debati për Propozimin për inkuadrim në ndryshimin e Kushtetutës, i cili parasheh përfshirjen e bullgarëve dhe pesë bashkësive të tjera etnike në Preambullë, ndërsa votimi është shtyrë deri në sigurimin e shumicës së nevojshme prej dy të tretash. Pushteti me një mesazh se vota për ndryshimet kushtetuese është votë për të ardhmen evropiane të vendit. Opozita nga ana tjetër, e cila nuk mori pjesë në debat, e pakënaqur që nuk u pranua kërkesa e tyre për të votuar menjëherë propozimin, përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat, por duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shkup  - Praktika tregon se koha nuk funksionon në favorin tonë kur jemi jashtë procesit. Sa më gjatë të presim, do të hapen gjithnjë e më shumë çështje, të cilat vetëm sa do ta komplikojnë procesin dhe do të forcojnë pozitën e Bullgarisë. Të mos i lejojmë vetes ta komplikojmë procesin kur rruga tashmë është e qartë para nesh, thekson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në një intervistë për Racin.mk. "Marrëveshja nuk është bërë sipas "diktatit bullgar" Përkundrazi, ne kemi arritur një marrëveshje me të cilën kemi nxjerrë maksimumin dhe kemi negociuar në favorin tonë, me të cilën kemi arritur t'i vendosim në një kornizë kërkesat dhe obligimet e të dyja palëve, edhe maqedonase dhe bullgare", thotë ai.

 Shkup  - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanocë dhe Bogorodicë koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.   Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale P1102 Veles – Gradsko, nga data 16.08 deri më 19.08.2023, pjesa do të jetë e mbyllur për qarkullim në periudhën prej orës 08:00 – 18:00.

Shkup  - Në parkun pranë Qendrës së Kulturës "Grigor Përliçev" në Ohër, në mbrëmje do të mbahet një ngjarje në kuadër të karvanit "Lë një gjurmë", i cili synon të inkurajojë aktivizimin e të rinjve, por edhe të përcjellë mesazhe barazie dhe tolerance në të gjithë vendin. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se në kuadër të ngjarjes do të ketë panel diskutim me emrin "Të barabartë, të vetën, të suksesshëm" në të cilin do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska dhe ambasadori i Spanjës në vend, Hoze Luis Lozano Garsia.

Shkup  -  Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 304 kundërvajtje, prej të cilave njëqind e pesë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, dymbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave. Poashtu janë shqiptuar edhe trembëdhjetë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, katër masa për kalim në semafor tëmbyllur (ngjyrë e kuqe)...

Shkup  - Në organizim të Qytetit të Shkupit, në pjesën e parë të parkut të qytetit në mbrëmje, buzë liqenit, do të mbahet një shoqërim filmik dhe muzikore falas. Programi argëtues, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, fillon në ora 20:30 me shfaqjen e filmit "Homo" (Only human) me regji të Igor Ivanov, pasuar nga pjesa muzikore me interpretimet e Mirko Popov nga ora 22:00 dhe seti i Violeta Kaçakovës nga ora 23:30.

Shkup - Nëpunës policorë të Policisë Kiminalistike pranë SPB Manastir e kanë privuar nga liria P.K. (39) nga Manastiri. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në fshatin Oleveni, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “CZ”, një pushkë me ajrë, 65 patronë gjuetie, plumba të kalibrit të ndryshëm, karikator për pistoletë dhe sende tjera. Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Shkup - Shkupjani njëzetvjeçar Xh.I. me vendbanim në Zvicër, mbrëmë, në orën 20:43, në autostradën Shkup-Kumanovë, me automjetin tip “audi” e ka goditur 54-vjeçarin G.S. i cili ka ndërruar jetë në vendgjarje. "Më 18.08.2023 në orën 20:43 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë në dalje nga kryeqyteti,  shkupjani Xh. I (20), me banim në Zvicër, duke e drejtuar automjetin “audi” me targa zvicerane, ka goditur këmbësorin G.S.(54) nga fshati. Pçinjë të Kumanovës, pas së cilës e ka lënë automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga plagët e marra këmbësori G.S. ka ndërruar jetë, ndërsa  mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore e ka konstatuar vdekjen", njoftojnë nga  MPB-ja.

Prishtinë - Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka kurrfarë keqpërdorimi e korrupsioni në Qeverinë e tij, pasi dje në Ministrinë e Industrisë u arrestuan dy zyrtarë dhe një biznesmen, nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore të Kosovës, të menaxhuara nga Ministria e Industrisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në video-fjalimin e mbrëmshëm për opinionin, Kurti ka thënë se rezervat shtetërore i ka gjetur në 300 mijë euro e se Qeveria e tij i ka bërë 25 milionë euro për dy vjet.

Kiev - Udhëheqsia e Ukrainës ka thënë se po sheh përparim në kërkimin e garancive të sigurisë nga Perëndimi kundër agresionit të ardhshëm rus. Kështu ka thënë presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional në video të mbrëmjes, transmeton DPA. Ai foli për një "sukses diplomatik" dhe vuri në dukje se 18 vende i ishin bashkuar deklaratës së Grupit të Shtatë (G7) për të dhënë garanci të tilla, por nuk u fut në detaje. Maqedonia e Veriut është në mesin e këtyre 18 vendeve, për të cilat Zelenski së fundmi falënderoi vendin, si dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Moskë  - Ish këshilltari ekonomik i Kremlinit, Andrej Ilarionov është shpallur "agjent i huaj", kumtoi Ministria ruse e Drejtësisë. Shtimi i një personi në listën e agjentëve të huaj do të thotë që autoritetet ruse do ta monitorojnë nga afër dhe do t'i kërkojnë informacion të detajuar në lidhje me burimet e tij të të ardhurave, shpenzimet e tij, etj. Ilarionov, i cili la postin e tij në Kremlin në vitin 2005 për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kritikoi pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ai e përshkroi politikën ruse në vitet e fundit si një "katastrofë".

Kiev  - Pesë persona u vranë dhe 37 u plagosën kur një raketë ruse goditi sot një shesh qendror në qytetin verior të Ukrainës, Çernihiv, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në Kiev. "Njerëzit po shkonin në kishë për të marrë pjesë në një festival fetar kur ndodhi sulmi", kumtoi Ministria, duke shtuar se 11 nga të plagosurit ishin fëmijë.

Gjenevë - Varianti i ri i koronavirusit BA.2.86, i cili ka një numër të madh të mutacioneve, deri më tani është shfaqur në katër shtete – SHBA, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Izrael. Shkencëtarët janë gjendje gatishmërie, duke hulumtuar se sa është përhapur varianti i ri dhe si reagon ndaj antitrupave. Varianti i ri i koronavirusit, i quajtur "pirol" në rrjetet sociale, ka më shumë se 30 mutacione në krahasim me formën më të afërt të mëparshme, BA.2,  nënvariantin e  llojit omikron, shpjegoi Dr. Xhesi Blum, virolog në "Fred Hançinson" në Sietëll. 

 Akra - Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOVAS) konfirmoi në ditën e dytë të Samitit se janë të gatshëm të dërgojnë ushtarë në Niger sapo liderët e vendeve-anëtare e miratojnë atë. Në ditën e dytë të samitit, i cili u mbajt në Ganë, në qytetin Akra, liderët ushtarakë të vendeve të Afrikës Perëndimore biseduan detajet e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake.

 Munih, 19 gusht 2023 (MIA) – Futbollisti i Baernit, Hari Kejn beson se mund ta fitojë Topin e Artë pas kalimit te klubi bavarez.  "Shumë njerëz flasin për trofetë dhe pse erdha këtu. Por, në fund të ditës, e bëra për t'u përmirësuar dhe për të marrë një sfidë të re falë nevojës të fitoj tituj çdo vit dhe të shkoj larg në Ligën e Kampionëve. Nëse fitojmë trofe, fitojmë Ligën e Kampionëve, nëse fitojmë Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm dhe shënoj shumë, atëherë do të marr Topin e Artë”, deklaroi Kejni për "Football Daily".

QËNDRONI TË LIDHUR