• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/24 nëntor/2023

Shkup - E hëna do të jetë dita D". Pres të arrijmë konsensus për kryesuesin e ri të OSBE-së, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në takimin me gazetarët me rastin e Këshillit të ardhshëm të ministrave në Shkup.

Shkup - Nuk ka hapësirë për qeveri të Përzhinos në këto zgjedhje, shumë afër jemi që t'i ndryshojmë rregullat e lojës në momentin e fundit, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.

Manastir - Ministria e Punëve të Brendshme është kyçe për sigurinë e Samitit ministror të OSBE-së. Së bashku me grupin e shumë institucioneve qeveritare, përgatitemi tërë vitin që ky Samit të kalojë në rendin më të mirë të mundur, deklaroi sot në Manastir ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Shkup - Me rastin e Ditës evropiane për përhapjen e vetëdijes për fibrozën cistike, sot në Shkup do të mbahet manifestim nën moton "Merr frymë për FC". 

Shkup - Pika për ndërrim të dokumenteve personale pa termin në Stacionin policor “Prolet” në Shkup do të punojë sot dhe nesër nga ora 08:00 deri në 16:00.

Shkup - Ministrat e Punëve të Brendshme, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Kulturës, Oliver Spasovski, Lupço Nikollovski dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska do ta vizitojnë sot Komunën e Manastirit.

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. 

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se në koordinim me PTHP Shkup e ka zbardhur rastin për kinse fëmijë të humbur në Qendrën Klinike dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë.

Shkup - Në mëngjes më së ftohti është në Kodrën e Diellit, zero gradë, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti shi ka ra në Hanet e Mavrovës, 12 litra për një metër katror, informoi DPHM.

Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç se është pjesë se sistemit kolektiv të sigurisë, në rajon jemi të pranishëm edhe përmes pjesëmarrjes në misione, në Kosovë përmes misionit të NATO Aleancës - KFOR, ndërsa në BeH - misionit të Bashkimit Evropian. Një kohë më të gjatë me pjesëtarë tanë marrim pjesë në dy miisonet, thotë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Shkup - Drejtoria e ZZHTI-së publikoi procedurë të hapur për ndarjen e lokacioneve në pesë zona të ndryshme zhvillimore teknologjiko-industriale për ndërtimin dhe vendosjen e centraleve diellore. Lidhja e partneritetit publiko-privat për projektimin, ndërtimin, ekonomizimin dhe financimin e këtyre centraleve është paraparë në ZZHTI Shkup 1 dhe Shkup 2, ZZHTI Shtip, ZZHTI Strumicë, ZZHTI Prilep dhe ZZHTI Strugë.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk është ai i cili duhet ta publikojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi që këtë, sipas tij, duhet të bëjë ndërmjetësi evropian.

Jerusalem - Në ditën e dytë të armëpushimit të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, është paraparë të vazhdojë lirimi i pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se lirimi i të burgosurve palestinezë do të bëhet në orën 16:00 sipas orës lokale.

Jerusalem - Ushtria izraelite ka njoftuar se mbrojtja e saj kundërajrore ka rrëzuar një raketë të drejtuar nga Libani në drejtim të një aeroplani ushtarak pa pilot (UAV) dhe i është kundërpërgjigjur sulmit duke i goditur objektet terroriste të Hezbollahut.

Islamabad - Në zjarrin që ka shpërthyer këtë mëngjes në një qendër tregtare në Karaçi kanë humbur jetën nëntë persona, njoftuan autoritetet pakistaneze.

Prishtinë - Zëvendës drejtori i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se pas javës së parë të dhjetorit nuk do të ketë më në Kosovë automobila me targa ilegale, të dhëna nga Serbia, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Gazë - Nga fillimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, që dje ka hyrë në fuqi, 200 kamionë me ndihmë humanitare kanë arritur në Rripin e Gazës.

Cyrih - Federata botërore e futbollit (FIFA) ka hapur procedura disiplinore kundër Argentinës dhe Brazilit pas incidenteve të tifozëve që kanë ndodhur para fillimit të ndeshjes mes dy kombëtareve të Amerikës së Jugut në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

QËNDRONI TË LIDHUR