• e enjte, 16 maj 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 8 maj/ 2024

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) apeloi deri te këshillat zgjedhorë që t'i respektojnë dispozitat ligjore dhe detyrimishht t'i pyesin votuesit nëse do të votojnë për zgjedhje presidenciale apo parlamentare dhe këtë ta bëjnë me secilin votues. Më pas, thonë nga KSHZ-ja, secilit votues duhet t'ia sqarojnë procedurën e votimit. Votuesi, theksojnë nga KSHZ-ja, mund të paraqitet në vendvotim vetëm një herë dhe të ushtrojë të drejtën e tij të votës. "Nuk duam t'i trembim kryetarët e organeve zgjedhore, por nëse nuk respektohet e drejta e votës në bazë të Kodit Penal, çdo anëtar i organit zgjedhor që pengon votimin ose me dashje pengon votimin e një anëtari tjetër do të dënohet me të paktën tre vjet burg, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së në konferencën e jashtëzakonshme për shtap duke sqaruar se shkak për thirrjen e saj është bërë informacioni që kanë marrë nga terreni se disa këshilla zgjedhorë nuk kanë vepruar në përputhje me kompetencat e tyre nga Kodi Zgjedhor dhe aktet nënligjore të Komisionit.

Shkup - Deri në orën 15:00, të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale u morën nga 2271 vendvotime. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar 1.172.912 në këto vendvotime, kanë votuar 393.576 respektivisht 33,73 për qind. Për zgjedhjet parlamentare kanë mbërritur të dhëna nga 2 136 vendvotime. Nga gjithsej 1 113 441 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 416 915 ose 37,44 për qind, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Sipas KSHZ-së dalje më të madhe deri më tani për zgjedhjet presidenciale ka në Novaci, me 52,32  për qind, ndërsa më e ulët për zgjedhjet presidenciale është në Likovë me 3,60 për qind. Për zgjedhjet parlamentare dalja më e madhe është në Kriva Pallankë, 58,18 për qind, ndërsa mëë e ulët në Qendër Zhupë, 13,74 për qind.

Dibër - Dita elektrorale nga rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata me radhë presidenciale, si dhe zgjedhjeve të 11-ta parlamentare, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa, kalon në atmosferë korrekte dhe demokratike, me jehonë të rritur pasdite, konfirmojnë nga komisionet komunale zgjedhore. Edhe qytetarët që i kemi hasur në vendvotime janë të kënaqur nga rrjedha e votimit, thonë që gjithçka është e organizuar dhe se votimi është e drejtë demokratike dhe secili duhet ta realizojë. Ndërkaq, sipas KKZ-së, në Komunën e Dibrës, deri në ora 15 të drejtën e votës për zgjedhje presidenciale e kanë realizuar 15 për qind që është për 7 për qind më e vogël jehona krahasuar me rrethin e parë të votimit, kur dalja ka qenë 22 për qind. Në zgjedhjet parlamentare jehona është 23 për qind.

Kumanovë - Sipas të dhënave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale dalja deri ora 15 është 30,89 për qind, ndërsa për ato parlamentare 36,39 për qind. Në Likovë, sipas KSHZ-së, dalja për zgjedhjet presidenciale është 5,14, ndërsa për ato parlamentare 28,18 për qind. Në Nagoriçan të Vjetër, megjithatë për zgjedhjet presidenciale dalja është 34,77 për qind, ndërsa për ato parlamentare është 35,15 për qind.

Prilep - Deri në orën 15 në Prilep sot në zgjedhjet e dyfishta kanë votuar më shumë se 42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet vazhdojnë pa ndërprerje, pa asnjë problem, informojnë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve. Konkretisht për zgjedhjet presidenciale deri në orën 15 dalja është 42,43 për qind, ndërsa për parlamentare 42,39 për qind. Në Prilep për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 62 169, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 62 271 votues. Votohet në 142 vendvotime.

Gostivar - Deri në ora 15, qytetarët në Komunën e Gostivarit kanë treguar interes më të madh për votim për Zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri ora 15 për zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 21.851 qytetarë (26,81 për qind), ndërsa në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 14.911 qytetarë (18,31 për qind) Tani për tani, nuk ka pengesa më të mëdha në zhvillimin e procesit zgjedhor.

Veles  - Në Veles dhe rrethinë në të gjitha 84 vendvotimet deri në ora 15 në votim në rrethin e dytë për zgjedhje të presidentit janë regjistruar 44.858 në Listën e vetme zgjedhore për president kanë votuar 17.593 persona ose 39,22 për qind. Në Listën e vetme zgjedhore nga 44.954 të regjistruar për zgjedhje të deputetëve në Kuvend deri në ora 15 kanë votuar 17.888 persona ose 39,80 për qind të votuesve, informoi për MIA-n, Rebeka Bajdeska Gjosheva nga KKZ Veles. Nga KKZ Veles u bëjnë thirrje votuesve deri në ora 19 që të dalin në vendvotimet dhe ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit.

Tetovë - Për president deri ora 15 në komunën e Tetovës kanë votuar 21,31 për qind të votuesve ose 17.818 nga gjithsej 86.405 personave në listën zgjedhore. Nëpër komuna në pjesën rurale të rajonit të Tetovës - deri ora 15 në Tearcë kanë dalë 15,76 për qind, Jegunovc - 23,44 për qind, Zhelinë - 11,60 për qind, Bërvenicë - 23,57 për qind dhe në Bogovinjë - 7,95 për qind. Të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare në komunën e Tetovës e kanë shfrytëzuar 31.000 nga 86.550 ose 37,01 për qind. Deri ora 15, në zgjedhjet parlamentare, në komunat rurale të Tetovës - Në Tearcë kanë dalë 31,15 për qind, Jegunovc - 31,52 për qind, Zhelinë - 26,52 për qind, Bërvenicë - 29,63 për qind, ndërsa në Bogovinjë - 24,62 për qind.

Ohër - Procesi zgjedhor në komunat Ohër dhe Debërcë deri në orën 15 zhvillohet pandërprerë dhe pa kurrfarë parregullsi. Deri në orën 15 në votimin nga rrethi i dytë i Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjet parlamentare në Ohër të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 38,41 gjegjësisht 38,86 për qind e personave me të drejtë vote, informojnë nga KKZ. Në Ohër votohet në 87 vendvotime, ndërsa në Listën zgjedhore janë regjistruar 51.717 votues për zgjedhjet presidenciale, përderisa për ato parlamentare 51.865 persona. 

Prishtinë - Ambasadori amerikan në Prishtinë Xhef Hovenier ka përshëndetur sot vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e shkëmbimit të patentë shoferëve të Serbisë me patentë shoferë të Kosovës si dhe dhënien e tyre. Ai në platformën Iks ka shkruar se SHBA mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e vizionit të përbashkët për Kosovë gjithëpërfshirëse dhe multietnike. “SHBA mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve të Kosovës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancimin e vizionit tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.

Stamboll - Një aeroplan mallrash Boing 767 i FedEks Erlajns ((FedEx Airlines) ateroi me pjesën e përparme pasi u paraqit një problem me pajisjen e përparme për ulje gjatë aterimit në aeroportin e Stambollit. Nuk ka të lënduar.  Ekuipazhi i aeroplanit raportoi në kullën e kontrollit se nga Parisi në Stamboll po mbërrinte me një defekt në pajisjen për ulje.  Piloti kërkoi leje për një ulje të rrezikshme. Ulja është kryer me sukses, me ndërhyrje të Shërbimit të shpëtimit dhe zjarrfikës të aeroportit.

Bruksel - Ambasadorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marërveshje parimore që të ardhurat nga fondet e ngrira ruse të shfrytëzohen për ndihmë ushtarake për Ukrainën, kumtoi sot presidenca belge e BE-së. "Këto para do të përdoren për mbështetje të rindërtimit të vendit dhe për mbrojtje ushtarake të Ukrainës në kontekst të agresionit rus, publikoi presidenca belge në platformën Iks. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fond der Lajen e përshëndeti marrëveshjen politike. 

Uashington - I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar deklaroi sot se beson se Mali i Zi do të jetë vendi i ardhshëm anëtar i BE-së. Ai në brifing onllajn me gazetarët tha se disa vende nga Balllani Perëndimor fuqishëm janë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe se është i kënaqur nga kjo. "Kjo veçanërisht vlen për anëtaret e NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat janë plotësisht të angazhuara në gjithë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", theksoi Eskobar. 

Kembrixh - AstraZeneka ka njoftuar se ka inicuar tërheqje të vaksinave për Kovid-19 në mbarë botën, për shkak të "vaksinave të tepërta të disponueshme të përditësuara" nga pandemia. Komunikata vjen pasi që kompana farmaceutike e ka tërhequr vullnetarisht miratimin për qasjen e ilaçit në tregun në Bashkimin Evropian në mars. Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) ka njoftuar se vaksina më nuk është e lejuar për përdorim. Në komunikatën për shtyp, AstraZeneka thotë se vendimi është marrë për shkak se tani ka numër të madh vaksina të reja të aksesueshme, të cilët janë aftësuar në variantet e reja të koronavirusit. Kjo ka sjellë deri në rënie të kërkesës për vaksinën e Astrazenekës, e cila as nuk prodhohet më as nuk porositet.

Nju-Jork - Kombet e Bashkuara sot shprehën shqetësimin pasi u raportuan disa dhjetëra raste të kolerës në Kenia, e cila u përfshi nga përmbytjet.  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 44 raste të kolerës ka në një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, në rrethinën e lumit Tana në Keninë lindore. "Besoj se me qeverinë e atjeshme dhe me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të kemi sukses ta përballojmë sëmundjen”, tha koordinatori e KB-së në Kenia, Stiven Xhekson dhe theksoi se kolera çdoherë ka shkaktuar shqetësim të madh.

Kabul - Tre policë e humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në një shpërthim në kryeqytetin e provincës veriore afgane Badakshan, Fajzabad. "Bomba e fshehur në motor ishte e aktivizuar derisa policia ka patrulluar në kërkim të fushave me afione", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme afgane, Abdul Matin Kani. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sulmi i sotëm vijoi pasi më 3 maj banorët vendas u përleshën me forcat talebane për luftë kundër narkotikëve për shkak të përpjekjeve për zhdukjen e afionit, duke rezultuar në vrasjen e të paktën një civili.

Uashington - Policia ka filluar sot me pastrimin e kampit propalestinez në Universitetin Xhorxh Uashington, disa orë pasi që dhjetëra studentë e kanë braktisur vendin dhe kanë marshuar deri tek shtëpia e kryetares së Universitetit, Elen Granberg. Persona zyrtarë të Universitetit në Uashington kanë paralajmëruar për suspendime të mundshme për studentë, të cilët kanë marrë pjesë në protestat në oborrin e Universitetit. Mediat lokale publikuan se policia ka përdorur biber spraj kundër disa studentëve, me qëllim që t'i parandalojnë të hyjnë në kampin protestues. Sipas organizatorëve lokalë, janë arrestuar 30 persona.

Madrid – Real Madridi do ta fitojë kupën e kampionatit në La Liga pas duelit në terrenin nikoqir kundër Alavesit në xhiron e 36-të, transmeton sot gazeta spanjolle Marka. Drejtuesit e Real Madridit më herët kërkuan që titulli të mos i dorëzohet në ndeshjen e radhës më 11 maj kundër Granadës si mysafir. Më pas u shfaqën informacione se Realit do t’i jepet trofeu në bazën e klubit me dyer të mbyllura. Megjithatë, Federata spanjolle e futbollit (RFEF) për të tretën herë ndryshoi vendimin dhe “preu” ceremoninë e ndarjes së titullit që do të mbahej më 14 maj pas takimit me Alavesin.

QËNDRONI TË LIDHUR