• e enjte, 04 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 6 maj / 2025

Shkup - Kuvendi, në kuadër të punës së sotme sipas rendit të ditës të seancës së 47-të, e emëroi Bujar Sulejmanin, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Larce i Tetovës, për kryetar të Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike. Për anëtarë të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike janë emëruar: Natasha Jovanovska Milosheviq, juriste e diplomuar nga Shkupi, Maja Malahova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Savka Nejkovska Taseva, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Vene Tasev, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Jovan Tërpevski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi dhe Adil Emini, i diplomuar në administrim biznesi nga fshati Zhelinë.

Shkup - Gjykimi kundër Vasill Jovanovit, shoferi i cili sipas akuzës, në vendkalimin për këmbësorë ka shkelur Frosina Kalakovën, fillon të premten në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me fillim në orën 10. Vasill Jovanov është akuzuar për vepër penale "vepër e rëndë kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion", për të cilën është parashikuar dënim më burg deri 20 vjet. Rastin do ta udhëheq gjyqtarja Snezhana Markovska. Sipas akuzës, më 29 janar të vitit 2025, Vasill Jovanov, pa patent shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 91 kilometrave në orë në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup. Në vendkalimin për këmbësorë, në dritë të kuqe të semaforit, ka goditur Frosina Kulakovën, e cila po kalonte në semafor të gjelbër për këmbësorë. Nga fuqia e goditjes, Frosina ka marrë goditje të rënda dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Athinë – Kemi bashkëpunim të frytshëm me Greqinë dhe në atë drejtim do të vazhdojmë, si në sferën e forcave speciale, ashtu edhe në sferën e forcave konvencionale. Greqia është mbështetësja jonë e madhe në shumë baza, thotë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral major Sashko Lafçiski në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, gjatë pjesëmarrjes së tij në Panairin Ndërkombëtar për Mbrojtje dhe Siguri DEFEA 25, që prej sot e deri të enjten mbahet në Athinë. Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, mori pjesë në hapjen solemne të Panairit në të cilin mes tjerash foli edhe ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, i vizitoi tendat e ekspozuesve, ndërsa pasdite do të realizojë takim me homologun e tij grek, shefin e Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Greqisë, Dimitrios Hupis

Shkup - Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e Asmir Jahoskit, i dyshuar në lidhje me hetimin për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë dhe e riorientoi vendimin e Gjykatës Penale në mënyrë që masa "paraburgim" të hiqet duke pranuar garanci me vendosje në hipotekë të pronës në vlerë prej 986 mijë eurosh dhe para të gatshme në vlerë prej 1,17 milion euro, ndërsa njëkohësisht i caktohen masa kujdesi - konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe paraqitje në gjykatë. Pas ankesës së Jahoskit, Gjykata e Apelit e Shkupit, siç informoi, veproi në një seancë të mbyllur të mbajtur më 6 prill të këtij viti.

Shkup – Prokuroria Publike e Manastirit parashtroi aktakuzë kundër shtatë personave të dyshuar se si bashkëveprues kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare Filiali KME Manastir dhe shkaktuan dëm të konsiderueshëm në pasuri në vlerë prej 178.370.319 denarë. Prokurori kompetent publik në Gjykatën Themelore në Manastir ka dorëzuar propozim për marrjen e pasurisë të përfituar në mënyrë të paligjshme e cila si rezultat i veprave të kryera penale nga të akuzuarit i ishte paguar personit juridik DPTU RUD-KOP import – eksport SHPKNJP Manastir. Ky përfitim pasuror gjatë procedurës, me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike Manastir është lëndë e masës së përkohshme për sigurimin e pasurisë dhe mjetet janë ngrirë në llogari deri në marrjen e vendimit. 

Shkup - Nëpunës policorë nga SPB Manastir sot në orën 01:40, privuan nga liria P.V. (18), J.D. (18) dhe një të mitur, të gjithë nga Manastiri. MPB-ja kumtoi se ata dyshohen se kanë kryer disa vjedhje të rënda të makinave të kafesë në disa vende në zonën e Manastirit dhe vjedhje të naftës nga një autobus. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër individëve do të ngrihen akuza përkatëse.

Shkup - Ministria e Sportit informoi se ka filluar pagesa e pjesës së parë të subvencioneve nga Qeveria dhe Ministria e Sportit për mbështetjen e sportit për vitin 2025, në vlerë prej 440 milionë denarësh. Mjetet janë shpërndarë te federatat sportive, klubet sportive, sportistët aktivë në sportet individuale dhe personat e tjerë juridikë që kanë vendim për të kryer aktivitete sportive (federata sportive kombëtare me përmbajtje komplekse dhe sporte me interes specifik), në përputhje me Kriteret për shpërndarjen e mjeteve të përcaktuara me Ligjin për sport.

Romë - Kardinalët e Kishës katolike sot bënë thirrje urgjente për paqe, një ditë para se të tërhiqen në kapellën Sistina në Vatikan për të zgjedhur Papë të ri. Në deklaratë të përbashkët, ata u bënë thirrje të gjitha palëve në konflikte mbarë botën që "të arrijnë armëpushim të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur". Në deklaratën e publikuar nga Vatikani, theksohet se kardinalët "me keqardhje" vërejnë se nuk ka "përparim në promovimin e proceseve paqesore në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe shumë pjesë të tjera të botës".

Bruksel – Komisioni Evropian sot i zbuloi planet për ndërprerjen e gjithë importit të gazit rus në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027, në përpjekje që t’i jepet fund varësisë energjetike në bllok nga Moska. Ndalesa për marrëveshje të reja dhe dërgesa afatshkurta, duhet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit 2025. Marrëveshjet afatgjate ekzistuese duhet gradualisht të shfuqizohen deri në fund të vitit 2027. Dy e treta e importit të gazit të lëngshëm natyror rus dhe gazsjellësit bazohet në marrëveshje afatgjate, që e nxiti komisionin të propozojë ndalesë në dy hapa. 

Berlin - Fridrih Merc është kancelari i ri i Gjermanisë pasi fitoi shumicën e nevojshme në votimin e dytë në Budenstag. Për shumicë, atij i nevojiteshin 316 prej gjithsej 630 deputetëve, ndërsa Merc u zgjedh me 325 vota. Lider i konservatorëve të CDU/CSU, Merc është kancelari i 10-të i Gjermanicë pas Luftës së Dytë Botërore. 

Londër - Çmimet e naftës sot në mëngjes janë rritur mesatarisht për mbi 1,3 dollarë, për shkak të dëshirës së një numri të madh investitorësh për të përfituar nga çmimet relativisht të ulëta të arit të zi. Dje, ato ranë për më shumë se 2 dollarë për fuçi pasi organizata OPEK+ njoftoi se do të rriste më tej prodhimin e naftës. Fjuçersat për naftën e papërpunuar nga Deti verior nga lloji Brent, pika referuese për tregun evropian, u rritën për 1,36 dollarë, ose 2,26 për qind, në 61,59 dollarë për fuçi këtë mëngjes.

Jerusalem – Armata izraelite sot urdhëroi evakuim urgjent të banorëve nga rrethina e Aeroportit Ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sana. “Nëse nuk e lëshoni rajonin i rrezikoni jetët e juaja”, njoftoi zëdhënësi i armatës izraelite Aviçaj Adrei në rrjetet sociale. Armata izraelite dje bombardoi objekte të lëvizjes kryengritëse Huthët. Gjatë sulmeve ndaj portit kyç Hodeida në Detin e Kuq, u vra të paktën një person, ndërsa 35 janë lënduar. 

Tel Aviv - Forcat ajrore izraelite e kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sana, sipas burimeve jemenase. Stacioni televiziv Al-Masira, i cili është i lidhur me milicinë e Huthëve në Jemen, publikoi disa sulme sot ndaj aeroportit nga ana e Izraelit dhe SHBA-së, si dhe sulme ndaj një fabrike për çimento dhe elektronë. Armata izraelite më herët sot urdhëroi një evakuim urgjent të banorëve nga zona përreth Aeroportit ndërkombëtar në Sana. "Nëse nuk largoheni nga zona, po rrezikoni jetën tuaj", publikoi zëdhënësi i armatës izraelite, Aviçaj Adrei në rrjetet sociale.

Moskë - Rusia dhe Ukraina sot, si rezultat të procesit të negociatave, shkëmbyen nga 205 ushtarë të robëruar, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes. "Si rezultat të procesit të negociatave, 205 ushtarë rusë u kthyen nga territori, të cilin e kontrollon regjimi në Kiev", njoftoi Ministria ruse.

Gazë - Të paktën 48 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 142 janë plagosur në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Në kumtesë thuhet se numër i madh i vitimave janë ngujuar në rënojat në rajone deri tek cilat ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë, njoftoi Al Xhazira.

QËNDRONI TË LIDHUR