MIA Flesh
- Shkup – Prokurori i ri shtetëror publik sot dha deklaratë solemne në Kuvend, ndërsa para mediave tha se puna e tij do të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet, dokumentet e ratifikuara ndërkombëtare dhe standardet ndërkombëtare. Saveski u falënderua për mbështetjen dhe qëndrimet korrekte në lidhje me aspektet profesionale. “Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua dhe në këtë moment dua t'i thërras të gjithë prokurorët publikë së bashku me mua, të cilët, edhe pse po e bëj këtë deklaratë, po e bëjnë punën e tyre. Puna e tyre as nuk fillon dhe as nuk mbaron me mua. Çdo prokuror publik ka detyrim ligjor të veprojë mbi rastet aktuale. Unë e njoh përbërjen prokuroriale dhe u besoj atyre dhe jam i sigurt se së bashku do t'i përmbushim pritjet e qytetarëve në emër të të cilëve, si dhe në emër të Kushtetutës dhe ligjeve, ne prokurorët publikë veprojmë”, deklaroi Saveski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:42, 19 mars, 2026
15:00/19 mars/2026
Shkup – Prokurori i ri shtetëror publik sot dha deklaratë solemne në Kuvend, ndërsa para mediave tha se puna e tij do të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet, dokumentet e ratifikuara ndërkombëtare dhe standardet ndërkombëtare. Saveski u falënderua për mbështetjen dhe qëndrimet korrekte në lidhje me aspektet profesionale. “Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua dhe në këtë moment dua t'i thërras të gjithë prokurorët publikë së bashku me mua, të cilët, edhe pse po e bëj këtë deklaratë, po e bëjnë punën e tyre. Puna e tyre as nuk fillon dhe as nuk mbaron me mua. Çdo prokuror publik ka detyrim ligjor të veprojë mbi rastet aktuale. Unë e njoh përbërjen prokuroriale dhe u besoj atyre dhe jam i sigurt se së bashku do t'i përmbushim pritjet e qytetarëve në emër të të cilëve, si dhe në emër të Kushtetutës dhe ligjeve, ne prokurorët publikë veprojmë”, deklaroi Saveski.
Shkup - Maqedonia e Veriut radhitet mes vendeve më të mira në botë sipas uljes së vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën pesëvjeçarë - thuhet në raportin e publikuar global për vitin 2025 të Grupit ndëragjencor të KB-së për vlerësim të vdekshmërisë tek fëmijët. Në prezantimin e të dhënave të raportit, sot, në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se, sipas raportit, shkalla e vdekshmërisë tek të sapolindurit për një dekadë jo të plotë është ulur për 87 për qind nga 8,1 në 1,1 raste të vdekjes në 1.000 fëmijë të sapolindur, ndërsa shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët të moshës nën pesëvjeçarë është ulur për 75 për qind, nga 11,1 në 2,8 në 1.000 fëmijë të sapolindur.
Shkup - Propozim-ligji për mbrojtje nga duhani do të jetë në seancë Qeverie të martën, ndërsa më pas do të përpunohet në Kuvend. Besoj se për një, maksimumi një muaj e gjysmë, ligji do të përpunohet. Nuk kemi asnjë pikë të hapur që nuk është përfunduar. Patëm disa takime me të gjitha palët e interesuara, i analizuam të gjitha vërejtjet nga pikëpamja shkencore dhe nga aspekti ekonomik, infrastrukturor, social dhe shëndetësor, dhe me kënaqësi mund të them se të gjitha çështjet e hapura janë mbyllur, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Theksoi se nuk ka çështje që nuk është trajtuar, ndërsa ka lidhje me ligjin.
Shkup – Deputetët në Komisionin e sotëm parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive pranuan amendamentin në Propozim- ligjin e ri për Prokurorinë publike, që prokurori publik i shtetit të mos posedojë shtetësi të dyfishtë. Deputeti Sali Murati, në emër të deputetëve që propozuan këtë amendament, shpjegoi se amendamenti i propozuar përcakton se prokurori publik i shtetit nuk guxon të ketë shtetësi në një vend tjetër. Qëllimi i këtij amendamenti është të forcojë integritetin, pavarësinë dhe besueshmërinë e funksionit të prokurorit publik, si një nga funksionet më të larta dhe më të ndjeshme publike në sistemin e drejtësisë. Tetë deputetë votuan për këtë amendament, ndërsa një kundër. Midis deputetëve në Komisionin e sotëm u zhvillua debat për këtë amendament, ndërsa u pranua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por jo nga deputetja Vesna Bendevska e ZNAM-it.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Uall, sot zyrtarisht e lëshuan në përdorim sallën e konferencave të rinovuar plotësisht në Stacionin Policor të Bit Pazarit. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rindërtimi i sallës është realizuar si një iniciativë e përbashkët midis MPB-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, ku OSBE-ja siguroi pajisje dhe materiale, ndërsa Ministria i realizoi aktivitetet e ndërtimit.
Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me aktivitetet investuese për përmirësimin e kushteve infrastrukturore për edukim më cilësor dhe avancim të standardit të nxënësve dhe studentëve. Këtë vit, siç informojnë nga MASh-i, përveç vazhdimit të rekonstruimit të konvikteve shtetërore studentore, do të fillojë edhe rinovimi i thellë i shkollave shtetërore me qendra burimore, të cilat janë shtyllë e inkluzivitetit në sistemin kombëtar arsimor.
Shkup - Prokuroria sot ua dorëzoi të gjithë të pandehurve në rastin "Puls" listën e dëshmitarëve që propozon të tërhiqen nga procedura, sepse rrethanat janë vërtetuar përmes dëshmive të dëshmitarëve të tjerë. Të pandehurit duhet të deklarohen nëse e pranojnë tërheqjen e dëshmitarëve deri në seancën e ardhshme të caktuar për 25 mars të këtij viti. Për seancën e ardhshme dëgjimore, Prokuroria propozon që të dëgjohen dëshmitarët Dragi Ilievski, Dejan Rashkov dhe Violeta Georgievska - të gjithë nga komuna e Koçanit.
Prilep - Marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe Maqedonisë po zhvillohen në mënyrë shumë stabile dhe të suksesshme. Të dyja palët respektojnë njëra-tjetrën dhe respektojnë interesat themelore të palës tjetër, deklaroi ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Xhijang Sjaojan, gjatë vizitës së sotme në spitalin e Prilepit, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si situata globale me luftën reflektohet në miqësinë midis dy vendeve.
Shkup - Një familje katëranëtarëshe në mars të këtij viti ka pasur nevojë për 67.818 denarë, ose 436 denarë më shumë se muajin e kaluar, për të përmbushur nevojat themelore, tregojnë të dhënat nga Shporta sindikale minimale që e përpunon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas LSM-së, me një banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet themelore për një familje katëranëtarëshe për muajin mars janë 83.193 denarë.
Shkup - Mot i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatar, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior dhe temperatura minus gjatë mëngjesit, paralajmëron DPHM. Siç bëhet e ditur, të hënën do të ketë edhe kushte për shi të lehtë. Nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, ndërsa temperatura do të arrijë deri 15 gradë Celsius.
Athinë - Kryeministri grek Kirjakos Micotakis iu referua pasojave ekonomike dhe energjetike të krizës, mesazhit se situata aktuale nuk duhet ta çojë Evropën drejt një krize të re refugjatësh, por edhe nevojës që klauzola e ndihmës reciproke e BE-së të aktivizohet realisht pas mbërritjes në Këshillin Evropian në Bruksel, i cili, sipas tij, po mbahet në rrethana jashtëzakonisht kritike gjeopolitike, dhe tha se Evropa duhet të jetë e përgatitur për t'u përballur me krizën, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Bruksel - Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për një valë të re migrimi, paralajmëruan sot kryeministrja italiane Xhorxha Meloni dhe kryeministrja daneze Mete Frederiksen në një letër drejtuar kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, duke theksuar rrezikun e një krize humanitare të ngjashme me atë të vitit 2015. Në letrën, e cila u pa nga portali "Euraktiv" me seli në Bruksel, kryeministret italiane dhe daneze paralajmërojnë se konfliktet në Lindjen e Mesme mund të shkaktojnë një valë të madhe refugjatësh dhe migrantësh, gjë që jo vetëm që do të përfaqësonte një katastrofë humanitare për të prekurit, por gjithashtu do të kërcënonte sigurinë dhe kohezionin e Unionit.
Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, shprehu optimizëm se mosmarrëveshja midis presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, dhe aleatëve evropianë mbi Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhet. "Jam i bindur se aleatët, si gjithmonë, do të bëjnë gjithçka në mbështetje të interesave tona të përbashkëta", tha sot Rute. "Do të gjejmë një rrugë përpara".
Uashington - Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Pit Hegseth, mbajti konferencë për shtyp mbi luftën në Iran, duke thënë se SHBA-ja do të vazhdojë me sulme intensive dhe nuk do të ndalen derisa të përfundojë operacioni. Ai e filloi fjalimin e tij duke thënë se kishte folur me familjet e gjashtë ushtarëve amerikanë që u vranë javën e kaluar kur një aeroplan ushtarak për furnizim me karburant u rrëzua mbi Irak. Ai theksoi se familjet kishin kërkuar që operacioni të vazhdonte.
Teheran - Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit bëri thirrje për vigjilencë dhe koordinim rajonal në bisedime të ndara me homologët e tij nga Turqia, Egjipti dhe Pakistani, ndërsa ushtria paralajmëroi për një përgjigje më të ashpër ndaj çdo sulmi të mëtejshëm ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, raportuan mediat shtetërore. Pasi objektet e saj energjetike në fushat e gazit Parsi Jugor dhe Asalue u sulmuan dje, Irani u kundërpërgjigj kundër asaj që i quajti objekte energjetike të lidhura me ShBA-në në vendet e Gjirit, përfshirë qytetin industrial Ras Lafan në Katar, kompleksi më i madh i gazit natyror të lëngshëm në botë.
Bagdad - Grupi i armatosur irakian Kataib Hezbollah sot njoftoi ndërprerje pesëditore të sulmeve ndaj ambasadës së ShBA-së në Bagdad, të kushtëzuar nga zhvillimet që lidhen me aksionet ushtarake izraelite. Në komunikatë, zyrtari i sigurisë i grupit, Abu Muxhahid al-Asaf, tha se pauza do të varet nëse Izraeli do të ndalojë atë që ai e përshkroi si "zhvendosje të civilëve dhe bombardime në periferitë jugore të Bejrutit".
Nxhamena - Sulm me dron, i lansuar nga Sudani vrau 17 persona në Çad, kumtuan sot qeveria e Çadit dhe burime lokale, ndërsa presidenti i Çadit Mahamat Idris Debi premtoi hakmarrje në rast të sulmeve të reja. Qyteti kufitar Tine ishte goditur dje derisa njerëzit ishin të tubuar në një shtëpi për varrim të farefisit, njoftuan burime lokale. Kanë ndodhur dy shpërthime, me ç'rast jetën e kanë humbur dhe janë lënduar fëmijë të cilët kanë luajtur në afërsi, deklaroi një banor lokal, i cili dëshiroi të mbetet anonim.
Abu Dabi - Emiratet e Bashkuara Arabe bënë të ditur thanë se mbrojtja e tyre ajrore kishte kapur shtatë raketa balistike dhe 15 dronë të lëshuar nga Irani. Sirena u dëgjuan edhe në Bahrein, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje qytetarëve të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt pasi sirenat u aktivizuan në të gjithë vendin. Ministria e Mbrojtjes e EBA bëri të ditur se forcat e saj kishin kapur gjithsej 334 raketa balistike, 15 raketa dhe 1.714 dronë që nga fillimi i konfliktit.