MIA Flesh
- Shkup - Prokurori i sapoemëruar publik Nenad Saveski sot, menjëherë pas betimit solemn në Kuvend, mori detyrën e Prokurorit publik të Shtetit, njoftoi PTHRMV. Siç u theksua, ai zhvilloi një takim pune për pranim-dorëzimin e detyrës me prokuroren publike aktuale në detyrë, prokuroren publike Anita Topolova - Isajllovska. "Gjithashtu, në ditën e parë të punës në detyrën e tij, Prokurori publik i RMV-së Saveski u takua me prokurorët publikë dhe zyrtarët e prokurorisë publike në prokurorinë republikane, me të cilët diskutoi planet dhe prioritetet në lidhje me funksionimin e organizatës së prokurorisë publike", thuhet në kumtesën e PTHRMV-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:55, 19 mars, 2026
You need to login to view this page