• e mërkurë, 19 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

12:00/18 mars/2025

Shkup - Qeveria përmes një kumtese bën thirrje që të mos plasohen dezinformata për numrin e të vdekurve në zjarrin në Koçan. "Këto janë momente pikëllimi dhe solidariteti, kur të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe respekt për viktimat. Në opinion po qarkullojnë spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria, me përgjegjësi të plotë, konfirmon se numri i viktimave është 59. Çdo pretendim tjetër për 100 apo 120 të vdekur është i pavërtetë dhe i pabazuar. Informacione të tilla të rreme vetëm sa rrisin shqetësimin në opinion dhe u shkaktojnë dhimbje të mëtejshme familjeve të viktimave", theksojnë nga Qeveria. 

Athinë – Ky ishte momenti më tragjik në historinë e popullit tim, moment që përgjithmonë do të mbetet në kujtesën kolektive, por gjithashtu ajo që do të mbetet në kujtesën tonë kolektive nuk duhet ta harrojmë asnjëherë është solidariteti të cilin e morëm, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nga Selaniku pas vizitës së të lënduarve nga zjarri në Koçan, të hospitalizuar në spitalin Papanikollau, informon korrespondentja e MIA-s nga Greqia.  Mucunski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në mëngjes janë në vizitë në dy spitalet e Selanikut, ku janë hospitalizuar pesë të lënduar, ndërsa ministrat i shoqërojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Kostas Julekas kompetent për zonat Maqedonia dhe Trakia dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Tasos Haxivasiliu. 

Shkup - Të gjithë pesë pacientët e pranuar në spitalet në Selanik janë në gjendje stabile, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në mëngjes ishin për vizitë te të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në spitalin "Papanikollau" dhe spitalin ushtarak në Selanik. Në spitalin "Papanikollau' janë hospitalizuar tre persona, ndërsa në Spitalin ushtarak edhe dy të tjerë, të gjithë me djegie të rënda. "Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski dhe me Dr. Ilir Velën erdhëm në Selanik për të parë gjendjen e pacientëve të shtruar këtu. Sapo dolëm nga spitali 'G. Papanikolaou General Hospital' dhe Spitali Ushtarak në Selanik, të gjithë pesë pacientët që janë shtruar në këto spitale janë për momentin stabil. Falenderoj kolegët tanë të Selanikut, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre! Do ju mbajmë të informuar për pacientët e tjerë!, ka shkruar Taravari në Fejsbuk.

Shkup – Gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi “paraburgim afatshkurtër” prej 48 orëve ish ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski dhe edhe 12 personave të dyshuar për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.“Gjykata në Koçan e pranoi kërkesën e prokurorisë pas propozimit për caktimin e masës paraburgim afatshkurtër për të gjithë 14 personat e dyshuar. Është shqiptuar masa paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orëve”, informuan mëngjesin e sotëm për MIA-n nga Gjykata Themelore Koçan. Siç shtojnë, Gjykata vepron sipas propozimeve të Prokurorisë, lidhur me zjarrin në “Puls” në Koçan, në të cilin jetën e humbën 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar. 

Shkup - Gjendja e të lënduarve nga zjarri në diskotekën në Koçan është relativisht stabile, por nuk mund të thuhet se si do të jetë situata më tej sepse është ende herët, tha sot zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski në deklaratën për media. Në Kirurgjinë plastike ka 17 pacientë të hospitalizuar, në Toksikologji 13, Torakale 4, Traumatologji 2, Kirurgji pediatrike 4, KARMI 12, "Stara gradska" 12, Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” 18, Shtip 3, Pulmologji 2 ose gjithsej 89 pacientë në vend. Gjithsej 76 pacientë janë transportuar për trajtim jashtë vendit. Të fundit mbrëmë janë transferuar në Kroaci, Slloveni dhe Vjenë nga dy dhe tre në Athinë.

Shkup - Një numër i madh i qytetarëve nga jashtë po ofrojnë strehim dhe transport falas për familjet e të lënduarve nga zjarri në Koçan. Në rrjetet sociale çdo ditë ka njoftime me numër kontakti për qëndrim falas dhe transport deri në spitalet e Serbisë, Greqisë, Kroacisë, Austrisë, Bullgarisë... Sot në seancë të Qeverisë duhet të merret vendimi për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe akomodimit për familjet e të lënduarve të hospitalizuar jashtë vendit. Më shumë informacione mundë të marrin në numrin e telefonit 070 270 370. Informacionet e centralizuara për ndihmën e familjarëve ndaj të lënduarve mund të gjenden edhe në sos-smestaj.com.  Akomodimin për familjarët e të lënduarve që ndodhen në spitalin e Selanikut, si dhe transportin nga akomodimi drejt spitaleve, siguron edhe Shoqata e grave afariste nga Greqia, e cila disponon rreth 20 dhoma dhe shtretër. Kryetarja e Shoqatës, Apostolina Caltabasi në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina theksoi se ky është akt njerëzor, human dhe miqësor, por edhe më e pakta që mund të bënin.

Shkup – Prioritet e kemi përfundimin e autopsive dhe identifikimin e njerëzve, që të munden familjarët t’i marrin trupat, deklaroi për MIA-n, Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë, lidhur me autopsitë e viktimave në zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls”, i cili ndodhi mëngjesin e hershëm të së dielës. Ai nënvizoi se procedura do të përfundojë, atëherë kur do të vazhdojë autopsia dhe identifikimi i të gjitha trupave. Sepse, siç tha, identifikimi nuk kryhet vetëm me autopsi, por edhe me analiza ADN. Bëhet fjalë për dy procese paralele. 

Shtip/Shkup - Kemi mjaftë gjak për të gjitha grupet e gjakut, për nevojat e të gjitha spitaleve dhe klinikave në vend, thotë në deklaratë për MIA-n drejtori i Qendrës për mjekësi transfuziologjike, Amir Elezi. I pyetur se në rrjetet sociale po shpërndahet nevoja për dhurimin e gjakur për pacientë, të cilët janë vendosur në klinikat e Shkupit, Elezi decid në përgjigen se gjak ka nga të gjitha grupet e gjakut. "Gjithçka që shpëndahet është vetëm propagandë, nuk e dimë se çfarë prapavije ka dhe nuk e di pse po përhapet një panik i tillë, pas

Shkup - Gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup kanë larguar përafërsisht 75 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair, Butel, Qendër dhe Gjorçe Petrov. Siç njoftojnë nga NP "Higjiena Komunale" Shkup, në komunën Çair është intervenuar në rrugën "Xhon Kenedi" në afërsi të
SHFK „Vasil Glavinov”, ku janë ngritur afro 20 metra kub mbetje komunale të vëllimshme dhe të përziera të hedhura në mënyrë të parregullt.

Shkup - Temperaturë më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli. Sipas të dhënave të DPHM-së, -8 gradë Celsius janë matur në Kodrën e Diellit, -4 në Krushevë, Hanet e Mavrovës, -1 në Berovë, 0 në Kriva Pallankë, Prilep, Ohër, Manastir, Tetovë, Kumanovë, Pretor, 1 në Shkup-Zajçev Rid, 2 në Shtip, Vinicë, Veles, Strumicë, 3 në Shkup-Petrovec, 4 në Kavadar, 5 në Demir Kapi, ndërsa 6 në Gjevgjeli. Ohri dhe Hanet e Mavrovës janë me më së shumti reshje në 24 orët e fundit. Nëntë litra për metër katror janë matur në këto dy vende, 6 në Krushevë, 5 në Kriva Pallankë, Berovë, Pozharan, 4 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, 3 në Manastir, Shtip, Kodrën e Diellit, 2 në Prilep, Vinicë, Pretor, 1 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Kumanovë, Kavadar, Pozhar. 

Prishtinë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vendimin e Gjykatës Speciale që mos t'i lejojë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme mortore të babait të tij, e quajti farsë. Rama në Iks publikoi se Gjykata Speciale u shndërrua në farsë, ndërsa të drejtat demokratike në fjalë boshe. “Një poshtërim i ri nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutal”, ka shkruar ai.

Beograd - Nga tetë pacientë, të cilët dje kanë arritur nga Maqedonia e Veriut pas ngjarjes tragjike në Koçan, tre janë në respirator, ndrësa të gjithë kanë djegie në kanalet e frymëmarrjes dhe janë në rrezik për jetë, njoftoi MIA nga Beogradi. Në deklaratë për RTS-në, Millan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive pranë Qendrës klinike të Serbisë, tha se të hënën kanë arritur tetë pacientë me lëndime serioze, të rrezikshme për jetë. "Ata janë përkujdesur, janë stabil dhe trajtimi vazhdon, gjë që sigurisht do të marrë kohë", deklaroi Stojiçiq dhe shtoi se një prej pacientëve është në gjendje më të rëndë.

Athinë – Të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në dy spitale të Selanikut, sot në mëngjes do t’i vizitojë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa do ta shoqërojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë Kostas Julekas kompetent për zonat Maqedonia dhe Trakia dhe zëvendësshefi i diplomacisë greke Tasos Haxivasiliu, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ministri Julekas duke folur në mëngjes për televizionin grek “Open” tha se bashkë me Taravarin do t’i vizitojnë të lënduarit me djegie të cilët po mjekohen në spitalin Papanikollau dhe në spitalin ushtarak 424 në Selanik dhe “bashkë me ministrin e Shëndetësisë do të jetë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Haxivasiliu. 

Athinë – Shefi i diplomacisë Timço Mucunski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në mëngjes janë në vizitë të të lënduarve në zjarrin në Koçan të cilët janë të hospitalizuar në dy spitale të Selanikut, ndërsa ministrat i shoqërojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë Kostas Julekas kompetent për zonat Maqedonia dhe Trakia dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Tasos Haxivasiliu, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Televizioni shtetëror ERT njoftoi se Mucunski e ka falënderuar Greqinë dhe se të lënduarit janë të duar të sigurta, përderisa portali i Selanikut “Testival” publikoi një video dhe fotografi nga mbërritja e Mucunskit dhe Taravarit para spitalit Papanikollau. 

Sofje – Presidenti bullgar Rumen Radev sot u shprehu ngushëllime familjarëve të të vdekurve në zjarrin në Koçan dhe u nënshkrua në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje.  Radevi deklaroi se Bullgaria është e gatshme të pranojë në mjekim më shumë të lënduar dhe se pritet që autoritetet e Maqedonisë së Veriut të tregojnë nëse ka nevojë që të marrin edhe dhjetë persona.  Në spitalet bullgare për momentin janë hospitalizuar 14 të lënduar, të cilët ishin dërguar me aeroplan ushtarak – transportues “Spartan” dhe me automjete ambulante të Ndihmës Urgjente Mjekësore të Sofjes. 

Zagreb - Dy persona të lënduar rëndë në zjarrin në Koçan kanë arritur në Kroaci dhe janë në mjekim në Klinikën për traumatologji në spitalin "Motrat e bamirësisë" në Zagreb, kumtoi sot Qeveria kroate. Pritet sot dhe nesër një helikopter i armatës kroate të ndërmarrë edhe katër persona të lënduar, të cilët do të përkujdesen në spitalet kroate. Duke iu referuar të dhënave nga spitali i Zagrebit, mediumet kroate njoftojnë se pacientët kanë djegie dhe lëndime gjatë thithjes së ajrit në kanalet respiratore dhe u janë siguruar respiratorë për ventilacion mekanik.

Bruksel – Në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Belgjikë deri të premten do të jetë i hapur libri i ngushëllimeve për viktimat në zjarrin tragjik në klubin e natës në Koçan të dielën.  “Lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan në të cilën jetën e humbën një numër i madh, para së gjithash, të rinj, njoftojmë se në Ambasadë është hapur libri për ngushëllime në të cilin mund të shprehni ngushëllime dhe të lini porosinë tuaj”, informoi ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Belgjikë, Metodia Toshevski. 

Kiev - Ukraina mund të arrijë paqe të drejtë dhe të përhershme nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Tramp, deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha, pak para bisedës së pritur telefonike mes presidentit amerikan Tramp dhe homologut të tij rus, Vlladimir Putin për marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Sibiha tha se Kievi nuk është pengesë për marrëveshjen paqësore me Rusinë. 

Gazë - Të paktën 330 persona e kanë humbur jetën mbrëmë në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Hamasit. "Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 330 raste të vdekjes, kryesisht fëmijë dhe gra palestineze dhe qindra të plagosur, dhjetëra prej të cilëve janë në gjendje kritike”, tha përfaqësuesi i Ministrisë, Mohamed Zakut. Izraeli do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës "derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi", deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac.

Tel Aviv - Forumi i familjeve të pengjeve, shoqata më e madhe e të afërmve të pengjeve izraelite, sot pas sulmeve të mbrëmshme ndaj Rripit të Gazës, apeloi deri te kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu "të ndalojë vrasjet" ndaj të afërmeve të tyre. "Familjet e pengjeve dëshirojnë takim me kryeministrin, ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e ekipit negociator, ku do të sigurohen se si do të mbrohen pengjet nga presioni ushtarak dhe si planifikohet kthimi i tyre. Ndaloni së vrari ata... menjëherë!", thuhet në kumtesën e Forumit. 

Damask - Ministrat e Mbrojtjes së Libanit dhe Sirisë, Mishel Mansi dhe Murhaf Abu Kasra, kanë arritur marrëveshje për armëpushim pas përleshjeve dyditore ndërkufitare, njoftuan Ministritë e Mbrojtjes të dy vendeve.   Në konfliktin humbën jetë tre ushtarë nga armata e sapoformuar siriane dhe shtatë qytetar libanez, ndërsa të paktën 52 persona janë lënduar, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. Kufiri mes dy vendeve është vatër tensioni që nga përmbysja e presidentit sirian Bashar al-Asad para tre muajve. Asadi ishte aleat i Iranit dhe grupit të armatosur libanez "Hezbollah", i cili tani akuzohet për përfshirje në vrasjen e tre ushtarëve sirianë. Grupi i ka mohuar akuzat. 

Tegusigalpa - Dymbëdhjetë persona e kanë humbur jetën në një aksident të një aeroplani të vogël pasagjerësh në ishullin Roatan në Hondurasin verior, njoftuan autoritetet lokale. Në aeroplan kishte gjithsej 18 persona  - 15 udhëtarë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.  Aksidenti ndodhi gjatë fluturimit për në qytetin La Sejba, kur aeroplani, modeli "Xhetstrim", u kthye djathtas, doli nga pista dhe ra në det. Në mesin e viktimave është muzikanti i famshëm honduras, Aurelio Martinez, pjesëtar i komunitetit etnik Garifuna. Një shtetase franceze është mes të mbijetuarve, por e lënduar.

Uashington – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po tenton të organizojë takim me presidentin amerikan Donald Tramp në fund të prillit, njoftoi Blumberg, duke iu referuar burimeve anonime turke. “Erdogani beson se marrëdhëniet më të afërta mes Turqisë dhe SHBA-së janë kyçe për qëndrueshmërinë në rajon, veçanërisht sepse Ankaraja po bën përpjekje të luajë rol më të madh në ndërmjetësimin në konfliktet nga Ukraina deri në Siri”, njofton Blumberg. Turqia dhe SHBA-ja kanë një numër të madh mosmarrëveshjesh lidhur me konfliktin sirian dhe bashkëpunimin në mbrojte. Uashingtoni e mbështet milicinë siriane kurde, të cilën Ankaraja e vlerëson grup terrorist. Gjithashtu, blerja e sistemit raketor rus S-400 nga ana e Turqisë në vitin 2019 solli sanksione amerikane dhe përjashtimin e Turqisë nga programi për aeroplanë ushtarakë F-35. 

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se administrata e tij sot do të publikojë rreth 80.000 faqe dokumente të klasifikuara, të lidhura me vrasjen e presidentit, Xhon F. Kenedi në vitin 1963. "Njerëzit e presin këtë me dekada. Do të jetë shumë interesante", deklaroi Tramp gjatë vizitës në Qendrën "Kenedi" në Uashington. Në pyetje të gazetarëve nëse ka parë se çka ka në dokumentet, Tramp tha se vetëm ka dëgjuar, por edhe se njerëzit duhet vet të bëjnë rezyme pas publikimit të dokumenteve.

Karxhali - Drejtuesit e klubit bullgar të futbollit "Arda" i kanë kërkuar falje ish lojtarit të klubit, Petko Gançev për një minutë heshtje organizuar në kujtim të tij. "Udhëheqësia e klubit 'Arda' i kërkon ndjesë ish lojtarit të klubit Petko Gançev dhe të afërmve të tij për faktin se klubi ka marrë informacione të pasakta për kinse vdekjen e tij. Petko Gançevit i urojmë edhe shumë vite shëndet dhe suksese", thuhet në komunikatën e klubit.

QËNDRONI TË LIDHUR