• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 11 prill/ 2023

Shkup - Presidenca e OSBE-së angazhohet vazhdimisht dhe në mënyrë aktive me të zhvendosurit, gratë dhe të rinjtë e prekur nga konfliktet, si dhe me njerëzit që jetojnë në zona të izoluara dhe të kërcënuara. Mendimet dhe shqetësimet e tyre janë shumë të rëndësishme. Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili.

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite filloi seanca e Komisionit për punë dhe politikë sociale, në të cilën duhet të debatohet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar.

Shkup- Aktivitetet e Prokurorisë Publike në drejtim të zbatimit të vërejtjeve nga Raporti i Komisionit Evropian, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska dhe prokurorit publik të Republikës Lubomir Joveski.

Shkup - Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) ka konstatuar trajtim të pabarabartë të fermereve femra në ushtrimin e të drejtës për pushim të paguar të lehonisë, por edhe të fermereve femra në ushtrimin e të drejtës për pushim mjekësor të paguar. 

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski sot kishte takim me përfaqësues të Federatës Kombëtare të Fermerëve në të cilin ishte njoftuar me aktivitetet dhe angazhimet e organizatës, si dhe sfidat me të cilat përballen fermerët e rinj në mjediset rurale.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë sot informoi se kanë pritur për bisedë përfaqësues të Shoqatës së Fibrozës Cistike, pacientë me fibrozë cistike dhe prindër të fëmijëve me fibrozë cistike. Kumtesa u publikua në opinion, pasi paraprakisht para MSH-së përfaqësues të Asociacionit thanë se ende nuk ka përparim lidhur me furnizimin e ilaçit trikafta.

Shkup - Në zyrën e Këshillit të sindikatave policore të Evropës (CESP) në Bruksel, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti fjalim në prezantimin e dokumentit strategjik "Kultivimi i farave të ndryshimit: Si qasja e re policore mund ta formojë të ardhmen e Evropës”.

Shkup - Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime në Ligjin për Arsimin Fillor, me të cilën zgjidhet sfida e kahëmosëshme lidhur me sigurimin e procesi të rregullt arsimor për të miturit në institucionet edukative-korrektues dhe ndëshkuese- korrektuese.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Shkup - Gjyqtarja e sapozgjedhur kushtetuese Elizabeta Dukovska është pritur mëngjesin e sotëm nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska dhe ka pranuar material punues për seancën e nesërme.

Shkup - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sipas Ligjit të Festave, të premten, 14 prill 2023, E premtja e Madhe, është ditë jopune për qytetarët e konfesionit ortodoks.
 
Shkup- Që nga pasditja e sotme është ndërprerë bojkoti i makinistëve pasi janë plotësuar kërkesat e tyre - është paguar pjesa e dytë e pagës së muajit shkurt dhe shpenzimet e udhëtimit për muajin mars.
 
Koçan - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot pati takime me prodhuesit e kulturave të hershme bujqësore dhe orizit nga rajoni i Koçanit, në të cilat u njoftua me problemet me të cilat përballen dhe i informoi për masat qeveritare për mbështetje.
 
Prishtinë-  Në një ceremoni të veçantë, të organizuar sot në komunën arbëreshe të Italisë, Frasnitë, presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, iu nda çmimi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Ky çmim i është ndarë presidentes nga kryetari i kësaj komune, Angelo Catapano.

Beograd - Ministrja e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Mishqeviq, në takimin rajonal të ekspertëve "Le të sundojë drejtësia me rajonin" në Beograd, deklaroi se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i shkëmbejnë përvojat në procesin e bisedimeve me BE-në, informoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Otava – Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmihal, ka mbërritur sot për vizitë në Kanada, gjatë së cilës do të kërkojë municion dhe automjete të blinduara për kundërsulm kundër forcave ruse.

Moskë - Dhoma e Poshtme e Parlamentit rus njëzëri votoi ndryshimet e ligjit me qëllim që të lehtësohet mobilizimi dhe të vështirësohet shmangia e rekrutimit.
 
Berlin– Autoritetet gjermane kanë urdhëruar sot ambasadoren e Çadit që brenda 48 orëve të largohet nga vendi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
 
Barcelona - Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, pas ndeshjes së djeshme kundër Gironas, deklaroi se është i shqetësuar se si skuadra e tij do ta fitojë titullin këtë sezon, raportojnë sot mediat spanjolle.

 

QËNDRONI TË LIDHUR