• e mërkurë, 03 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/25 mars/2023

Shkup - Me fikjen e dritave me kohëzgjatje prej një ore, sot mbarë botën do të shënohet Ora e planetit Tokë. Miliona njerëz mbarë botën në të njëjtën kohë në mënyrë simbolike në shtëpitë e tyre do ta fikin ndriçimin në shenjë solidariteti për planetin Tokë.

Shkup - Në ora dy pas mesnate, me lëvizjen e akrepave për një orë përpara, fillon matja verore e kohës. Kjo do të thotë se koha në ora 2, do të llogaritet si 3.

Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim sot në selinë e partisë në Reçicë të Vogël do të mbajë senacë të Kryesisë qendrore, ku në rend të ditës pritet të jetë debati për "Frontin për Evropë".

Shkup - Fluturime të reja dhe aviokompani të reja nga aeroportet në vend paralajmërohen gjatë sezonit veror. Orari veror i fluturimeve  fillon të zbatohet prej sonte në mesnatë. Nga TAV Maqedoni për MIA-n thonë se presin sezon të suksesshëm veror dhe ky do të jetë vit i rikuperimit të plotë pas pandemisë.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç'rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 247 kundërvajtje, prej të cilave 74 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 10 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer.

Dibër - Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori i Drejtorisë rrugore të Shqipërisë, Evis Berberi, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre realizuan takim pune në Shkup, ku biseduan për disa tema. 

Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës që t'i bashkohet përpjekjeve për një Maqedoni të Veriut europiane dhe vazhdimin e rrugës integruese si alternativa e vetme për vendin tonë.

Shkup - Në prag të seancës së sotme të Kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku pritet të debatohet për "Frontin për Evropë", i a.q. "Grupi i Zjarrit publikoi listë me funksionarët e shkarkuar, duke akuzuar se "zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi shkarkon persona që mendojnë ndryshe në BDI".

Shkup - Nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, dje në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 04:00, realizuan kontrollim aksional në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup.

Kumanovë - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se po ndërmerren masa të gjera hetuese për ndriçimin e rastit, në të cilin është penguar arratisja e organizuar nga burgu i Idrizovës, përmes gërmimit të tunelit nëntokësor nga ana e të burgosurve në Idrizovë.

Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot me telefon ka biseduar me kolegun e tij rus, Vlladimir Putin.

Sidnei - Në mbi 190 shtete sot mbahet aksioni Ora e planetit Tokë 2023, kur në ora 20:30 sipas kohës lokale në një orë do të fiken dritat, që e bën fushatën më të madhe botërore kushtuar planetit tonë.

Uashington - Asteroid mjaftë i madh që të shkatërrojë një qytet të tërë, këtë fundjavë do të kalojë mes orbitave të Tokës dhe Hënës.

Damask - Pjesëtarë të Shtetit Islamik kanë rrëmbyer rreth 40 njerëz në provincën qendrore siriane Hama dhe kanë vrarë të paktën 15 veta, kumtoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

Nju-Jork - Mbijetesa e njerëzimit varet nga ajo sa njerëzit menaxhojnë ujin, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, në fund të konferencnës treditore për resurset botërore të ujit.

Uashington - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa nëntë llogariten të zhdukur në shpërthimin që ka ndodhur mbrëmë në një fabrikë për çokollada në shtetin federal amerikan, Pensilvani.

Xhekson - Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën në tornadon e fuqishme që e ka goditur mbrëmë pjesën rurale të shteteve federale amerikane Misisipi dhe Alabama, ka shkatërruar ndërtesa dhe e ka ndërprerë rrymën, pasi moti i keq i ndjekur me breshër me madhësi të topit për tenis është përhapur në pjesën jugore të SHBA-së. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR