• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 30 maj/ 2023

Shkup - Nga momenti i dorëzimit të iniciativës për ndryshime kushtetuese në Kuvend deri në miratimin e tyre nevojiten minimum 4,5 muaj. Procesi mund të fillojë edhe pa arritur dialog politik dhe të shfrytëzohen tridhjetë ditët deri në votimin e parë për arritjen e marrëveshjes, theksoi në brifingun e sotëm me gazetarët, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Kuvajtit për Maqedoni të Veriut, Gazi Hamad Al-Fadli, të cilit i uroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm. Xhaferi e shfrytëzoi rastin që njëherazi të falënderohet për bashkëpunimin e suksesshëm me ambasadorin deritanishëm, Jakub Al-Atiki.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë të ditur sot se në Qeveri është dorëzuar informacioni për shfuqizimin e drejtorëve organizativë të klinikave. "Modalitetet do t'i vendosim së bashku me Qeverinë dhe ekspertët. Informacioni është dorëzuar në Qeveri, por nuk ka kaluar", tha Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes me rastin e Ditës Botërore të Sklerozës Multiple.

Shkup - Nga fundi janë përgatitjet për revidim të listës pozitive të barërave dhe për rreth një javë, kompanitë e interesuara do të thirren për të aplikuar. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot deklaroi se bëhet fjalë për problematikë të madhe, që zgjatë mbi 10 vite, ndërsa me revidimin e listës pacientët do të marrin barëra më cilësore.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha sot se jemi më të mirët në rajon në ofrimin e terapisë për sklerozën multiple. "Ne në fushën e sklerozës multiple, unë si neurolog profesionist, ju siguroj me përgjegjësi, se jemi më të mirët në rajon për ofrimin e terapisë. 

Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut respekton rekomandimet e Këshillit Evropian lidhur me arsimin parashkollor, shkollor, profesional, të lartë dhe arsimine të rriturve, vullnetarizmin e të rinjve dhe mobilitetin.  Punojmë për avancimin e cilësisë së procesit edukati-arsimor në të gjitha nivelet, duke i bazuar politikat në dokumentet strategjike dhe zgjidhjet ligjore në proces gjithëpërfshirës, me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. Këtë e vlerësoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e skriningut bilateral për Kapitullin 26 – Arsimi, Kultura, Rinia dhe Sporti e cila sot u mbajt në Bruksel.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski në kuadër të GlobSec në Bratisllavë.

Shkup - Stabiliteti fiskal dhe financat publike prudente në kushte të krizës, me të cilën përballemi aktualisht, janë kushte kyçe për rritjen ekonomike dhe sigurinë e një të ardhmeje me prosperitet për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Fatmir Besimi në Samitin e guvernatorëve, ministrave të Financave dhe drejtorëve të drejtorive tatimore në rajon në Beçiqi të Malit të Zi.

Shkup - Maqedonia e Veriut, ashtu si pjesa tjetër e Evropës, ndjen ndikimin e fortë negativ të luftës në Ukrainë në sektorin energjetik, i cili shkaktoi një rritje të çmimeve të gazit natyror për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz natyror nga Rusia. Por pavarësisht krizës energjetike, ne punuam shumë për të transformuar sistemin energjetik të vendit, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Shkup - Sfera "Arsimi dhe kultura" përpunon temë thelbësore për arritje të mirëqenies së qytetarëve të vendit, në bazë të një rritjeje solide inkluzive ekonomike të shtetit, porositi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane dhe kryenegociuesi me BE-në, Bojan Mariçiq në takimin e sotëm bilateral të skriningut për Kapitullin 26 - "Arsimi dhe kultura" në Bruksel.

Shkup - Këshilli gjyqësor sot në seancë solli vendim që të shpallet konkurs i ri për gjyqtarë në Gjykatat themelore të vendit të destinuara për kandidatët që kanë mbaruar Akademinë për gjyqtarë dhe Prokurorë publik, pasi në shpalljen e kaluar nga marsi i këtij viti, në disa qytete pozitat e gjyqtarëve mbetën të paplotësuara, ndërsa për disa nuk kishte fare interes.

Shkup - Janë duke u bërë analizat e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë për çmimin e energjisë elektrike, i cili, siç deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, nuk rregullohet vetëm me normën e TVSH-së por edhe me parametra të tjerë vendimtarë në krijimin e tij të fundit.

Shkup - Deklaratë solemne se në ushtrimin e funksionit prokuror publik do ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet dhe se në mënyrë të paanshme dhe me përgjegjësi do t'i mbrojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe interesat e subjekteve të tjera juridike, sot para Këshillit për prokurorë publik dhanë 18 prokurorë. 

Shkup – Gjykimi për fatkeqësinë me autobus në Llaskarcë vazhdon më 8 qershor pasi në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot u mor në pyetje dëshmitari Jakup Mamuti, pjesë e ekipit që e përgatiti superekspertizën në komunikacion.

Shkup - Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup në lidhje me rastin “DokazM”, ndërsa pjesërisht i ka pranuar ankesat e të pandehurit Marjan Stamenkovski, pronar i portalit me të njëjtin emër.

Shkup - Votimi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit “Sën. Cirili e Metodi"-Shkup nga 28 njësitë në përbërjen e tij (23 fakultete dhe pesë institute) ka përfunduar dhe ka kaluar në mënyrën më të mirë, tha për MIA-n prof. Rodna Zhivkovska, kryetare e Komisionit Universitar të Zgjedhjeve (KUZ).

Shkup - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Asovska, në seancën e sotme të tridhjetë të Këshillit të qytetit theksoi se në 18 muajt e fundit gjendja financiare e Qytetit është e mirëkonsoliduar, duke theksuar se llogaritë e Qytetit nuk janë bllokuar, ndërsa këshilltarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së nga ana tjetër e fajësojnë për mostransparencë financiare dhe kërkojnë përgjigje për shumë pyetje lidhur me gjendjen financiare të ndërmarrjeve publike. 

Prishtinë - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri  Hovenier, sot në takim me disa gazetarë tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet "Defender Evropë 2023", është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri të Kosovës.

Athinë - Sulmi më i rëndësishëm i kryer ndonjëherë ndaj një organizate publike qeveritare greke e karakterizojnë nga Ministria e arsimit dhe politikës digjitale të Greqisë sulmin e sotëm hakerik ndaj platformës për zbatimin e provimeve përfundimtare në shkollat ​​e mesme në vend, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano sot deklaroi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit "nuk ka vdekur" dhe se BE-ja tani punon akoma më intensivisht për t'u ndihmuar të dyja palëve të gjejnë zgjidhje në suaza të dialogut dhe ta qetësojnë situatën.

Bruksel - NATO njoftoi sot se po dërgon forca shtesë në Kosovë pas përleshjeve në veri të vendit, pasi dje u plagosën 30 ushtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga Aleanca.

Moskë - Rusia ka dhënë 1.5 milionë pasaporta për banorët e rajoneve të Ukrainës nën pushtimin rus, tha sot kryeministri rus Mihail Mishustin. Ai shtoi se vendimi është marrë me qëllim që Moska të forcojë kontrollin e saj mbi ato zona.

Moskë - Mbështetja e Perëndimit për Ukrainën e "shtyn" Kievin drejt sjelljes "të jomirëmenduar", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.  Njoftimi pasoi pas sulmit me aeroplan pa pilot ndaj Moskës, për të cilin Rusia e fajësoi Ukrainën.

Pekin - Miliarderi Ilon Mask, themelues i kompanisë Teslla, sot u takua me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Çin Gang, shpejtë pasi ateroi në Pekin në vizitën e tij të parë në Kinë nga viti 2020.

San Salvador - Së paku 153 persona, të burgosur pasi që El Salvadori vendosi autorizime të jashtëzakonshme në mars të vitit 2022 në mënyrë që t'u kundërvihet bandave të fuqishme të rrugës në vend, ndërruan jetë në një burg shtetëror, thuhet në raportin e publikuar nga grupi për të drejta të njeriut Kristosal.

QËNDRONI TË LIDHUR