MIA FLESH
- Shkup - Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Tetovës sot organizojnë ditë të hapur për qytetarët në sheshin në qendër të qytetit.
15:00/ 17 mars 2024
Shkup - Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Tetovës sot organizojnë ditë të hapur për qytetarët në sheshin në qendër të qytetit.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup - Në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, sot rreth orës 5, nëpunës policorë kanë arrestuar një shkupjan, i cili ka transportuar pesë migrantë nga Siria.
Tetovë - SPB Tetovë kumtoi se sot nga ora 09:00 deri në 17:00 në qytet do të ketë regjim të posaçëm të qarkullimit për shkak të shënimit të Ditës së NATO-s dhe katër viteve të anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Në sheshin e qytetit në Tetovë do të organizohet një ngjarje nga Ministria e Mbrojtjes.
Shkup - Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen e identitetit dhe emancipimit kombëtar”.
Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje gjatë kontrollimeve në trafik, në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 149 sanksione, prej tyre katërmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, dyzet e katër sanksione për mosrespektimin e shpejtësisë së qarkullimit, pesëmbëdhjetë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë…
Shkup - Një banore nga Prilepi dje është privuar nga liria për shkak sa ka kërcënuar se do t'ia vë flakën një objekti hotelierik, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugët të lagështa, kumtuan nga LAMM.
Athinë - Pas aksionit të djeshëm në kampusin universitar në Athinë, policia greke ka zhvilluar një aksion edhe në Universitetin "Aristotel" në Selanik, gjatë të cilit janë arrestuar 49 persona dhe janë gjetur shufra, gaz maska, helmeta ejt, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
BrukseL - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga sot deri të martën do të jetë në një turne nëpër vendet e rajonit të Kaukazit të Jugut, gjatë të cilit do të vizitojë Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë.
Moskë - Në Rusi sot është dita e fundit e votimit të zgjedhjeve presidenciale në të cilat presidenti aktual Vladimir Putin kandidoi për mandatin e pestë. Votimi treditor filloi më 15 mars dhe në dy ditët e para votuan më shumë se 55 për qind e votuesve të regjistruar, nga të cilët 110 milionë në Rusi.
Tokio - Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot herët në mëngjes prefekturën japoneze Fukushima, por nuk është lëshuar asnjë paralajmërim zyrtar për cunami, kumtoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Kiev - Rusia mbrëmë lansoi 16 dronë dhe shtatë projektile në Odesa, të cilët shkaktuar dëm në ndërmarrjet bujqësore dhe shkatërruan ndërtesa, kumtoi komanda jugore e forcave të armatosura ukrainase.
Varshavë - Kryeministri polak, Donald Tusk mbrëmë përsëri i bëri thirrje kryetarit të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së ta propozojë për votim pakon e nevojshme urgjente të ndihmës në vlerë prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën, njoftuan mediat polake.
Rejkjavik - Një vullkan në gadishullin Rejkjanes të Islandës eruptoi për herë të katërt që nga dhjetori, duke nxjerrë vëllime të mëdha llave në ajër, që shkaktoi evakuimin e banorëve vendas dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Trenton- Një person i dyshuar për vrasjen e tre personave në zonën Filadelfia është arrestuar mbrëmë në Nju-Xhersi, kumtoi policia.
Kajro- Hamasi sot konfirmoi se në sulmin izraelit javën e kaluar, jetën e ka humbur Marvan Isa, komandant i brigadës Al Kasam dhe zëvendësi i liderit ushtarak të Hamasit, Mohamed Deif.
Managva - Tërmet me intensitet prej 5,6 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua sot në afërsi të brigjeve të Nikaraguas, kumtoi Instituti gjeologjik amerikan.
Kolumbos - Ish presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nëse nuk fiton në zgjedhjet presidenciale në nëntor, kjo me siguri do të jetë fund i demokracisë amerikane.
Seul - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken sot mbërriti në Korenë e Jugut, ku do të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë, një grup shumëkombësh i udhëhequr nga SHBA-JA, qëllimi i të cilit është të promovojë solidaritetin dhe interesat e përbashkëta midis vendeve demokratike.
Kabul - Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 38 të tjerë janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në Afganistanin jugor, njoftuan autoritetet lokale.
Kajro - Bashkimi Evropian sot kumtoi se ka siguruar një pako ndihmë prej tetë miliardë dollarë (7,3 miliardë euro) për Egjiptin.
Kajro- Negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas do të vazhdojnë sot në Katar, njoftuan autoritetet egjiptiane.
Nju-Jork - Kompania "Spejs Iks" e miliarderit amerikan Ilon Mask po përgatit një rrjet prej qindra satelitësh spiun, konfirmuan pesë burime të paemëruara të njohura me projektin.
Volfsburg - Volfsburgu i largoi trajnerin Niko Kovaç dhe vëllaun e tij Robert, i cili ishte ndihmës trajner.