• e mërkurë, 20 nëntor 2024
MIA Flesh

18:00/ 31 gusht/2023

Shkup - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot pasdite do të ketë mbledhje me kryesinë e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) pasi kryetari i Sindikatës, Tomislav Gievski, deklaroi se planifikojnë grevë gjatë muajit shtator për shkak të pagave të ulëta dhe shkeljes së marrëveshjes kolektive dhe se për këtë qëllim po punohet për rritjen e anëtarësisë në shkolla që do të mbështesin grevën.

Shkup – Sinjali pozitiv nga Bashkimi Evropian është këtu, ndërsa nga ne varet se sa shpejt dhe në çfarë mënyre do të anëtarësohemi në Union. Pikërisht deklarata për shpejtësitë e ndryshme do të thotë se disa vende kandidate do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian më shpejt, e disa më ngadalë, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Shkup - Dyzet e gjashtë mësimdhënës të shkollave fillore sot morën vendim për avancim në titullin mentor. Vendimet ua prezantoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili theksoi se me titullin e sapo fituar, ato bëhen mbështetje dhe motivim për mësimdhënësit e tjerë në shkollat ​​ku janë të punësuar për të ngritur cilësinë e mësimdhënies, ndërsa me këtë edhe për të avancuar procesin edukativo-arsimor.

Shkup - Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me Piter Hurelbrink, drejtor i sapoemëruar i Fondacionit "Fridrih Ebert" (FES). Në takim mori pjesë edhe drejtori në largim, Rene Shle. Nga Sekretariati për Çështje Evropiane kumtuan se temë kryesore e takimit ishte përforcimi i bashkëpunimit në të ardhmen, me theks të veçantë në transformimin e shtetit në fushat kyçe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shkup - Në Kuvend sot është mbajtur seanca e Këshillit Buxhetor, në të cilën është votuar vendimi për dhënien e pëlqimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Kuvendit për vitin 2023, të iniciuar me kërkesë të Ministrisë së Financave në kuadër të ribalancimit të buxhetit për vitin 2023.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në Nju-Delhi ka mbajtur fjalim para Këshillit të Indisë për Çështje Ndërkombëtare, gjatë vizitës së tij zyrtare në Indi, me ç'rast iu referua aktiviteteve të Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit të OSBE-së në vitin 2023, në rrethanat jashtëzakonisht komplekse gjeopolitike të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Shkup - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patrisia Di Xhovani dhe përfaqësues të zyrës së UNICEF-it në Shkup. Në takim u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe u diskutuan temat për Garanci të fëmijëve, strategjinë për prindërimin si një dokument të rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin e fëmijëve dhe fushatën e re të  MPPS-së në bashkëpunim me UNICEF-in për promovimin e shëndetit mendor tek të rinjtë - "Walk and talk".

Shkup - Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM) në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk njoftoi se janë marrë vendimet me të cilat shoqëria tregtare "IGM Xhumajlija" SHPK - fshati Saramzalinë, Lozovë, si dhe personi juridik Shoqëria për grumbullim, deponim, menaxhim dhe përpunim të mbeturinave, tregti dhe shërbime "DABLJU EKO" SHPKNJP - Shkup, Dega Zhelinë u merren hiqen A-lejet e integruara ekologjike.

Shkup - Nëpunës policorë të SPB Tetovë, sot rreth orës 10 e 30 minuta në f. Sedllarcë e Poshtme e kanë privuar nga liria 53 vjeçarin T.B. nga Shtipi. Nga MPB infirmuan se ai dyshohet se nga qershori deri mëtani ka kryer pesë vjedhje në kisha në komunën e Jegunocës. Me përdorimin e forcës ka hyrë në objekte dhe më së shpeshti ka vjedhur të holla.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, u takua me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i cili po qëndron në vendin tone, i udhëhequr nga Fric Bashmair, me ç’rast u u zhvilluan takime me më shumë institucione që kanë kompetencë në fushën e shpenzimeve buxhetore.

Shkup - Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në hapësirën e hapur në kufirin me Greqinë, ndërmjet Bogdancit dhe Dojranit, ku kalon vija e frontit nga Lufta e Parë Botërore dhe në të cilin deri më tani kanë shpërthyer të paktën katër granata  nga Lufta e Parë Botërore, deklaroi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov.

Kumanovë - Objekte ndihmëse, punëtori për përpunimin e qeramikës dhe një shtëpi janë djegur në zjarrin që shpërtheu në ora dy pas mesnatës në fshatin Tabanoc në Kumanovë. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë katër ekipe zjarrfikëse me rreth dhjetë zjarrfikës.

Dibër - Prej sot është hequr kufizimi i furnizimit me ujë në Dibër, i cili ishte vendosur më 31 korrik të këtij viti. Siç njofton për MIA-n Burim Kaba, drejtori i Ndërmarrjes publike “Standard”, e cila menaxhon ujësjellësin Rosoki-Dibër, tashmë po furnizon normalisht të gjitha pjesët e qytetit.

Bogdanci - Zjarri ndërmjet Bogdancit dhe Dojranit, që shpërtheu mesditën e sotme në malin Karabalia, në atarin e fshatit Selemli, po shuhet nga dy aeroplanë "Er traktor", zjarrfikës nga Gjevgjelia dhe nga NP “Pyjet Kombëtare”.

Bogdanc - Është vënë pjesërisht nën kontroll zjarri në mes Bogdancit dhe Dojranit që ka rënë sot në mesditë në malin Karabalia, në atarin e fshatit Selemli, afër kufirit me Greqinë. Siç deklaroi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov, janë duke u djegur edhe dy pjesë.

Prishtinë - Policia e Kosovës dje ka ngritur "hetim intensiv" dhe ka hapur rast për nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit", për shkak të grafitit të shkruar rreth rrugës kryesore në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, e cila është e banuar me popullatë shumicë serbe, njoftoi korespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur mesazhin e eurokomisionerit Oliver Varheji, pasi ky i fundit shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për çdo propozim që mund të na çojë në zgjerimin e BE-së në vitin 2030, njoftoi Top Çanell. 

Prishtinë - Prokuroria speciale e Kosovës kumtoi se me urdhër të prokurorit kompetent në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshimtë për kërcënime me dhunë dhe vrasje ndaj kryeministrit Albin Kurti. "I dyshuari N.S. ka dërguar kërcënime...në rrjetin sociale Fejsbuk", thuhet në kumtesë.

Ankara - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, sot dhe nesër është për vizitë pune në Rusi. Fidan deklaroi se bisedimet me homologun e tij rus Sergej Lavrov në Moskë do të jenë një përgatitje për një takim midis liderëve të dy vendeve, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan.

Ankara - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, në kuadër të vizitës në Turqi, realizoi takim me përfaqësues të kompanisë "Havelsan". Siç informuan pasdite nga MSHIA, Aliu ka realizuar takim me Omer Ozkan dhe Shefket Unal, të cilët e kanë informuar ministrin për rëndësinë e kësaj kompanie në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.

Stokholm - Katër shpërthime brenda një ore kanë ndodhur në të gjithë Suedinë, ku është rritur dhuna e lidhur me bandat, ndërsa në teren janë thirrur edhe pirotekninë, kumtoi policia suedeze.

Madrid - Komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varheji sot në Spanjë deklaroi se e përshëndet gatishmërinë e Këshillit Evropian "që më në fund të angazhohet dhe të bëjë hap të madh përpara” për t'u realizuar zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Niamej - Autoritetet e reja ushtarake të Nigerit i kanë hequr imunitetin diplomatik ambasadorit francez dhe kanë urdhëruar policinë që ta dëbojë atë, njoftojnë mediat franceze në një letër drejtuar misionit diplomatik.

Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, mbrëmë ka nderuar veteranët e luftës në Afganistan dhe ka treguar se Amerika nuk ka më nevojë për një prani ekzistuese ushtarake në zonat e rrezikut. Deklarata e Bajdenit vjen në përvjetorin e dytë të përfundimit të luftës në Afganistan. Ai u zotua të vazhdojë punën e veteranëve për të siguruar siguri dhe mbrojtje për Amerikën.

QËNDRONI TË LIDHUR