12:00/19 janar/2026
Shkup- Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga delegacion i lartë qeveritar, duke filluar nga nesër do të marrë pjesë në takimin vjetor të 56-të me rradhë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër. Forumi i këtij viti, i cili mbahet nën moton “Në frymën e dialogut”, bashkon mbi 65 krerë shtetesh dhe qeverish, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për sfidat më të rëndësishme globale.
Shkup- Me ligjin e ri, shteti dërgon një mesazh të qartë se shëndeti publik, veçanërisht shëndeti i të rinjve dhe joduhanpirësve, është prioritet thotë në një deklaratë për MIA-n pulmologu-alergolog, mjeku specialist primarius Oliver Zafirovski, drejtor i Institutit Publik Shëndetësor Klinika universitare për pulmologji dhe alergologji në Shkup. "Sipas analizave të kryera dhe të dhënave relevante për situatën me përdorimin e produkteve të duhanit në vend, vlerësohet se rreth gjysma e popullsisë në Maqedoninë e Veriut është e varur nga cigaret, me një konsum mesatar ditor prej 18 deri në 22 cigare për person", ka thënë ai.
Shkup- Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Epifaninë e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani pagëzuesi e ka pagëzuar Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Uji i bekuar për shkak të shërbimit të madh në ujë që kisha e kryen në këtë ditë. Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujërat e bekuar. Dioqeza ortodokse e Shkupit pranë KOM-AO do ta organizojë bekimin tradicional të ujërave në lumin Vardar dhe aktin e hedhjes së kryqit.
Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi urime me rastin e Festës së Epifanisë - Uji i bekuar, ku porosit që të mbetemi besnikë ndaj vlerave që na mbajnë të drejtë dhe të bashkuar dhe të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin me ndershmëri, solidaritet dhe kujdes për të mirën e përbashkët. "Epifania është festë e zbulimit, pastrimit dhe ripërtëritjes, ditë kur uji, si burim jete, na kujton nevojën për pastërti shpirtërore dhe morale. Epifania gjithashtu mban mesazh të fuqishëm besimi, guximi dhe gatishmërie për të ndjekur rrugën e drejtë, edhe kur është vështirë. Shenjtërimi i ujërave dhe vendosja e Kryqit është traditë, por edhe mesazh i gjallë besimi, sakrifice dhe shprese!, publikoi kryeministri në Fejsbuk.
Shkup- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi urim me rastin e festës Epifania – Uji i bekuar, në të cilën porosit që të bashkuar të bëjmë përpjekje të kontribuojmë për të tanishme të lumtur dhe të mirë dhe të ardhme të bekuar dhe të begatë. Në urimin e saj drejtuar kreut të Kishës Ortodokse të Maqedonisë - Kryepeshkopatës së Ohrit, kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, monasticizmit dhe klerit të nderuar, si dhe besimtarëve ortodoksë, presidentja uron që festa të sjellë gëzim në zemër, dritë në shpirt dhe paqe në mendje.
Shkup- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka dërguar urim me rastin e festës së Ujit të Bekuar. "Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia me rastin e festës së Ujit të Bekuar. Kjo festë bart mesazhin e pastrimit shpirtëror dhe të shpresës, duke na kujtuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët për përparimin e shoqërisë dhe të shtetit. Besimtarëve ortodoksë u dëshiroj që kjo ditë t’ju sjellë qetësi të brendshme, ndërsa familjet tuaja të gëzojnë shëndet, mbarësi dhe mirësi", thekson Gashi në urim.
Shkup- Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) në prag të festës së ardhshme fetare Epifania - Uji i Bekuar, u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të veprojnë me përgjegjësi dhe ndërgjegje, të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit me qëllim rritje e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe mbrojtje e jetëve njerëzore.
Shkup- Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit, ku në orën 7 janë matur -12 gradë, pas çka vijojnë me -10 në Berovë, -9 Kriva Pallankë, -8 Gjurishtë, -7 Shkup – Petrovec, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës, -6 Krushevë dhe Vinicë. Në Veles, Pozharan dhe Topollçan, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) regjistroi -5 gradë Shkup – Zajçev Rid, Prilep dhe Shtip, -4 Pretor, -3 Strumicë, Ohër, Kavadar, Tetovë dhe Manastir -2, Demir Kapi -1, ndërsa në Gjevgjeli 1 gradë.
Shkup- NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup informoi se sot me rastin e festës së krishtere - Uji i Bekuar, sportelet për pagesë dhe reklamin në Drejtorinë e ndërmarrjes do të punojnë nga ora 7:30 deri në orën 15:30. Nga nesër do të vazhdohet me orar të rregullt të punës.
Shkup- NQP Shkup informoi se sot për shkak të festës së Epifanisë - Uji i Bekuar, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 51, 56, 56A, 70, 74, 81, 118 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës. Sot, nga ora 7 deri 14, kujdestar do të jetë pika për shitjen e biletave në Qendrën transportuese, ndërsa teleferiku nuk do të punojë. Prej aty përkujtojnë se çdo e hënë dhe çdo e martë e fundit në muaj për teleferikun janë ditë jopune.
Shkup- Sinoptikët paralajmërojnë mëngjes të ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa gjatë ditës mot i ftohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -8 deri 0, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 0 deri 6 gradë. Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të bie deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë.
Madrid- Të paktën 39 persona humbën jetën, ndërsa 73 u lënduan në aksidentin e mbrëmshëm hekurudhor i cili ndodhi në zonën spanjolle Kordoba. Aksidenti ndodhi kur dy trena të shpejtë dolën nga binarët në qytetin Adamuz. Treni që qarkullonte në relacionin Malaga – Madrid me 317 udhëtarë doli nga binarët në hyrje të Adamuzit. Tre vagonët kaluan në hekurudhën fqinje në një moment kur vinte treni nga Madridi deri në Uelva, gjë që bëri edhe ai të dalë nga binarët.
Bruksel- Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë arritur marrëveshje që t'i japin shans dialogut me SHBA-në, para se të ndërmarrin çfarëdo masash si përgjigje të paralajmërimit të presidentit, Donald Tramp për vendosjen e taksave nga 1 shkurti ndaj tetë vendeve evropiane, të cilat, sipas tij, e kundërshtojnë qëllimin e tij për ndërmarrjen e kontrollit ndaj Grenlandës.
Strasburg- Evropa qëndron e bashkuar fort në përkushtimin e saj për të mbështetur sovranitetin e Grenlandës dhe të Mbretërisë së Danimarkës, porositi mbrëmë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një publikim në Iks. Publikimi i Fon der Lajen pasoi pas bisedimeve të saj me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, presidentin francez Emanuel Makron, kryeministrin britanik Kir Starmer, kancelarin gjerman Fridrih Merc dhe kryeministren italiane Xhorxhia Meloni.
Bruksel- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta mbrëmë në një publikim në Iks paralajmëroi se në ditët në vijim do të thirr Samit të jashtëzakonshëm të BE-së kushtuar zhvillimit më të ri të ngjarjeve rreth Grenlandës. “Duke pasur parasysh rëndësinë e ngjarjeve të fundit dhe me qëllim të koordinimit të mëtutjeshëm, vendosa të thirr mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian në ditët në vijim”, bëri të ditur Koshta në publikim.
Kiev- Negociatori kryesor ukrainas Rustem Umerov mbrëmë deklaroi se bisedat me përfaqësuesit amerikanë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë do të vazhdojnë në Forumin ekonomik botëror në Davos, i cili fillon sot. Ai në Telegram publikoi se bisedat dyditore në Floridë me negociatorët amerikanë, mes të cilëve edhe përfaqësuesi i posaçëm, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Tramp, janë përqëndruar në garancat e sigurisë dhe planin për rimëkëmbje të Ukrainës pas luftës.
Uashington- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se Danimarka nuk ka arritur ta eliminojë "kërcënimin rus" për Grenlandën dhe se tani është koha për këtë. "Tani është koha dhe kjo do të bëhet!!! NATO tanimë 20 vite i thotë Danimarkës se duhet ta eliminojë kërcënimin rus ndaj Grenlandës. Për fat të keq, Danimarka nuk ka mundur asgjë të bëjë lidhur me këtë çështje", publikoi Tramp në rrjetin social "Truth Social".
Islamabad- Të paktën 11 persona humbën jetën mbrëmë në zjarrin që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin Karaçi të Pakistanit. Rreth 60 persona rezultojnë të zhdukur në zjarrin që përfshiu ndërtesën shumëkatëshe. Shërbimi kundër zjarreve tha se shuarja e zjarrit në qendrën tregtare, me më shumë se 1.200 dyqane ishte vështirësuar për shkak të tymit të dendur.
Rabat- Futbollistët e Senegalit e fituan Kupën afrikane të kombeve, pasi mbrëmë e fituan nikoqirin Marokun me rezultatin 1:0 pas kohës shtesë. Finalja e Kampionatit afrikan, e cila është luajtur në Rabat, mbrëmë ofroi dramë dhe kaos të vërtetë, ndërsa në një moment dukej se ndeshja nuk do të përfundojë.