18:00/ 30 korrik/ 2025
Shkup – Komisioni kuvendor për çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve nesër do të shpallë konkurs publik për emërimin e kryetarit të ri dhe anëtar të KSHPK-së, pas dorëheqjes nga funksioni të Tatjana Dimitrovskës dhe do të zgjedhë Avokatin e Popullit. Zgjedhja e kryetarit të ri të KSHPK-së mund të përputhet me shpalljen e zgjedhjeve lokale më 8 gusht, ndërsa kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkovski për MIA-n thotë se do të kërkohet mendim nga KSHPK për pritjen e kësaj date. “Është me rëndësi që ta respektojmë ligjin, por gjithashtu duam që KSHPK të ketë kryetar sepse në tetor ka zgjedhje lokale”, potencoi Sajkoski. Komisioni nesër duhet të sjellë propozim-vendim për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit, për konkursin i cili përfundoi të shtunën, ndërsa ishin paraqitur 17 kandidatë. Sipas informacioneve nga shërbimet e Kuvendit, në mesin e të cilëve janë zëvendësi aktual i Avokatit të Popullit, Ylber Rufati, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Driton Nebiu, Doan Sulejmanovski, Muhamed Hodai, Faton Selami dhe të tjerë.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me zëvendëskryeministrin për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, disa deputetë dhe familjarët e viktimave nga zjarri në spitalin modular, sot vendosën lule në vendin ku do të ndërtohet parku përkujtimor për viktimat e këtij zjarri tragjik. "Sot nuk po fillojmë vetëm ndërtimin e një parku. Po fillojmë ndërtimin e një kujtese kolektive. Të vonuar, por të domosdoshme. Para katër vitesh, në këtë vend ndodhi një tragjedi që nuk guxon të harrohet, por institucionet heshtën për katër vite. Nuk ndërmorën asgjë, zgjodhën të mos shohin, dhe ajo heshtje ishte padrejtësi për ata që humbën jetën dhe për të gjithë ata që çdo ditë kërkojnë drejtësi. Ky projekt nuk është për fotografi. Ky park nuk është zbukurim. Ai është një përgjigje e vonuar që sistemi është dashur ta jepte moti, por sot më në fund po fillojmë – dhe po fillojmë ndryshe, theksoi në fjalimin e tij ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Shkup - Deri në fund të vitit 2027 duhet të përfundojë dhe lëshohet në përdorim Salla universale. Deri të premten do të nënshkruhet tender për rikonstruimin e sallës dhe punët ndërtimore do të fillojnë pasi të përfundojë procedura rreth tenderit, përkatësisht deri në fund të shtatorit. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov tha sot se para dy javësh ka dorëzuar informacion në seancë qeveritare në lidhje me procedurat dhe se kanë përfunduar të gjitha proceset që janë trashëguar nga më parë. Ministria e Kulturës dhe Turizmit është investitori, por institucioni mbetet në pronësi të Qytetit të Shkupit.
Shkup – Çështja e pagës minimale prej 500 euro dhe për harmonizimin e pagave të tjera ishte hapur në mbledhjen e Këshillit Ekonomik – Social i cili sot mbajti mbledhje pas pauzës disamujore, por qëndrimi i Qeverisë është se për rritjen e pagës minimale duhet të merren parasysh edhe parametra të tjerë dhe të mos lejohet rritje e inflacionit. Nga LSM shprehën dëshpërim, duke theksuar se paga minimale në vend do të mbetet më e ulët në rajon. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në konferencën për media pas përfundimit të mbledhjes, tha se kjo çështje ishte hapur me kërkesë të Lidhjes së Sindikatave, por se si Qeveri nuk do të sjellin zgjidhje ad hok si qeveria paraprake.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov mohon se është marrëveshje politike me partnerin e koalicionit Vlen emërimi i Ali Sinanit për drejtor të Galerisë Nacionale të Maqedonisë (GNM) për çka reaguan të punësuarit në institucion. "Kemi pasur katër kandidatë, të gjithë i kanë plotësuar kushtet, por tre kanë pasur 'kopipejst' program, për dallim nga biografia e Sinanit, i cili ka pasur vizion krejtësisht ndryshe, i cili përputhet me vizionin tim, se si duhet të duket institucioni më tej. Prej këtyre shkaqeve, mora vendim që drejtor i GNM-së të jetë Ali Sinani. Nuk ka asgjë joligjore, as në proces, as në vendimin. Gjithkund po vendosen njerëz me cilësi të lartë, nuk mund të vendoset nëse nuk i plotëson kushtet. T'i pastrojmë dilemat se është bërë ndarje për nga partitë, se dikush është nga Vlen, VMRO-DPMNE, LSDM...Unë lash drejtorë nga LSDM-ja - ende nuk është ndërruar drejtori i Teatrit komedi, i Muzeut të artit bashkëkohor, i Xhaz-orkestrit kombëtar dhe shumë tjerë", tha Lutkov në pyetjen e gazetarëve në takimin me gazetarët.
Shkup - Institucione me burime të kufizuara, shumë projekte kapitale që kanë filluar por nuk janë zbatuar prej vitesh, të bllokuara në labirinte administrative ose të planifikuara në mënyrë jofunksionale - kjo është ajo që Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov gjeti gjatë marrjes së detyrës. Në një takim me gazetarët ku informoi për punën e Ministrisë gjatë vitit të kaluar, Lutkov tha se ata u përqendruan në stabilizimin e punës së institucioneve kulturore, revizionin e projekteve kapitale dhe krijimin e një dinamike të qartë për zbatimin e tyre, dhe filluan një proces të reformimit të politikës kulturore për ta bërë atë, tha, gjithëpërfshirëse, transparente dhe të orientuar drejt nevojave reale të punonjësve të kulturës dhe audiencës.
Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot zhvilloi takim me ministrin e shtetit për Çështje evropiane dhe mbrojtje të Irlandës, Tomas Birn. Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u diskutua për perspektivën evropiane të vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj procesit të reformave. Ministri Mucunski e theksoi vendosmërinë dhe angazhimin e qartë të Qeverisë drejt zbatimit të reformave. Pastaj, shprehu pritjen e tij që gjatë presidencës irlandeze me Këshillin e Bashkimit Evropian do të konfirmohet dhe konkretizohet mbështetja për procesin e zgjerimit.
Shkup - Në seancën e katërt të Këshillit Ekonomik-Social, ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi theksoi rëndësinë e riaktivizimit të dialogut trepalësh midis Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve, i cili paraqet mekanizëm thelbësor për kohezionin social dhe përparimin ekonomik. Ai përshëndeti përfaqësuesit e rinj të Konfederatës së sindikatave të lira, me çka, suç u shpreh, rikthehet legjitimiteti i Këshillit. Ministri informoi se procedura për përcaktimin e përfaqësueshmërisë së sindikatave u përfundua me sukses – çështje kjo që për një periudhë të gjatë kohore bllokoi funksionimin normal të KES-it. Njëherësh, janë propozuar ndryshime në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me të cilat ulet pragu i përfaqësueshmërisë nga 10 në 5 për qind, me qëllim që të nxitet një dialog social më gjithëpërfshirës dhe pluralist.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, sot zhvilloi takim me përfaqsuesit e Këshillit të ambasadorëve, në të cilën diskutuan për fushat e mundshme për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe ide, propozime dhe iniciativa të cilat do të kontribuonin për përforcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme të vendit. Siç kumtoi Kabineti presidencial, në takim morën pjesë kryetarja e Këshillit të ambasadorëve Aleksandra Naqeva Ruzhin dhe ambasadorët Muhamed Halili, Lupço Arsovski, Iljaz Sabriu, Tihomir Ilievski dhe Ivica Bocevski. Ata shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të institucionit President, nëpërmjet përcaktimit të prioriteteve të politikës së jashtme, analizave të pavarura dhe eksperte, debateve publike, këshillave dhe konsultimeve për çështjet ndërkombëtare.
Kumanovë – Vlora Ibrahimi është emëruar drejtoreshë e ndërmarrjes publike “Tregjet” Kumanovë. Ajo paralajmëroi se do të angazhohet për përmirësimin e funksionimit të ndërmarrjes përmes rritjes së transparencës, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë financiare. “Do ta analizoj situatën në kompani në detaje, duke ndërmarrë hapa konkretë për të ulur shpenzimet, për të rritur të ardhurat dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët dhe qiramarrësit e tregjeve. Do të punoj që NP ‘Tregjet’ të jetë më e hapur ndaj publikut, më e organizuar në funksionimin e saj të brendshëm dhe më e qëndrueshme financiarisht”, tha Ibraimi.
Strumicë - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot realizoi takim pune me një pjesë të prodhuesve, grumbulluesve dhe përpunuesve, ku diskutuan për plasmanin dhe grumbullimin e specit nga rendimenti i vitit 2025. “Në takim u dakorduan çmimet e grumbullimit sipas klasave për specin. Për klasën e parë, çmimi i grumbullimit është 45 denarë, për klasën e parë- dytë është 35 denarë, për klasën e dytë 20 denarë, ndërsa për klasën e tretë çmimi i grumbullimit do të jetë 15 denarë”, sqaroi ministri. Ai theksoi se këto janë çmimet fillestare me të cilat do të nis grumbullimi i specit nga rendimenti i vitit 2025.
Veles- Me përkushtimin e Qeverisë të gjithë punonjësit që një kohë të gjatë punojnë me kontrata në vepër në spitalet në vend do të marrin vendime pune menjëherë pas zgjedhjeve, më së voni deri në fund të këtij viti, bën të ditur Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski gjatë vizitës së sotme në Spitalin e përgjithshëm të Velesit së bashku me zëvendësin e tij Branko Axhigogov dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë Jovica Andovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. "Çështja është se sa shpejt mund të arrihen këto procese në mënyrë administrative, sepse duhet të koordinohen më shumë institucione, por megjithatë pas zgjedhjeve deri në fund të vitit, kemi një përkushtim të qartë për të siguruar që të gjithë ata që kanë punuar me kontrata në vepër të marrin vendime të përhershme dhe kështu të zgjidhin statusin e tyre", tha Klekovski.
Shtip - Helikopteri çek "Blek Hok" fluturoi drejt flakës së zjarrit në malin Goten. Me të ashtuquajturat "bomba" një rezervuar me kapacitet mbi 3.400 litra ujë u përfshi në shuarjen e zjarrit në anën e Berovës. Korrespondentja e MIA-s përderisa ishte në zonën e djegur të malit Goten me zëvendësdrejtorin e NP "Pyje kombëtare", Kire Mihailov e vërejti helikopterin çek, i cili prej sot ndihmon në përballjen me flakën e zjarrit, e cila ka zgjatur tashmë dy javë dhe ka shkatërruar pyllin në komunat Vasilevë, Radovish dhe Berovë,
Moskë - Tërmeti në Kamçatka tregoi se ky rajon ishte i përgatitur për lëkundje, kumtoi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov. Ai shtoi se masat e marra paraprakisht kanë dëshmuar efikasitet. "Të gjitha sistemet për paralajmërim u aktivizuan menjëherë, ndërsa u organizua evakuimi i personave nga zonat të cilat duhej të evakuoheshin për shkak të cunamit", theksoi Peskov. "Në përgjithësi, ndërtesat kanë treguar rezistencë ndaj tërmetit. Falënderimi i takon Zotit, që nuk ka viktima, kështu që gatishmëria teknologjike u provua dhe ishte në nivel të lartë", theksoi ai.
Paris – Presidenti francez Emanuel Makron e kritikoi marrëveshjen tregtare të arritur midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. "Për të qenë të lirë, duhet të keni frikë. Ne nuk kishim frikë mjaftueshëm", deklaroi ai para ministrave, transmetuan diplomatë francezë. Edhe pse marrëveshja ofron "dukshmëri" më të madhe për kompanitë franceze, Makron tha se ky është vetëm hapi i parë dhe se negociatat për të do të vazhdojnë. “Tani është më e rëndësishme se kurrë të përshpejtohet agjenda evropiane për sovranitetin dhe konkurrueshmërinë”, deklaroi Makron.
Bruksel – Komisioni Evropian sot njoftoi se 18 vende kanë kërkuar kredi në vlerë prej 127 miliardë euro, përmes instrumentit të krijuar për fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes në kontinent. Programi, i quajtur SAFE, është në thelb të strategjisë së pushtetit ekzekutiv evropian për përshpejtimin e furnizimit të përbashkët të armës, si përgjigje e kërcënimit të supozuar rus. E krijuar me qëllim që të ulet varësia evropiane nga SHBA-ja, programi mundëson që vendet anëtare të marrin kredi me kushte të favorshme.
Birmingam - Mijëra fansa janë tubuar sot në vendlindjen e Ozi Ozbornit, Birmingam, për t'i shprehur respektin e fundit. Ozi Ozborn vdiq më 22 korrik në moshën 76-vjeçare, ndërsa kortezhi i funeralit kaloi në qendrën e qytetit, i shoqëruar nga tingujt e këngëve të tij më të njohura dhe reagimeve emotive të fansave të tubuar. Kortezhi kaloi nga Broad Street dhe u ndal te stoli dhe ura kushtuar bendit Black Sabbath - vend i cili ditëve të fundit u bë simbol i kujtimit, plotë me lule, letra dhe porosi. Në një nga automjetet në kolonë ishte tërë familja Ozborn.
Uashington- Presidenti amerikan Donald Tramp, kumtoi se do të vendos tarifë prej 25 për qind për mallrat indiane, duke filluar nga e premtja, ashpër duke kritikuar Nju-Delhin për lidhjet ushtarake dhe energjetike me Rusinë. Në një publikim në platformën e tij "Truth Social", Trampi sot e përshkroi Indinë si "mik", por akuzoi vendin për udhëheqje të praktikave të padrejta tregtare, që i vënë bizneset amerikane në pozitë jo të volitshme. India ka barriera tregtare "të mundimshme dhe rezistuese” të cilat e mbajnë tregun e saj të mbyllur për kompanitë e huaja, shkroi ai, duke shtuar se tarifat e saj janë "tepër të larta".