MIA Flesh
- - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot me dëshminë e të akuzuarit Lupço Palevski, Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me fillim nga ora 10:00, Palevski fillimisht është paraparë të merret në pyetje nga mbrojtësi i tij, avokati Jovica Strashevski, e më pas t'u përgjigjet pyetjeve të pyetjeve të tërthorta nga Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë. Në seancën e kaluar babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjeve të Palevskit. “Nuk kam koment” ishte përgjigja në pyetjet e parashtruara nga i akuzuarit Palevski drejtuar babait të Vanjës. Gjorçevski është përgjigjur vetëm në pyetjen e parë nëse ka dëgjuar se ka qenë në komunikim me ndonjë anëtar të familjes së tij, për të cilën ai është përgjigjur se nuk e njeh Palevskin dhe ka kërkuar që të mos përgjigjet më në pyetjet e tij.
- Post By Fitore Curri
- 08:49, 14 prill, 2025

9:00/ 14 prill/ 2025
Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot me dëshminë e të akuzuarit Lupço Palevski, Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me fillim nga ora 10:00, Palevski fillimisht është paraparë të merret në pyetje nga mbrojtësi i tij, avokati Jovica Strashevski, e më pas t'u përgjigjet pyetjeve të pyetjeve të tërthorta nga Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë. Në seancën e kaluar babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjeve të Palevskit. “Nuk kam koment” ishte përgjigja në pyetjet e parashtruara nga i akuzuarit Palevski drejtuar babait të Vanjës. Gjorçevski është përgjigjur vetëm në pyetjen e parë nëse ka dëgjuar se ka qenë në komunikim me ndonjë anëtar të familjes së tij, për të cilën ai është përgjigjur se nuk e njeh Palevskin dhe ka kërkuar që të mos përgjigjet më në pyetjet e tij.
Shkup - Në Kuvend për sot janë caktuar seancat e komisioneve për Çështje Evropiane, për Mbrojtje dhe Siguri, për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, për Zgjedhje dhe Emërime, Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, si dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.
Shkup - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë seancë publike për kandidatët që i plotësojnë kushtet sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë. Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancë më 10 prill e përfundoi shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit Publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të RTMV-së dhe nga 37 kandidatë të paraqitur, 24 kaluan. 13 kandidaturat u refuzuan për mungesë të dokumentacionit.
Shkup- Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe rektorja e Universitetit të Shkupit, Biljana Angelova sot në Rektoratin e UCM-së do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim. Siç është paralajmëruar me këtë memorandum "do të vendoset forma bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi"-Shkup për veprimtari me interes të përbashkët".
Shkup - Policia nga SPB Shkup ka gjetur vajzën e mitur nga fshati Kadino, banore e Shkupit, prindi i së cilës dje në Stacionin policor Petrovec tha se është larguar nga shtëpia, bën të ditur MPB-ja. Nëpunësit e policisë e gjetën vajzën me prindin e saj në fshatin Ilinden ku vullnetarisht kishte shkuar tek një i njohuri i saj.
Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore të shtetit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 18 gradë. Sipas parashikimit të DPHM, prej sot vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut.
Sofje– Shoferët nga transporti urban në Sofje sot dalin në protestë, e cila mund të shkaktojë bllokada dhe lëvizje të vështirësuar në qytet. Protesta kombëtare, nën moton “Punë dinjitoze – pagë dinjitoze! Pa transport, nuk ka ekonomi!”, është organizuar nga sindikatat e punëtorëve transportues. Prej orës 8:00 pritet që protestuesit t’i bllokojnë udhëkryqet në komunikacion në qendër të Sofjes, ndërsa një pjesë e aksioneve përfshijnë edhe pengesë të përkohshme të punës së metrosë, informon BTA. Rreth orës 11:00, protesta do të fillojë me marsh drejt Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Doganave.
Kiev - Odesa dhe rajoni u sulmuan nga 10 dronë nga Deti i Zi, publikoi kryetari i komunës së qytetit Genadij Truhanov në aplikacionin Telegram. Në qytet jehuan shpërthime të fuqishme, shtoi ai. Sipas informacioneve preliminare, të paktën katër persona janë plagosur gjatë sulmit, deklaroi kryetari i Drejtorisë ushtarake rajonale të Odesës, Oleg Kiper. "Armiku e sulmoi Odesën dhe rajonin me dronë, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe automjetet", shkroi Kiper në Telegram. Mbetjet e cakut shkaktuan zjarr. Të gjitha shërbimet kompetente po eliminojnë pasojat e sulmit, shtoi kryetari i Drejtorisë ushtarake rajonale të Odesës.
Berlin - Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Fridrih Merc deklaroi se qeveria e re federale do të përpiqet që numri i azilkërkuesve të mos kalojë 100.000 në vit, njofton DPA. "Qytetet tona, shkollat, spitalet dhe infrastruktura janë tashmë në prag të kolapsit", deklaroi Merci për televizionin gjerman ARD. Ai konfirmoi një plan për të ndaluar bashkimin familjar dhe paralajmëroi një fushatë të gjerë për dëbim, siç është theksuar në marrëveshjen e koalicionit midis koalicionit të tij konservator (CDU/CSU) dhe Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Uashington– Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se do të fillojë hetim tregtar për ndikimin e importit kinez të elektronikës ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së. Trampi, gjithashtu, e përsëriti qëndrimin e tij se përjashtimi i telefonave të mençur dhe kompjuterëve nga doganat reciproke kundër Kinës do të jetë afatshkurtër. Agjencia amerikane për Doganë dhe Mbrojtje Kufitare të premten publikoi një udhëzim të ri me të cilin është e qartë se telefonat e mençur dhe kompjuterët do të përjashtohen nga gama e tarifave reciproke.
Nju Jork - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, dënoi ashpër sulmin ajror izraelit në spitalin "Al-Ahli" në Gazë dhe apeloi për mbrojtjen e institucioneve shëndetësore, transmetoi DPA. "Është shkatërruar reparti për ndihmë urgjente, laboratori, rentgeni dhe farmacia”, ka shkruar Tedros në rrjetin social Iks. Sipas drejtorit të spitalit, 50 pacientë janë transferuar në spitale të tjera, por 40 pacientë të sëmurë rëndë nuk kanë mundur të evakuohen.
Romë- Roma mbrëmë ka luajtur baras 1:1 me skuadrën e Lacios në kuadër të xhiros së 32-të të Serisë A të Italisë. Mbrojtësi i vendasve Alesio Romanjoli hapi rezultatin në minutën e 47-të. Mysafirët barazuan përmes Matias Soule në minutën e 69-të. Roma me 54 pikë mbetet në vendin e shtatë në Seria A. Skuadra e Klaudio Ranierit tashmë 16 ndeshje me radhë nuk ka regjistruar asnjë humbje në kampionatin italian. Lacio me 56 pikë gjendet në vendin e gjashtë të tabelës.