15:00/ 30 gusht/ 2025
Shkup - Çairi është kompleks në çdo aspekt dhe pikërisht kjo e bën atë tërheqës. Dendësia këtu nuk i referohet vetëm numrit të banorëve brenda 3.5 kilometrave katrorë. Por edhe intensitetit të jetës së përditshme, shtresave të historisë në Çarshinë e Vjetër, pranisë së kulturave dhe besimeve të shumta, ekonomive informale dhe lidhjeve shoqërore që e mbajnë bashkinë të bashkuar. Kur flasim për kompleksitetin, flasim për një sistem të gjallë që përfshin qytetin fizik, njerëzit që i japin jetë, dhe kujtimet dhe ritualet që i japin kuptim. Këtë e tha në një intervistë për MIA-n arkitekti i shquar me një reputacion të lakmueshëm ndërkombëtar, Mishel Rojkind, i cili do të jetë pjesë e ekipit të Bujar Osmanit, kandidatit për kryetar të bashkisë të Aleancës Kombëtare për Integrim. Rojkind tashmë ka filluar të njihet me strukturën urbane të komunës, shtresëzimin kulturor, rëndësinë e Çarshisë, lëvizshmërinë e banorëve të saj në mënyrë që të krijojë zgjidhje arkitekturore që do të sigurojnë modernizim, humanizim dhe gjelbërim inteligjent, pra ndërhyrje ekologjike që do t'i përgjigjen nevojave reale të kësaj komune, përndryshe komunës më të populluar në vend.
Shkup- Nën moton “Gratë e sjellin ndryshimin”, sot në Çair u prezantua një paketë gjithëpërfshirëse masash për mbështetjen e grave, me të cilën hapet një epokë e re e kujdesit real dhe përkrahjes për heroinat e përditshmërisë. Në fjalën e tij, Osmani theksoi se Fondacioni “Dora e Çairit” do të jetë shtylla kryesore e këtij paketi, i cili synon ndihmën financiare dhe sociale për nënat e vetme, gratë në kategori të cenueshme dhe për të gjitha ato ndaj të cilave komuna për një kohë të gjatë u kishte kthyer shpinën.
“Ky është simbol i kujdesit real, e jo i solidaritetit deklarativ,” tha Osmani.
Shkup - Kandidati për kryetar të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sot realizoi një takim të rëndësishëm me një grup aktivistesh, sipërmarrëse, nëna, mësuese dhe heroina të jetës së përditshme, me të cilat së bashku finalizoi Programin për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në komunë. “Në Çair po ndodh një lëvizje e grave - lëvizje e zëshme, vendimtare, e fuqishme. Ato kërkojnë jo vetëm ndërrim politikanësh, por transformim të të gjithë mënyrës së qeverisjes. Dhe në këtë lëvizje, unë jam aleat”, deklaroi Osmani.
Shkup - Kandidati për kryetar të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani reagoi ashpër ndaj mesazheve të fundit të Maksim Dimitrievskit të ZNAM-it kundër mekanizmit të Badenterit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një strategji të rrezikshme, të planifikuar prej kohësh dhe e cila synon të fshijë themelet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. “Mendoj se kjo është një strategji që e kemi parë edhe më herët. Plani për anulimin e Marrëveshjes Kornizë ekziston prej kohësh - para dy-tri vitesh ishte përgatitur. Thjesht, atëherë nuk mund ta realizonin - u duhej një partner shqiptar që do t’u jepte legjitimitet para popullit dhe para të huajve. Tani e gjetën”, deklaroi Osmani.
Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata me intensitet të shtuar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 20 minuta, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.
Shkup -Deri në ora 8:30 e mëngjesit të sotëm, në territorin e vendit ka një zjarr aktiv, ndërsa pesë janë vënë nën kontroll. Aktiv është zjarri në Komunën e Kavadarit në afërsi të Liqenit Tikvesh, ku digjen pyje dhe bar të ulët, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Siç theksojnë ata, zjarret në Komunën e Makedonski Brod në Zonën Shumëqëllimore Jasen ku digjet pyll i përzier janë nën kontroll, në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf ku ka një zjarr nëntokësor, në Komunën e Zhelinës në fshatin Merovë ku digjet pyll i përzier dhe në fshatin Cerovë ku digjet bimësi e ulët dhe pyll i përzier, si dhe në Komunën e Dollnenit në fshatin Dolgaec ku digjet pyll i përzier.
Moskë – Rusia dhe Kina bashkërisht kundërshtojnë sanksionet diskriminuese në tregtinë globale, të cilat e pengojnë zhvillimin botëror socio-ekonomik, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të shkruar për agjencinë kineze të lajmeve Sinhia. Të dyja vendet do të vazhdojnë të punojnë në uljen e barrierave të ndërsjella tregtare, tha Putini, para vizitës katërditëshe të partnerit më të madh tregtar rus. "Shkurt, bashkëpunimi ekonomik, tregtia dhe bashkëpunimi industrial midis vendeve tona po përparojnë në shumë fusha. Gjatë vizitës sime, sigurisht që do të diskutojmë perspektivat e mëtejshme për bashkëpunim të dobishëm reciprokisht dhe hapa të rinj për ta intensifikuar atë në dobi të popujve të Rusisë dhe Kinës", tha Putini.
Kiev– Të paktën një person humbi jetën sot në mëngjes në sulme ruse në të cilat ishin bombarduar shumë zona ukrainase, njoftuan autoritetet lokale. Shefi i administratës ushtarake të rajonit Zaporozhje, Ivan Fedorov, e konfirmoi sulmin e kombinuar rus me dron dhe raketa në të cilin humbi jetën një person, ndërsa 28 janë plagosur, duke përfshirë tre fëmijë. “Sulmet ruse shkatërruan shtëpi dhe objekte të shumta, kafene, pompa të benzinës dhe impiante industriale”, shkroi ai në Telegram.
Bellgorod- Ushtria ukrainase gjatë natës së kaluar me rreth 100 dronë ka sulmuar lagje në rajonin Bellgorod, ndërsa në ato sulme jetën e ka humbur një person, ndërsa shtatë janë lënduar, kumtoi sot guvernatori rajonal, Vjeçesllav Gladkov. Sipas tij, gjatë 24 orëve të kaluara, forcat ukrainase me 97 dronë kanë sulmuar 48 lagje, ndërsa 30 dronë janë rrëzuar. Dëmtime të ndryshme janë paraqitur në 18 amvisëri private, katër ndërmarrje, një objekt shoqëror-komercial, depo, ndërmarrje bujqësore dhe 20 automjete.
Evre - Të paktën një person e humbi jetën, ndërsa pesë u lënduan pasi një automobil mbrëmë me qëllim është përplasur në një grup njerëzish në qytetin francez Evre, kumtoi kryebashkiaku, Gi Lefran në rrjetet sociale. Automobili është përplasur në një grup njerëzish para një bari në Evre rreth orës 4 në mëngjes, pasi paraprakisht ka ndodhur një zënkë mes disa mysafirëve në bar, njofton televizioni BFM. Sigurimi pastaj ka vendosur të largojë jashtë rreth qindra njerëz, të cilët kanë qenë brenda në objekt, pas çka supozohet se një person ka shkuar pas automjetit dhe me qëllim me shpejtësi të madhe është përplasur në turmën e njerëzve para objektit.
Kiev – Andrij Parubij, politikan ukrainas i cili ishte kryetar i Radës Supreme dhe luajti rol të rëndësishëm në revolucionin në Euromajdan, sot është vrarë në Lviv. Policia kombëtare paraprakisht njoftoi se një politikan ishte vrarë pas të shtënave në qytetin perëndimor ukrainas. Irina Herashçenko, deputete e partisë Solidariteti Evropian, pastaj për Kiev Indipendent konfirmoi se viktima ishte Parubij. “Ministri i Punëve të Brendshme, Igor Klimenko dhe kryeprokurori shtetëror Rusllan Kravçenko sapo më njoftuan për rrethanat e para të njohura të vrasjes së tmerrshme në Lviv. Është vrarë Andrij Parubij", njoftoi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski në rrjetet sociale dhe shprehu ngushëllime.
Uashington– Gjykata amerikane e Apelit vendosi se pjesa më e madhe e tarifave të cilat para pak kohësh i vendosi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, janë të jashtëligjshme. Në mandatin e tij të dytë, Trampi i bëri tarifat bazë të politikës së jashtme amerikane, duke i shfrytëzuar për presion politik që të dakordojë kushte më të favorshme tregtare me vendet të cilat importojnë në SHBA. Vendimi i Gjykatës amerikane të Apelit në Uashington merrej me ligjshmërinë e të a.q. tarifa “reciproke” të Trampit, të cilat ai i vendosi në shkurt kundër Kinës, Kanadasë dhe Meksikës, ndërsa në prill edhe ndaj shumë vendeve në botë. Vendimi i gjykatës nuk ndikon në doganat e vendosura në bazë të autorizimeve të tjera ligjore, siç janë doganat e Trampit për import të çelikut dhe aluminit. Pritet që për rastin të ankohen në Gjykatën Supreme të SHBA-së.
Nju Jork – SHBA-ja në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e paralajmëroi Rusinë që të ndërmarrë hapa të cilat çojnë drejt paqes dhe të takohet me përfaqësuesit e Ukrainës, ose do të përballet me sanksione të mundshme, informon sot “Gardian”. Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së, e cila ishte thirr dje pasi në sulmet raketore të Kievit gjatë natës të së enjtes, 28 gusht, u vranë të paktën 25 persona, diplomati amerikan Xhon Keli tha se sulmet “hedhin dyshime mbi seriozitetin e dëshirës ruse për paqe” dhe kërkoi “sulmet ndaj zonave civile menjëherë të ndërpriten”.
Xhakartë– Të paktën tre persona humbën jetën në zjarrin të cilin e shkaktuan demonstruesit në ndërtesën e këshillit të qytetit në qytetin indonezian Makasar, pasi në vend shpërthyen demonstrata për shkak të vdekjes së një taksisti me motori i cili gjatë protestave të kaluara ishte shkelur nga vetura e policisë, informon sot “Guardian”. Në protestat në Makasar, në pjesën lindore të Indonezisë, ishin djegur ndërtesat e këshillit krahinor dhe lokal të qytetit, si dhe automjete ndaj të cilëve demonstruesit hidhnin gurë dhe koktej molotov.