• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 25 gusht/ 2023

Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski realizoi tkaim me ambasadorin e ri austriak, Martin Pamer ku u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, por edhe për çështjet aktuale me rëndësi për perspektivën e shtetit.

Shkup -  Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar takim me Gabriel Eskobarin, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Shkup -  Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, u takua sot me përfaqësues të disa shoqatave të shoqërisë civile - "ESE", "HERA", Iniciativa për të Drejtat e Grave nga Shuto Orizare dhe Shoqata për mbështetjen e personave që jetojnë me HIV "Bashkë më të fuqishëm".  Siç citohet në kumtesën me shkrim të Mexhitit, po forcohet bashkëpunimi mes Ministrisë dhe shoqatave të shoqërisë civile, me fokus të veçantë kujdesin shëndetësor parësor dhe parandalimin.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të tij të punës në Podgoricë-Mal të Zi, në Qeverinë e Malit të Zi realizoi takim Zoran Milaniq, ministër pa resor. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në takim është biseduar për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm bilateral, në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit operativ në më shumë fusha, siç janë lufta kundër migracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe korrupsionit, terrorizimit dhe sajber-kriminalitetit. 

Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i shoqëruar nga ambasadori i RMV-së në Lubjanë, Goran Milevski dhe komandanti i komandës për operacione, gjenerali brigadier, Besnik Emini, sot në Mezhica, Slloveni, i vizitoi pjesëtarët e Armatës, të angazhuar në përballjen me pasojat nga vërshimet.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n ka konfirmuar se pasdite ka pasur të shtëna me armë zjarri në garazhet e Qendrës Tregtare “Ist Gejt" në Shkup. Nuk ka persona të lënduar. "Ka një kallëzim për një qendër tregtare rreth orës 16. Nuk ka të lënduar", thonë nga MPB-ja.

Kumanovë - Një dyzet e gjashtë vjeçar nga Kumanova ka vrarë gruan dhe nënën e saj dhe më pas është vetëvrarë. Policia bën të ditur se rasti është raportuar sot rreth orës 14:25. "Sot (25.08.2023) rreth orës 14:25 në bazë të kallëzimit të pranuar, në një banesë në Kumanovë nëpunësit policor i kanë gjetur të vdekur E.A.J. (40) nga Kumanova dhe nënën e saj P.N., të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga D.J. (46) nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J.) Më pas D.J. ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J. është dërguar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë", njofton policia.

Shkup - Ministria e Drejtësisë për MIA-n informoi se deri në këtë moment nuk ka marrë informatë zyrtare se personi Alil Demiri është liruar. Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Maqedonisë së Veriut, dje në Kosovë e privoi nga liria Alil Demirin (38) në bazë të fletë-arrestit të shpallur ndërkombëtar nga MPB e RMV-së, kërkuar në bazë të urdhrit të Gjykatës themelore Shkup 1, për vepër të kryer penale "terrorizëm" të paraparë sipas nenit 394 nga kodi penal, lidhur me vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës.

Shkup - Personeli mekanik dhe ekzekutiv i HRMV Transport pasdite në orën 16 do të hyjë në bojkot me ndërprerjen e  qarkullimin hekurudhor për shkak të papagimit të pjesës së dytë të pagës për muajin korrik,  deklaroi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësues i personelit mekanik dhe ekzekutiv.

Prishtinë - Avokati kosovar Besnik Berisha sot deklaroi se gjykata në Prishtinë e ka liruar klientin e tij Alil Demiri, të dënuarin me burg të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut për veprën penale "terrorizëm" për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës në vitin 2012, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë - Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci deklaroi se do të vazhdojë me ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës, në pajtim me standardet e NATO-s dhe në bashkëpunim me aleatët, nga të cilët, siç tha, dy vitet e fundit është rritur blerja e pajisjes ushtarake, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kiev - Sllovenia iu bashkua Deklaratës së Grupit shtatë (G7) për garancitë e sigurisë për Ukrainën, publikoi sot presidenti Vollodimir Zelenski në X. Garancat e sigurisë të G7 duhet të jetë kornizë ndërkombëtare e orientuar ndaj forcimit të sigurisë afatgjate të Ukrainës dhe aftësisë së vendit për t'u mbrojtur kundër agresionit rus.

Bruksel - I fusim vlerat tona evropiane në botën digjitale, kumtoi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në X (ish-Tuiter) me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për shërbime digjitale të BE-së. "Me rregulla të ashpra për transparencë dhe përgjegjësi, Ligji ynë për shërbime digjitale ka për qëllim t'i mbrojë fëmijët tanë, shoqëritë dhe dmeokracitë tona. Prej sot, shumë platforma të mëdha onlajn duhet ta zbatojnë Ligjin e ri", theksoi Fon der Lajen.

Moskë - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpalli sot një dekret që kërkon të gjithë vullnetarët ushtarakë  të betohen para flamurit kombëtar rus. Dekreti u referohet atyre që "marrin pjesë në aktivitete luftarake në Ukrainë, e ndihmojnë armatën, si dhe qytetarët që shërbejnë në njësitë për mbrojtje territoriale".

Nju-Jork- Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare janë rritur për një për qind, para fjalimit të drejtorit të Bankës Qendrore Amerikane (FeD), Xherom Pauel, i cili mund t'u japë investitorëve indikacione për orientimin e ardhshëm të normave të interesit.

QËNDRONI TË LIDHUR