MIA Flesh
- Bruksel - Aspektet kyçe të procesit të aderimit, duke përfshirë zbatimin e Agjendës reformuese, ndryshimet kushtetuese, rrjedhën e përgatitjeve për hapjen e klastereve të kornizës negociuese, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërinstitucional dhe ndërpartiak për menaxhim të suksesshëm me prioritetet reformuese, ishin temat kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani me raportuesin e Parlamentit Evropian të vendit, eurodeputetit austriak Tomas Uajc.
- Post By Sara Ademi
- 15:08, 12 maj, 2025

15:00/ 12 maj/ 2025
Bruksel - Aspektet kyçe të procesit të aderimit, duke përfshirë zbatimin e Agjendës reformuese, ndryshimet kushtetuese, rrjedhën e përgatitjeve për hapjen e klastereve të kornizës negociuese, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërinstitucional dhe ndërpartiak për menaxhim të suksesshëm me prioritetet reformuese, ishin temat kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani me raportuesin e Parlamentit Evropian të vendit, eurodeputetit austriak Tomas Uajc.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, sot vizituan objektin rajonal të Shkollës Fillore "Vanço Përke" në vendbanimin Novo Sellë, ku pushteti lokal me mbështetjen e Ministrisë po investon në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe futjen e qëndrimeve të zgjatura.
Shkup - Për ne është e papranueshme të qëndrojmë në qeverinë e njejtë me një subjekt që është në marrëveshje me BDI-në e pareformuar. Lëvizja ZNAM edhe në programin e saj parazgjedhor ka folur për nevojë urgjente për "çzaptim" të shoqërisë. Nën "bdizimin" nuk nënkuptojmë albanofobi, por përkundrazi, "bdizim" që nënkupton një sistem i qeverisjes së korruptuar dhe kriminale. Një sistem që ka shkatërruar sistemin institucional, tha sot nënkryetarja e Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë dhe nënkryetare e Kuvendit Vesna Bendevska.
Shkup - Grupi parlamentar i partisë E Majta gjatë javës do të paraqesë Propozim -ligj për themelimin e Inspektoratit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të shtetit dhe flamujve të bashkësive në vend i cili do të sigurojë një mekanizëm për zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe çështjeve ligjore, paralajmëroi deputeti Amar Mecinoviq.
Shkup – Anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Policisë sot në mesditë dolën në protestë para gjykatave në Shkup, në udhëkryqin te QT “Mavrovasja”, duke kërkuar që të respektohet Ligji për pagën minimale dhe procedurat gjyqësore të zbatohen në afatet e parapara ligjore. “Paga bazë e policisë nuk mund të jetë nën pagën minimale në shtet. Kërkojmë barazim të praktikës gjyqësore të Gjykatës së Apelit – Shkup me gjykatat e apelit nga Manastiri dhe Gostivari, që e konfirmojnë kërkesën tonë”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Policisë, organizatori i protestës.
Shkup - Të painformuar dhe të paedukuar filluam të ndërtojmë ekonomi të tregut. Qeveria duhet të jetë e vogël, efikase dhe të kujdeset për gjërat themelore të qytetarëve, ndërsa tatime të ulëta dhe shpenzime të mëdha për programe sociale nuk shkojnë së bashku, këtë duhet ta pranojmë. Ndihma sociale konsiderohet si status, marrësit e saj për amvisëri kanë të ardhura më të larta nga ato të një familjeje në të cilën punojnë dy të rritur me rrogë minimale. Një plejadë të tërë të fuqisë punëtore nuk e shfrytëzojmë, ndërsa të rinjtë akoma më tepër dëshirojnë të punësohen në administratën publike, në vend se të fillojnë ndonjë biznes të tyrin.
Tetovë - Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot u mbajtën fjalët përmbyllëse të Prokurorisë, mbrojtjes, të pandehurve dhe përfaqësuesve ligjorë të familjeve të dëmtuara në kuadër të rigjykimit në të cilin akuzohen dy drejtorë dhe spitali i Tetovës në lidhje me zjarrin në spitalin modular më 8 shtator të vitit 2021 ku jetën e humbën 14 persona. Drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe ISHP Spitali Klinik në Tetovë, si persona juridik, akuzohen për veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë publike”.
Shkup - Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Tetovë dje pasdite e privuan nga liria K.V. (31) nga Tetova. Siç informoi sot MPB, gjatë kontrollit të trafikut në rrugën "Marshall Tito" në Tetovë ishte ndaluar automjeti i udhëtarëve "folksvagen golf" me targa regjistrimi të Tetovës, me drejtues K.V., dhe pas ndërmarrjes së masave ishte konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 2,16 promilë alkool në gjak.
Shkup - Dizeli prej sonte në mesnatë lirohet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i benzinave shtrenjtohet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0,21 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm. Çmimi i ri me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) do të jetë 64,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 73,5, ndërsa EUROSUPER BS - 98 për 75,5 denarë për litër. Çmimi i Vajit ekstra të lehtë të karburantit (EL-1) nuk do të ndryshojë dhe mbetet 65 denarë për litër.
Shkup - Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në mars të vitit 2025 është zmadhuar për 4.0 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, njofton ESHS. Gjatë muajit mars të vitit 2025 janë dhënë 334 leje ndërtimi, që është për 4.0% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Shkup - Numri i turistëve në mars të vitit 2025 është 70.902, prej të cilëve 22.0 % janë turistë vendor dhe 78.0 % turistë të huaj, informon ESHS-ja. Numri i turistëve në mars të vitit 2025 është 70.902, prej të cilëve 22.0 % janë turistë vendor dhe 78.0% turistë të huaj. Numri i bujtjeve në mars të vitit 2025 është 132 015, prej të cilëve 28.0% janë turistë vendor dhe 72.0% janë turistë të huaj.
Ankara - Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet në Turqi (AKP), Omer Çelik sot deklaroi se shpërbërja e grupit terrorist Partia Punëtore e Kurdistanit (PKK) është thelbësore për çlirimin e Turqisë nga terrorizmi. Më herët, PKK-ja lëshoi një deklaratë zyrtare se në Kongresin e 12-të të PKK-së të mbajtur nga 5 deri në 7 maj u mor vendimi për shpërbërjen e partisë.
Lubjanë - Kryeministri slloven Robert Golob deklaroi se Sllovenia do të ishte e nderuar nëse Rusia dhe Ukraina e pranojnë ftesën për bisedime paqësore ndërmjet dy vendeve në Lubjanë, publikoi televizioni slloven RTV. Të shtunën, Golob mori pjesë në një video konferencë për Ukrainën e cila u mbajt pjesërisht drejtpërdrejt, ndërsa presidenti francez Emanuel Makron, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri britanik Kir Starmer dhe kancelari gjerman Fridrih Merc vizituan presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski në Kiev. Disa nga bashkëbiseduesit morën pjesë nga distanca, duke përfshirë përfaqësues të disa vendeve, Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute, kryetarin e Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.
Romë – Papa i ri Leo i Katërmbëdhjetë bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të mbyllur në mbarë botën. Papa sot mbajti takim me gazetarë, që është takimi i tij i parë i tillë pasi u zgjodh trashëgimtar i papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill. Gjatë takimit, Leo i Katërmbëdhjetë e shprehu solidaritetin e Kishës me gazetarët të cilët për momentin janë në burg sepse po bëjnë përpjekje ta tregojnë të vërtetën.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në telefon ka biseduar me papën Leo të Katërmbëdhjetë dhe e ka ftuar ta vizitojë Ukrainën. Zelenski dhe kreu i Kishës Katolike Romake kanë biseduar për fëmijët ukrainas të cilët me dhunë janë dërguar në Rusi, për propozimin e armëpushimit 30-të ditor ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Bruksel - Bashkimi Evropian prezantoi standarde të reja për të kufizuar konsumin e energjisë nga pajisjet elektrike, qëllimi i të cilit është kursimi i energjisë elektrike dhe ulja e faturave për konsumatorët, njoftoi sot zëdhënësja e KE-së për aksion klimatik dhe energji, Ana-Kajza Itkonen. "Kufizimet e përditësuara të konsumit të energjisë për pajisjet elektrike në gjendje gatishmërie hynë në fuqi në të gjithë BE-në më 9 maj", theksoi Itkonen.
Bruksel - Zëdhënësi i Komisionit Evropian sot tha se nëse Rusia vazhdon me sulmet ndaj Ukrainës, nuk do të ketë mundësi për negociata paqeje. Në konferencën për media, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të kryejë presion ndaj Moskës dhe nuk e përjashtoi mundësinë që sanksionet e ardhshme evropiane ta përfshijnë gazsjellësin "Rrjedha veriore". Sipas zëdhënësit, përfshirja e "Rrjedhës veriore" në sanksionet do të dërgonte një mesazh të qartë se investimet në këtë projekt nuk janë fitimprurëse. Ai shtoi se BE-ja pret që ministrat evropian të punëve të jashtme, të cilët do të mbajnë tre mbledhje deri në fund të muajit, t'i miratojnë sanksionet shtesë.
Bruksel – Eurokomisari i Mbrojtjes, Andrius Kubilius deklaroi sot se Ukraina do të jetë pjesa më e rëndësishme e arkitekturës së ardhshme evropiane të sigurisë. Ai, në Forumin në Bruksel kushtuar industrisë së mbrojtjes, theksoi se Ukraina shumë shpejtë do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, por prej sot është pjesë e industrisë evropiane të mbrojtjes.
Gjenevë - SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord të ulin reciprokisht tarifat me 115 për qind për produktet e importuara për një periudhë prej 90 ditësh, deklaroi sot në Gjenevë ministri i Financave të SHBA-së, Skot Besent, transmeton "Gardian". Besent në brifingun e sotëm me gazetarët theksoi se të dyja palët treguan "respekt të madh" gjatë negociatave dhe se kanë një interes të përbashkët për tregti të balancuar. Në brifing mori pjesë dhe përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Xhejmison Grir.
Londër - Shefi i diplomacisë gjermane Johan Vadeful sot deklaroi se Rusia duhet të fillojë të respektojë armëpushimin përpara se të zhvillohen bisedimet e drejtpërdrejta të paqes midis Moskës dhe Kievit. "Është thënë qartë se fillimisht duhet armëpushim. Ukraina është gati për këtë. Gjermania tani pret që Rusia të bie dakord për armëpushim, ndërsa pastaj të jetë gati për të negociuar", theksoi Vadeful i cili është për vizitë në Londër.
Londër - Qeveria laburiste britanike sot do të prezantojë plan me "masa radikale" për të reduktuar migracionin deri në vitin 2029. "Të gjitha fushat e sistemit të migracionit, duke përfshirë vizat e punës, vizat e bashkimit familjar dhe vizat e studimit, do të ashpërsohen në mënyrë që të mundemi t'i kontrollojmë më mirë. Zbatimi do të jetë më i ashpër se ndonjëherë, ndërsa numri i emigrantëve do të reduktohet", pritet të paralajmërojë kryeministri Kir Starmer, sipas pjesëve të fjalimit të tij të publikuara nga Dauning strit.
Hjuston - Administrata kombëtare aeronautike hapësinore amerikane (NASA) po mendon për një mision në Mars këtë vit. Ky do të ishte një ndryshim i madh në prioritete dhe mund të përshpejtojë afatin kohor për një udhëtim në Planetin e kuq dhe të rrisë suksesin e Ilon Maskut. Kjo, gjithashtu, shpallë qëllimet e Donald Trampit për t'i dhënë përparësi dërgimit të njerëzve në Mars.
Gazë - Hamasi sot do të lirojë Adan Aleksandar, pengu i cili ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe izraelite dhe besohet të jetë pengu i fundit amerikan i mbijetuar që është mbajtur nga grupi palestinez islamik në Rripin e Gazës, deklaroi zëdhënësi i krahut ushtarak të lëvizjes, Brigadat Iz ad-Din al-Kasam.