• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/31 tetor/2025

Shkup  - Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko në suaza të mbledhjes së 151-të sot u bëri thirrje pjesëmarrësve dhe mediumeve ta respektojnë heshtjen zgjedhore para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, që fillon sonte në mesnatë dhe bëri thirrje të gjithë qytetarët ta realizojnë të drejtën e vet të votës. "Në pajtim me rregullat zgjedhore ta respektojnë heshtjen zgjedhore, sonte pas orës 24, gjatë ditës së nesërme kur votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre, personat në shtëpitë korrektuese përmirësuese dhe në shtëpitë e të moshuarve. Gjithashtu dëshirojmë t'u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve lirisht të mund ta realizojnë të drejtën e votës, të dalin dhe të votojnë. Votimi është personal dhe i fshehtë, kështu që në pajtim me të gjitha udhëzimet, rregullat dhe procedurat e KSHZ-së të mund ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike të votës", tha Kondarko.

Shkup - Gjykata Penale por edhe gjithë sistemi gjyqësor për momentin ndodhen para një sfide vërtet të madhe, gjegjësisht gjykimi për zjarrin në diskotelën "Puls" në Koçan, i cili është me ndërlikueshmëri të jashtëzakonshme dhe rëndësi shoqërore, porositi u.d. kryetare e Gjykatës Penale Shkup, Daniella Dimovska, në fjalimin e saj në Asamblenë vjetore të Shoqatës së gjykatësve të RMV, që u mbajt sot në Gjykatën Supreme Shkup. Dimovska, para kolegëve nga Gjykata Supreme, Apelit dhe gjykatave tjera në vend si dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor të RMV, ka theksuar se "ky proces nuk do të jetë vetëm test i gaishmërisë sonë juridike, por edhe i qëndrueshmërisë sonë, profesionalizmit dhe pavarësisë.

 Shkup - Krusheva ka nevojë për zhvillim, turizëm dhe projekte të reja. Me kryetarin e ardhshëm të komunës nga VMRO-DPMNE, Niko Çoneski, do ta zhvillojmë qytetin, do të ndërtojmë një qarkore, një sallë të re sportive dhe do të rindërtojmë rrugët që lidhin Krushevën, theksoi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski, në takimet me qytetarët në Krushevë. Nikolloski paralajmëroi se përmes Ndërmarrrjes Publike për Rrugë Shtetërore në Krushevë do të realizohen katër projekte.  

Shkup - Ministria e Shëndetësisë i informon mjekët stomatologë se procesi i përmirësimit të vazhdueshëm profesional në fushën e stomatologjisë po vazhdon përmes ngjarjeve edukative të miratuara dhe të vlerësuara me pikë nga Komisioni për Përmirësim të Vazhdueshëm Profesional, i formuar nga ministri i Shëndetësisë. 

Shkup  - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për paraqitje për të drejtën e shujtës së subvencionuar studentore për vitin akademik 2025/2026 zgjat nga 1 deri ë 5 nëntor të vitit 2025. Të drejtë për shujtë të subvencionuar studentore mund të përdorin të gjithë studentët e rregullt në studime universitare, të cilët kanë të ardhura mujore më të vogla  se neto paga minimale, si dhe studentë të regjistruar në studime postuniversitare dhe në studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private  në vend.

Strugë - Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra sot në konferencë për shtyp akuzoi se një aktivist i Aleancës për shqiptarët e ka sulmuar fizikisht një të punësuar në shkollën e fshatit Ladorishtë. Sipas tij, në të njejtën shkollë, paraprakisht të punësuarit morën porosi të drejtpërdrejta nga drejtori Shefi Cenka, i cili i ka urdhëruar të marrin pjesë në tubimet e organizuara nga Aleakca kombëtare për integrim.

Gostivar  - Në një ceremoni rasti në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, janë dorëzuar certifikatat e kandidatëve për anëtarë të këshillit, të cilët kanë marrë mandate në zgjedhjet e fundit lokale. Kjo përbërje do të jetë me numër më të vogël nga ato paraprake për shkak të rezultateve nga regjistrimi dhe numrit më të vogël të popuzllatës, kështu që në vend të 31 deri më tani, këshilli komunal do tëë numërojë 23 anëtarë.

 Shkup - Kandidati i së Majtës për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq, theksoi në konferencën e sotme për shtyp se nëse fiton, ajo fitore do të jetë jopartiake, por theksoi se edhe mandati do të jetë i tillë. "Nëse fitorja ndodh, ajo do të jetë jopartiake, dhe mandati do të jetë i tillë. Edhe nëse nuk fitojmë, megjithëse jemi të sigurt se do të festojmë fitoren të dielën, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të gënjejnë se votimi për opsione të treta dhe kandidatë të pavarur nuk mund të vijë në ndonjë manifestim fizik. Jo. Ja vullneti i atyre që u përpoqën të votonin ndryshe, ja ku është në raundin e dytë. Delegimi i tyre, legjitimiteti i tyre, na solli në raundin e dytë. Është e kotë për ta. Asgjë nuk do të jetë përsëri e njëjtë. Të dielën, Shkupi duhet të përballet me sistemin. Me këtë mobilizim politik që ka pasur në javët e fundit, besoj se Shkupi mund të përballet me sistemin dhe të marrë fitoren. Në këtë fushatë, kuptuam se Maqedonia është e ngopur me arrogancë, sepse për 30 vjet kemi pasur arrogancë nga njerëzit më të paaftë", tha Mecinoviqi.

Prishtinë - Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për rritjen e pagës minimale mujore në 500 euro, raportoi gazeta "Gazeta ekspres". Sipas vendimit, paga minimale aktuale prej 350 euro do të rritet në dy faza - nga 1 janari i vitit 2026, do të jetë 425 euro, ndërsa nga 1 korriku i të njëjtit vit, do të arrijë në 500 euro në muaj.

Tiranë  - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore. Fatos Nano u lind më 16 shtator 1952 në Tiranë, në një familje të lidhur me artin dhe kulturën. Ai përfundoi studimet për ekonomi politike në Universitetin e Tiranës dhe më vonë ndoqi specializime jashtë vendit, përfshirë Vjenën, ku ishte studiues pranë Institutit të Studimeve Ekonomike të vendeve të Lindjes.

Bruksel  - Përforcimi i bashkëpunimit në sigurinë onlajn dhe përballja me emigracionin ilegal, harmonizimi i politikës së vizave, kontrolli i kufijve, respektimi i parimeve të sundimit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave themelore dhe gjyqësia e pavarur, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ishin tema kryesore të Forumit dyditor ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, që përfundoi sot në Sarajevë.

Varshavë  - Forcat e armatosura polake kumtuan se sot, aeroplanët e tyre luftarak hasën një aeroplan vëzhgues rus mbi Detin baltik. Ky është incidenti i trtë i këtillë gjatë javës. Nga armata polake theksojnë se aeroplani rus nuk e ka shkelur hapësirën ajrore të Polonisë. 

Madrid  - "El Klasiko" përfundoi me fitore të Real Madridit me rezultat 2:1 kundër Barcelonës. Por, derbi mori një dimension krejtësisht tjetër pasi që në minutën e 71-të trajneri i "klubit mbretëror", Çabi Alonzo e hoqi nga loja brazilianin Vinisius Zhunior. Ai reagoi ashpër dhe u nis drejt zhveshtores dhe madje më pas k thye në bankinën për rezerva. Vinisius u kërkoi falje bashkëlojtarëve, ndërkaq Alonzo deklaroi se kjo do të zgjidhet brenda ekipit.

QËNDRONI TË LIDHUR