MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ndau bursat "Boris Trajkovski" për vitin akademik 2025/2026 për 20 studentët më të mirë të cilët arsimimin e tyre do ta vazhdojnë në Siti kolexh, Kampusin evropian të Universitetit "Jork", me seli në Selanik të Greqisë. Çdo bursë individualisht është e barabartë me vlerën e shkollimit të Siti Kolexhit dhe arrin në 14,890 euro, ku 50 përqind ose 7,445 euro për student sigurohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe 50 përqind e mbetur sigurohet nga Siti Kolegji i Selanikut. Bursat janë rezultat i aktivitetit dhe bashkëpunimit të përbashkët të presidentit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fondacionit "Boris Trajkovski" dhe Siti Kolegjit, Kampusit Evropian të Universitetit të Jorkut.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 24 nëntor, 2025
18:00/ 24 nëntor/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ndau bursat "Boris Trajkovski" për vitin akademik 2025/2026 për 20 studentët më të mirë të cilët arsimimin e tyre do ta vazhdojnë në Siti kolexh, Kampusin evropian të Universitetit "Jork", me seli në Selanik të Greqisë. Çdo bursë individualisht është e barabartë me vlerën e shkollimit të Siti Kolexhit dhe arrin në 14,890 euro, ku 50 përqind ose 7,445 euro për student sigurohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe 50 përqind e mbetur sigurohet nga Siti Kolegji i Selanikut. Bursat janë rezultat i aktivitetit dhe bashkëpunimit të përbashkët të presidentit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fondacionit "Boris Trajkovski" dhe Siti Kolegjit, Kampusit Evropian të Universitetit të Jorkut.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski u takua sot në Shkup me një delegacion nga Senati spanjoll i përbërë nga senatorë - anëtarë të Komisionit për punëve të jashtme. Siç njoftuan nga MPJTJ, ministri Mucunski shprehu kënaqësi për vizitën e cila paraqet konfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve. Ai theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe dialogut të vazhdueshëm politik duke theksuar nevojën për kontakte më të shpeshta midis përfaqësuesve të dy parlamenteve, me pritjen se kjo dinamikë do të intensifikohet më tej periudhën e ardhshme.
Shkup - Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Koresë, përmes një granti ndihme, ka siguruar tetë automjete moderne elektrike, së bashku me instalimin e stacioneve për karikim elektrik. “Bashkë me ambasadorin e Republikës së Koresë, Dong-bae Kim, sot realizuam dorëzimin e tre automjeteve të para nga granti, ndërsa deri në fund të muajit presim të mbërrijnë edhe pesë automjete të tjera, me çka do të përmbyllet plotësisht donacioni prej gjithsej tetë automjetesh elektrike. Kjo mbështetje e rëndësishme nga Republika e Koresë paraqet një hap të madh drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe do të mundësojë funksionim më efikas, më ekonomik dhe më ekologjik të shërbimeve inspektuese", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Shkup - Uji është resurs i interesit më të lartë strategik për shtetin dhe menaxhimi i saj i qëndrueshëm është kyç për ekonominë, bujqësinë dhe shëndetin e qytetarëve, porositën përfaqësues të institucioneve në ngjarjen e sotme "Ditët e Vardarit 2025", organizuar nga "Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave nëntokësore në Maqedoni". Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska theksoi se Qeveria e ka filluar programin me mbështetje të Zvicrës që të vendoset model i ri i menaxhimit të ujërave, i cili do të sigurojë qënrueshmëri të resurit dhe mbrojtjes së interesit publik.
Shkup - Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane realizuan takime të ndara me Delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme nga Senati i Mbretërisë së Spanjës, të udhëhequr nga Natalia Usero Peres. Siç njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar, në takimin me Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Kryetari i Komisionit, Musa Xhaferi, theksoi se Spanja është një partner i qëndrueshëm, mik dhe mbështetës i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen nga miqësi e sinqertë, mbështetje politike dhe angazhim i përbashkët ndaj vlerave evropiane.
Shkup - Në seancën e sotme për rastin "Geriatria" para Gjykatës Themelore Penale në Shkup me propozim të mbrojtjes ka dëshmuar dëshmitarja e punësuar si arkiviste në institucion, e cila për shkak të pushimit mjekësor të sekretares së drejtorit ka qenë në zëvendësim në atë vend pune. E pyetur nëse një person me emrin Nebije Zaimovska erdhi në takim me drejtorin, ajo u përgjigj pozitivisht. "Erdhi një person, u prezantua me atë emër, erdhi me një njeri dhe tha se kishte lënë takim, në fakt nuk kishte pasur. Unë pastaj hyra për ta pyetur nëse mund të hyjë sepse nuk kishte lënë takim me të, pastaj drejtori e pranoi", tha ajo.
Shkup - Nga SPB Shkup sot u raportua se rreth orës 9 të mëngjesit është denoncuar se në adresat elektronike në dy shkolla private në Shkup dhe tek Muzeu kanë arrit porosi për mjete shpërthyese. "Menjëherë u morën masa dhe aktivitete përkatëse, u kryen kontrollet e nevojshme dhe u vërtetua se bëhej fjalë për denoncime të rreme", thonë në MPB.
Shkup - Koordinuesja e grupit të deputetëve të "Frontit evropian", Rina Ajdari në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Propozim-buxheti për vitin 2026 nuk është zhvillimor, por, siç tha, buxhet i stagnimit, klientelizmit dhe borxhit. "Grupi ynë parlamentar 'Fronti evropian' sot në mënyrë të qartë e kumton qëndrimin e vet lidhur me propozim-buxhetin për vitin 2026, i cili në formën e tij të tanishme paraqet buxhetin më të dobët, më i papërgjegjshëm dhe më i motivuar politikisht që vendi ka parë në vitet e fundit. Ky nuk është buxhet zhvillimor, por buxhet klientelist i ndërtuar për ta ushqyer administratën partiake dhe për ta mbajtur në jetë pushtetin i cili e ka humbur pçdo kuptim ekonomik institucional. Në vend të vizionit për të ardhmen, Qeveria prezantoi dokument financiar pa strategji, pa reforma dhe pa përgjegjësi i cili vetëm i thellon krizat ekzistuese, e rritë borxhin publik dhe e rrezikon stabilitetin makroekonomik të vendit. Ky buxhet është simbol i mungesës së drejtimit, të mungesës së disiplinës fiskale, nga mungesa e veprimit politik, dinjitetit në sundim", tha ajo.
Shkup - Realiteti tregon se të rinjtë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon po përballen me barriera dhe vështirësi në rrugën e tyre të karrierës dhe në ndërtimin e vizionit të tyre për atë se dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri ku potenciali i tyre do të vijë në shprehje. Këtë e theksoi zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov sot në Kuvend në promovimin e publikimit "Përbaljja me euroskepticizmin rinor në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Maqedoninë".
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kongresistin Michael Turner (R–OH) si dhe Kongresistin Donald Norcross (D–NJ), me të cilët diskutoi zhvillimet e fundit në vend dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kongresistin Turner dhe ekipin e tij gjatë Sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton, si dhe për mbështetjen bipartizane të SHBA-ve ndaj Kosovës. Kjo mbështetje, theksoi ajo, ka qenë e pazëvendësueshme në periudhën që na solli lirinë, pavarësinë e pastaj shtetndërtimin e demokracinë. Asnjë nga këto të arritura, theksoi Presidentja Osmani, nuk do të ishin të mundura pa përkrahjen amerikane.
Luanda - Kryeministri polak Donald Tusk duke i komentuar negociatat paqësore për Ukrainën, sot deklaroi se nuk ka shumë arsye për optimizëm më të madh, duke shtuar se vendi i tij do ta mbështesë procesin në të cilin ka shanse për t'i dhënë fund, ose të paktën për ndërprerje, të luftës ruso-ukrainase. Tusk qëndron në Angola ku merr pjesë në samitin joformal të Bashkimit Evropian për Ukrainën, ndërsa në prag të samitit u mbajt një takim i posaçëm i të gjithë shefave të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, për ta shqyrtuar planin paqësor prej 28 pikash të propozuar nga SHBA, transmetuan mediat polake. Sipas kryeministrit polak, gjatë takimit janë zhvilluar shumë biseda serioze në një atmosferë të tillë të njejtë.
Bruksel - Paqja në Ukrainë nuk mund të jetë armëpushim i përkohshëm, por ajo duhet të jetë një zgjidhje e përhershme, deklaroi sot në Luanda kreu i Këshillit evropian, Antonio Koshta pas takimit joformal të liderëve të BE-së kushtuar ngjarjeve më të reja rreth përpjekjeve për arritje të paqes në Ukrainë, që u mbajt në format hibrid, drejtpërdrejtë dhe onlajn. "Ekziston momentum në negociatat paqësore. Takimi i djeshëm në Gjenevë mes SHBA-së, Ukrainës, institucioneve të BE-së dhe përfaqësuesve evropianë paraqet përparim të konsiderueshëm. SHBA-ja dhe Ukraina na informuan se diskutimet ishin konstruktive dhe se është arritur përparim rreth disa çështjeve. E përshëndesim këtë hap përpara. Disa çështje mbeten të zgjidhen, por kahja është pozitive", tha Koshta, i shoqëruar nga kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
Budapest - Ministri hungatez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto porositi se edhe Brukseli edhe Kievi duhet ta pranojnë pa hezitim planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën, sepse, siç theksoi, situata në terren dhe në Evropë po përkeqësohet çdo ditë. Sijarto vlerësoi se "mbështetja e pakushtëzuar dhe e plotë për planin e paqes të SHBA-së është sjellja e vetme e pranueshme për të gjithë politikanët evropianë”. Sipas tij, çdo përpjekje për të shmangur këtë zgjidhje çon në një krizë më të thellë dhe pasiguri më të madhe.
Stokholm - Mu prej fillimit, Rumania më se ashpër e dënoi okupimin ilegal të Krimesë në vitin 2014 dhe agresionin rrjedhës i paligjshëm, deklaroi Mirça Abrudean, kryetar i Senatit të Rumanisë në Samitin e katërt parlamentar të Platformës së krimesë, që po mbahet në Stokholm. "Ne mbetemi tërësisht të përkuishtuar ndaj mbështetjes së Ukrainës gjithnjë derisa të nevojitet", theksoi ai. Abrudean nënvizoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke shtuar se në rrethana të tilla, asnjë vend nuk është plotësisht i sigurt.