• e enjte, 16 maj 2024
MIA Flesh

15:00/8 maj/2024

Shkup - Deri në orën 13:00, të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale u morën nga vendvotimet 2472. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar 1.261.526 në këto vendvotime, kanë votuar 302.158 respektivisht 23.95 për qind, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Shkup - Presidenti aktual i shtetit dhe kandidati për mandat të dytë Stevo Pendarovski sot votoi në vendvotimin 2489 në BL Autokomandë në Komunën e Gazi Babës. "Zgjedhjet po mbahen në atmosferë të qetë, të paktën në orët e para të ditës zgjedhore. Unë shpresoj se kështu edhe do të mbarojnë, siç i ngjanë një shteti, i cili tashmë tre dekada e gjysmë është në demokraci.

Shkup - Gjatë vëzhgimit do të tentojmë të regjistrojmë nëse votimi po zhvillohet në pajtim me standardet e OSBE-së. U dëshirojmë sukses votuesve në arritjet e tyre të ardhshme, deklaroi sot koordinatori i posaçëm i OSBE-së, Nikoloz Samharadze pasi me shefen e misionit të AP të OSBE-së, Karina Odebrik vizituan vendvotime në SHF "Kiro Gligorov" në lagjen Kapishtec në Shkup.Ai potencoi se aktivitetet e tyre janë në kuadër të misionit të përbashkët të Asamblesë parlamentare të OSBE/ODIHR-së dhe Këshillit të Evropës.

Shkup - Misioni i ODIHR-së për vëzhgim të zgjedhjeve ka më shumë se 300 vëzhgues në vendvotime në shtet për ndjekjen e procesit në rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjeve parlamentare. Xhilian Stirk, e cila e udhëheq misionin e ODIHR-së, pas vizitës në vendvotimin në shkollën fillore "Johan Hajnrih Pestaloci" në Qendër, deklaroi se konkludimet do t'i kumtojnë pasi t'i marrin rezultatet nga vëzhguesit e tyre të sistemuar nëpër shtet dhe se misioni i ODIHR-së i vlerëson zgjedhjet në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe legjislaturën e vendit.

Shkup - Parregullsi në lidhje me heshtjen parazgjedhore gjatë ditës së djeshme regjistroi Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa një pjesë prej tyre ndau edhe ministri teknik Pançe Toshkovski. "Gjatë ditës së djeshme kemi disa veprim të kundërligjshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të raportuara në MPB", deklaroi Toshkovski sot pas votimit në SHKF "Johan Hajnrih Pestaloci " në komunën Qendër. Ai informoi për parregullsitë në territorinë e SPB Ohër, SPB Kumanovë, SPB Veles.

Shkup - Konform informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e sotme zgjedhore, në të cilën votohet për rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare deri në këto momente kalon në përgjithësi qetë dhe pa çrregullime të mëdha në procesin zgjedhor, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të përkohshëm të Prokurorisë publike për përcjellje të veprave eventuale penale kundër zgjedhjeve dhe votimit si dhe parregullsi të tjera zgjedhore.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka regjistruar shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, informoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

]Kumanovë - Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale, dalja deri në orën 11 është 11,72 për qind dhe për parlamentaret është 12,87 për qind. Në Likovë sipas KSHZ-së dalja për presidencialet është 1,76 për parlamentare, 7,33 për qind. Në Nagoriçan të Vjetër përsëri për presidencialet është 11,76, ndërsa për parlamentaret është 11,99 për qind. 

Tetovë - Në komunën e Tetovës nga 86.405 qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet presidenciale, deri ora 11 kanë votuar 6.077 njerëz ose 7,04 për qind. Në komunat rurale dalja deri ora 11 është: Bogovinjë 2,24 për qind, Bërvenicë 8,15 për qind, Zhelinë 3,07 për qind, Jegunovc 7,79 për qind, Tearcë 5,20 për qind.

Gostivar - Kryetari i komunës së Gostivarit dhe kandidat për president në rrethin e parë nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në votim arriti me familjen më të ngushtë dhe porositi se pas këtyre zgjedhjeve do të ndryshohet pushteti në Maqedoni. Ai në deklaratë për mediumet pas votimit apeloi deri te qytetarët në dalje më masive.

Dibër - Rrjedha e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare në Dibër dhe Qendrën Zhupë po zhvillohet normalisht, me dalje të rritur të qytetarëve të cilët e realizojnë të drejtën e tyre qytetare, konfirmojnë nga komisionet komunale zgjedhore. Në komunën e Dibrës, deri në orën 11 kanë votuar 802 persona apo 4 për qind nga gjithsej 19.269 votues të regjistruar për zgjehdjet presidenciale, përkatësisht 1184 persona apo 6 për qind e 19.334 votuesve tër egjistruar për zgjedhjet parlamentare. Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill dalje ishte 5 për qind.

Strugë - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski dhe bartës i listës në Njësinë zgjedhore 5, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe presidenciale. Pas realizimit të së drejtës qytetare për të votuar në vendvotimin 1861 në shkollën fillore “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, ai theksoi se sot është një nga ditët më të rëndësishme në vend.

Ohër - Dalja në zgjedhjet presidenciale në Ohër deri në orën 11 është 14,59 për qind, ndërsa për zgjedhjet parlamentare deri tani kanë votuar 14,62 për qind e votuesve.  Sipas KKZ-së, votimi po zhvillohet pa ndërprerje dhe pa asnjë problem. Në vendvotimin e territorit të Komunës Debërc deri në orën 11 kanë dalur 14 për qind e personave me të drejtë vote. 

Prilep - Nga tre komunat në rajonin e Prilepit dhe Krushevës deri ora 13:00 dalje më të madhe ka në Krushevë, ku për zgjedhjet presidenciale kanë votuar 34,78 për qind, ndërsa për ato parlamentare 35,69 në për qind nga votuesit e regjistruar. Në komunën Krivogashtani, përqindja e daljes deri ora 13 është 25,24 për qind edhe për zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa në Dollneni deri ora 13 për zgjedhjet presidenciale të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 12,57 për qind, ndërsa për parlamentare 17,24 për qind.

Prilep - Zgjedhjet e dyfishta në Prilep zhvillohen pa probleme dhe pa ndërprerje, informojnë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve. Deri në orën 13 në votim kanë votuar 31,41 për qind nga zgjedhësit e regjistruar për zgjedhjet presidenciale, ndërsa 31,31 për qind për zgjedhjet parlamentare. Përqindja e daljes në orën 13 është pothuajse e njëjtë me jehonën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill.

Shtip - Me përqindje më të madhe të daljes në vendvotime është Komuna Probishtip, ku deri në orën 11 kanë votuar 24,89 për qind e votuesve të evidentuar. Kryetari i KKZ-Shtip, Viktor Vacev theksoi se deri te ata nuk kanë arritur ankesa apo kundërshtime nga votuesit apo anëtarët e 74 këshillave zgjedhorë.

Kavadar, Rosoman - Kavadari ka dalje prej 28,51 për qind në zgjedhjet presidenciale dhe 28,53 për qind në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 13. Në Rosoman, 22,81 për qind është dalja në zgjedhjet parlamentare dhe 22,92 për qind në zgjedhjet presidenciale, për atë periudhë. Për këtë informuan nga Komisioni komunal i zgjedhjeve. Në Kavadar votohet në 60 vendvotime, votohet për president të shtetit dhe mandate të deputetëve, informoi kryetarja e KKZ-së, Emilija Petrovska.

Veles - Në Veles dhe rrethinë në të gjitha 84 vendvotime deri në orën 11 në votim në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit nga 44 858 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore kanë votuar 7859 ose 17,52 për qind e votuesve. Në Listën e vetme zgjedhore nga 44954 të regjistruar për zgjedhjen e deputetëve deri në ora 11 kanë votuar 7855 ose 17,48 për qind e zgjedhësve, informojnë për MIA-n, nga KKZ Veles.  Në Komunën Gradsko në 11 vendvotime  nga 3019 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore për zgjedhjen e presidentit deri në orën 11 kanë votuar 576 ose 19,08 për qin, ndërsa nga  3024  në listën për deputetë deri në orën 11 kanë votuar gjithashtu 576 ose 19,05 për qind, deklaroi për MIA-n Meri Sedmakova Dimovska, kryetare e KKZ-së. 

Pehçevë - Në Komunën e Pehçevës në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 17,8 për qind nga 3.899 votues të evidentuar, njoftojnë nga KKZ-ja. Në këtë komunë numri i votuesve për zgjedhjet parlamentare është 3.905 persona. "Vendvotimet janë hapur me kohë, po rrjedhë në rendin më të mirë. Deri tani kanë votuar 698 votues ose 17,8 për qind", njofuan nga KKZ-ja Pehçevë. 

Demir Kapi - Në Demir Kapi deri në ora 13 jehona është 34,23 për qind për zgjedhjet presidenciale dhe 34,14 për qind jehona për zgjedhejt presidenciale. Në Demir Kapi, siç informoi Bllagoj Jovanovski, kryetar i KKZ-së, votohet në 11 vendvotime. Në Negotinë është evidentuar dalje prej 30,42 për qind në zgjedhjet presidenciale dhe 30,31 për qind në zgjedhjet parlamentare, informuan nga komisionet komunale zgjedhore.

Bruksel - Rethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut mund të ketë një ndikim kyç në shpresat e këtij vendi ballkanik për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vlerësojnë mediat belge në lajmet lidhur me zgjedhjet në vend. Shërbimi belg i transmetimit publik në gjuhën franceze RTBF thekson se "kthimi në pushtet i opozitës së djathtë" mund të rinovojë tensionet me Greqinë dhe Bullgarinë fqinje, veçanërisht me Sofjen, e cila vendos kushtet e veta për përparimin e Maqedonisë së Veriut në negociatat e anëtarësimit. 

Bruksel - Pjesëmarrja e disa vendeve anëtare të BE-së në një ngjarje protokollare siç ishte indaugurimi i djeshëm i mandatit të ri të presidentit rus Vlladimir Putin në Moskë, nuk e sjellë në pikëpyetje mbështetjen e tyre për Ukrainën, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit evropian për punët ë jashtme dhe politikët ë sigurisë, Peter Stano. Ai theksoi se në të njejtën kohë është i qartë edhe qëndrimi i vendeve anëtare të BE-së lidhur me mbështetjen e paklushtëzuar financiare, ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake për Ukrainën.

Stenford - Tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit dhe ndarja e blloqeve gjeopolitike paraqesin kërcënim për ekonominë globale, deklaroi zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) Gita Gopinat në fjalimin në Universitetin Stenford në Kaliforni. "Gjithnjë e më tepër vende janë të brengosura për sigurinë e tyre ekonomike dhe kombëtare dhe në bazë të kësaj vendosin me cilin të tregtojnë dhe ku të investojnë", tha Gopinat.

QËNDRONI TË LIDHUR