• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 27 prill/ 2025

Shkup - Në meshën e varrimit kushtuar Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, mori pjesë edhe presidentja e Maqedonisë Gordana Siljanovska Davkova. Para rreth 200.000 besimtarëve dhe admiruesve të papës së popullit, liderë religjioz, përfaqësues të familjeve mbretërore, shefa të shteteve, kryeministra dhe delegacione shtetërore zhvilluan ceremoni të shumta kishtare.

Shkup - Në portalin kombëtar për shërbime elektronike - uslugi.gov.mk që nga sot janë të arritshme dy shërbime të reja nga gjykatat themelore - Certifikatë nga evidenca penale për persona fizikë dhe Certifikatë nga evidenca penale për personat juridikë. Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, duke njoftuar për risinë sot në konferencë për media, tha se bëhet fjalë për shërbimet më të përdorura rrjedhëse nga gjykatat themelore, të cilat, së bashku me plotësimin e paketës së certifikatave gjyqësore për të cilat qytetarët dhe kompanitë kanë nevojë çdo ditë, përbëjnë paketën e mosdënimit.

Shkup - Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu inspektim në vendin e aksidentit të rëndë rrugor në të cilin humbi jetën një vozitës motoçiklete 16-vjeçar, i cili ndodhi mbrëmë në afërsi të qendrës tregtare "Çairçanka". Siç njoftoi Prokuroria Publike Shtetërore, sipas njohurive fillestare pas inspektimit, 16-vjeçari drejtonte automjetin motorik pa patentë shoferi dhe helmetë mbrojtëse, si dhe me një shpejtësi që tejkalonte shpejtësinë e lejuar.

Shkup - Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Kumanovë dhe nëpunësit policorë nga Njësia policore për siguri në komunikacionin rrugor Kratovë privuan nga liria A.M. (38) nga Kumanova, A.R. (49) nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës, dhe Z.L. (60) nga fshati Stracin, rajoni i Kratovës.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Romë - Nga sot, varri i Papa Françeskut në Bazilikën e Santa Maria Maxhores në Romë do të jetë i hapur për besimtarët, njoftoi Vatikani. Papa, i cili vdiq në moshën 88 vjeç më 21 prill nga një goditje në tru, u varros dje në një varr të ndarë midis dy kapelave në bazilikën romake, pas një ceremonie të mbajtur në Vatikan. Ceremonia e vendosjes së arkivolit zgjati rreth gjysmë ore.

Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, nga sot deri të martën do të qëndrojë për vizitë në Bullgari, gjatë së cilës me përfaqësuesit më të lartë të pushtetit bullgar do të bisedojë për prioritetet kyçe të BE-së, stabilitetin rajonal dhe vlerën nga veprimi i koordinuar për ballafaqim me sfidat e përbashkëta.

 Vankuver - Nëntë persona humbën jetën pasi një burrë me makinë përplasi vizitorët e Festivalit Lapu Lapu në Vankuver të shtunën në mbrëmje, raportoi policia në rrjetin Iks. Paraprakisht sot, policia e Vankuverit bëri të ditur se beson që një incident gjatë një festivali rrugor në atë qytet nuk ishte një akt terrorizmi.  "Për momentin, jemi të bindur se ky incident nuk është një akt terrorizmi", tha policia e Vankuverit në një deklaratë të postuar në platformën Iks.

 Teheran - Shpërthimi në portin Raxhai në qytetin jugor iranian Bandar Abas  nuk ka lidhje me sektorin iranian të mbrojtjes, tha sot zëdhënësi i komisionit parlamentar iranian për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme, Ibrahim Rezai. Rezai për televizionin shtetëror iranian deklaroi se në port nuk kishte materiale ushtarake.

 Teheran - Presidenti iranian Masud Pezeshkian  sot deklaroi se Irani është i gatshëm ti' ndajë të gjitha arritjet e tij në fushat e shëndetësisë, tregtisë, industrisë, bujqësisë, sigurisë dhe paqes me popujt afrikanë. Ai e deklaroi  këtë në Konferencën e Tretë të Bashkëpunimit Ekonomik Iran-Afrikë në Teheran, raportoi IRNA.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha sot se anijet ushtarake dhe tregtare amerikane duhet të lejohen të udhëtojnë pa pagesë nëpër kanalet e Panamasë dhe Suezit. "Anijet amerikane, ushtarake dhe tregtare, duhet të lejohen të udhëtojnë lirshëm nëpër Kanalet e Panamasë dhe të Suezit. Ato kanale nuk do të ekzistonin pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës", shkroi Trampi në rrjetin social Truth Social.

Nju Delhi - Ushtatër pakistanez dhe indian shkëmbyen zjarr për të tretën natë radhazi përgjatë vijës kufitare që i ndan të dy vendet, kumtoi armata indiane. Marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve u përkeqësuan pasi India akuzoi Pakistanin për sulm ndaj turistëve në shtetin indian Xhamu dhe Kashmir paraprakisht këtë javë, ku humbën jetën 26 turistë.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe bubullimave. Në disa vende do të ketë paraqitje të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Siç informojnë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë. Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të bie në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR