• e premte, 13 qershor 2025
MIA Flesh

12:00/16 maj/2025

Shkup - Në procesin e integrimit evropian nuk duhet të jemi dëm kolateral të vetos dhe të bilateralizimit të procesit të eurointegrimeve, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta. Ajo theksoi se vendi është i përqëndruar në zbatimin e agjendës reformuese për shkak të arritjes së standardeve evropiane, Siljanovska-Davkova, siç njoftuan nga Kabineti i saj, theksoi se kriteret e Kopenhagës janë dhe duhet të mbeten kushtet e vetme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski në intervistë për Euronjuz foli për gjendjen ekonomike në Maqedoni dhe standardin jetësor të qytetarëve të Maqedonisë. Sipas tij, siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut jetojnë rëndë, si edhe banorët e tjerë të rajonit, por ajo që është dallim është se po kthehet shpresa.  “Qytetarët jetojnë rëndë, si edhe të gjithë në rajon, por ajo që është dallim prej para një viti, është ajo se po kthehet përfundimisht shpresa", tha kryeministri Mickoski. 

Shkup - Për momentin Qeveria ka shumicë stabile dhe tashmë ka numër të njejtë të deputetëve edhe pas largimit të Taravarit. Edhe në pjesën shqiptare ka legjitimitet dhe numër të njejtë, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë, deklaroi paradite zëvendëskryeminsitri i parë, Izet Mexhiti dhe kumtoi se po negociohet me deputetë të Frontit evropian "të cilët janë opozitë dhe ndoshta do të kalojnë nga ana tjetër". Në pyetjen e gazetarëve nëse ata do të veprojnë si pjesë e grupit të deputetëve të Vlen-it, Mexhiti u përjgigj se një pjesë janë nga shumica dhe nga Fronti evropian dhe tha, "do të jenë mbështetje për Qeverinë".

Shkup - Delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i kryesuar nga sekretari shtetëror Elena Ivanovska mori pjesë në takimin e 24-të të komitetit të përbashkët të Programit të Shkëmbimit të Evropës Qendrore në fushën e studimeve universitare (CEEPUS), i cili u mbajt në Budapest në organizim të Ministrisë së Kulturës dhe Inovacionit të Hungarisë dhe Zyrës Qendrore CEE-PUS në Vjenë. MASH informon se në takim u diskutua për efektivitetin dhe perspektivat e deritanishme të programit, mundësitë për zgjerimin e kuotave të lëvizshmërisë së vendeve nënshkruese aktuale, si dhe për zgjerimin e programit me vende të reja pjesëmarrëse.

Shkup - Më së shumti reshje të shiut gjatë 24 orëve janë matur në Kodër të Diellit, 27 litra në metër katror, ndërsa më së paku në Demir Kapi, gjashtë litra për njësi sipërfaqe. Deri në orën 8:00 kanë rënë edhe 26 litra në metër katror në Krushevë dhe Pozharan, 22 në Hanet e Mavrovës, 20 në Tetovë, 18 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe Pzhar-Radovish, 13 në Llazaropole, Pretor dhe Gjevgjeli, 12 në Berovë, Veles dhe Kumanovë, 11 në Kriva Pallankë dhe Prilep, 10 në amanastir, Vinicë dhe Strumicë, 9 në Ohër dhe Shtip, 7 në Kavadar, si dhe 6 litra për njësi sipërfaqe në Demir Kapi.

Tiranë – Kryeministri shqiptar Edi Rama sot u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, i cili është në Tiranë në kuadër të Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. Rama shpërndau xhirime nga takimi në kabinetin e tij në rrjetet sociale, duke publikuar se janë përqendruar në fuqizim të mëtutjeshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontribut aktiv të këtij vendi në NATO. 

Stamboll - Pritet që Irani sot në Turqi të mbajë bisedime për programin e tij bërthamor me përfaqësues të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, paralelisht me negociatat me Uashingtonin në temën e njejtë, raportojnë mediat franceze. Së bashku me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në, "treshja" evropiane (gjithashtu e njohur si E3) mori pjesë në bisedimet për marrëveshjen historike bërthamore me Iranin në vitin 2015, që siguroi një kornizë për aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura ndaj vendit.

Ankara - Në Stamboll filloi takimi i parë trilateral mes SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, deklaroi një burim anonim nga Ministria turke e Punëve të Jashtme. Në Stamboll arriti edhe sekretari amerikan i Shtetit, marko Rubio, me ç'rast janë paraparë një sërë takimesh në formate të ndryshme - bisedime trilaterale mes SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, si dhe Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë.

Ankara – Drejtori i sektorit për planifikim të politikave në Departamentin e Shtetit, Majkëll Anton do ta prezantojë SHBA-në në bisedimet e sotme me delegacionin rus në Stamboll. Takimet janë pjesë e përpjekjes më të gjerë diplomatike në Turqi për gjetjen e mënyrës për përfundimin e luftës në Ukrainë, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Temi Brus. Në Stamboll mbërriti edhe sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio dhe janë paraparë takime me përfaqësues turk dhe ukrainas. 

Bazel - Pas dy netëve gjysmëfinale të "Eurovizionit", bëhen të ditur të gjithë 26 finalistët - 10 nga gjysmëfinalja e parë, 10 nga e dyta dhe gjashtë me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë (nga "pesëshja e madhe evropiane" -Gjermania, Mbretëria e Bashkuar (Britania e Madhe), Franca, Italia dhe Spanja, dhe vendi nikoqir - Zvicra). Me gjithë gjysmëfinalistët, kanë garuar gjithsej 37 vende. Finalja e madhe në ngjarjen në Bazel, do të mbahet të shtunën, 17 maj, në orën 21. Ky është edicioni i 69-të i "Eurosongut". Ngjarja është organizuar nga Unioni radiodifuziv evropian - EBU dhe Koorporata radiodifuzive zvicerane. Moderatore të edicionit të sivjetëm të "Eurovizionit" janë Hejzel Bruger dhe Sandra Studer.

Londër - Policia britanike arrestoi ukrainasin 21 vjeçar për shkak të shkaktimit të zjarreve në Londër, përfshirë edhe në shtëpinë e kryeministrit Kir Starmer. Roman Lavrinoviç u arrestua më 13 maj, një ditë pas zjarrvënies në hyrjen e pronës së Starmerit në Kenish Taun, Londrën e veriut. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Lavrinoviç, i cili sot duhet të paraqitet para gjykatës, ngarkohet edhe për dy zjarre dhe rrezikim të jetëve.

Kiev – Në Ukrainë sot në mëngjes u rrëzua një aeroplan ushtarak F-16, ndërsa piloti katapultoi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi forca ajrore ukrainase. “Sipas të dhënave preliminare... në aeroplan ka ndodhur një situatë e pazakonshme. Piloti e ka larguar aeroplanin nga vendbanimet dhe ka katapultuar me sukses”, njoftoi forca ajrore ukrainase në Telegram. Gjithashtu shtohet se rënia e aeroplanit nuk është pasojë e sulmit rus. 

Gazë - Mbrojtja civile e Rripit të Gazës kumtoi se në sulmin izraelit ndaj enklavës palestineze jetën e humbën së paku 50 njerëz. "Bilanci i bombardimit izraelit ndaj Rripit të Gazës është së paku 50 të vdekur", deklaroi drejtori i Mbrojtjes civile, Mohamed al Mogair, duke shtuar s vazhdon gjurmimi për të mbijetuarit nën rrënoja. Një mjek në spitalin indonezian në Beig Lahi theksoi se në spital janë pranuar 30 trupa të pajetë. Ushtruesi id etyrës drejtor i spitalit Al Avda në Xhabalia theksoi se spitali ka pranuar pesë trupa dhe mbi 75 të plagosur.

Uashington – Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio deklaroi mbrëmë se marrëveshja për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin, informon DPA. Duke folur para bisedimeve të sotme të planifikuara mes delegacionit ukrainas dhe rus në Turqi, Rubio për “Foks njuz” deklaroi se mënyra e vetme që të arrihet përparim është që Trampi dhe Putini të ulen në tavolinë përballë njëri – tjetrit. 

Barcelonë - Trajneri i Espanjolit, Manolo Gonzales e komentoi situatën, në të cilën lojtari i tyre Leandro Kabrera u përjashtua nga loja për shkak të goditjes së Lamin Jamalit në humbjen e mbrëmshme me rezultatin 2:0 në derbin e qytetit me Barcelonën, pas çka "blaugranët" u shpallën kampionë në La Liga. Jamal ishte kyç për fitoren e Barcelonës. Ai e hapi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa në minutën e 79-të u faulua nga Kabrera, i cili u përjashtua nga loja. Manolo Gonzalez, megjithatë beson se ylli i Barcelonës e teproi dhe në pres konferencë zbuloi se çka i ka thënë në fushë.

QËNDRONI TË LIDHUR