MIA Flesh
- Shkup - Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot ditën e gjashtë me rend debaton për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2026. Gjatë debatit të sotëm u shqyrtuan tetë amendamente, por nuk morën mbështetje, ndërsa kryesisht ishin të lidhura me fushën e politikës sociale. U shqyrtuan pesë amendamente, të dorëzura nga LSDM, të cilat mes tjerash kishin të bëjnë me sigurimin e mjeteve të investimeve kapitale në pjesën e mbrojtjes sociale, përkatësisht ndërtimin e shtëpive të pleqve dhe qendrave ditore, objekte nga fusha e mbrojtjes sociale, për transfere ndaj shoqatave për mbrojtje, për rritjen e kompensimit mujor për vitin 2026 për 10 për qind të të drejtave nga mbrojtja sociale sipas Ligjit për mbrojtje sociale dhe Ligjit për siguri sociale të të moshuarve, dhe mjete të destinuara për objektet e filluara infrastrukturore në njësitë e vetëqeverisjes lokale për vitin 2025, por edhe për fillimin e projekteve të reja në vitin 2026 në pjesën e mbrojtjes fëmijërore.
- Post By Sara Ademi
- 17:50, 25 nëntor, 2025
18:00/ 25 nëntor/ 2025
Shkup - Spanja është partneri ynë i rëndësishëm në NATO, OKB dhe OSBE dhe mbështetëse parimore e aspiratave të vendit tonë për anëtarësim në BE, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në takimin e sotëm me delegacionin e komisionit për politikë të jashtme nga Senati i Mbretërisë së Spanjës, në shoqërim të ambasadorit Rafael Soriano Ortiz.
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me ambasadorin e sapoemëruar të Konfederatës Zvicerane në vend, Kristof Zomer.
Shkup - Klubi i Deputeteve në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) Zyra në Shkup dhe Qendrën për Internet, Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë IMPETUS organizuan sot takim pune dhe diskutim me temën: "Dhuna ndaj grave në politikë dhe zgjedhjet Linja "Ji e sigurt" Zgjedhjet Lokale 2025 - Sfidat dhe Hapat e Mëtejshëm".
Shkup - Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot ditën e gjashtë me rend debaton për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2026. Gjatë debatit të sotëm u shqyrtuan tetë amendamente, por nuk morën mbështetje, ndërsa kryesisht ishin të lidhura me fushën e politikës sociale. U shqyrtuan pesë amendamente, të dorëzura nga LSDM, të cilat mes tjerash kishin të bëjnë me sigurimin e mjeteve të investimeve kapitale në pjesën e mbrojtjes sociale, përkatësisht ndërtimin e shtëpive të pleqve dhe qendrave ditore, objekte nga fusha e mbrojtjes sociale, për transfere ndaj shoqatave për mbrojtje, për rritjen e kompensimit mujor për vitin 2026 për 10 për qind të të drejtave nga mbrojtja sociale sipas Ligjit për mbrojtje sociale dhe Ligjit për siguri sociale të të moshuarve, dhe mjete të destinuara për objektet e filluara infrastrukturore në njësitë e vetëqeverisjes lokale për vitin 2025, por edhe për fillimin e projekteve të reja në vitin 2026 në pjesën e mbrojtjes fëmijërore.
Shkup - Qeveria emërton administratorë për komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupa dhe Vrapçishtë, komuna, në të cilat në zgjedhjet lokale nuk u zgjodhën kryetarët. Oner Jakupovski është emërtuar administratorë për Komunën Mavrovë Rostushë, Arijan Ibraim, administrator për Komunën Qendër Zhupa, Bunjamin Kadriu për Vrapçishtë dhe Fadil Xhelili për Gostivarin. "Qeveria në seancën e sotme veproi pas njoftimit të KSHZ-së për përfundimin e zgjedhjeve lokale 2025 për zgjedhje të anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarëve të komunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit. Lidhur me titullin nga neni 132 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor për zgjedhje të kryetarëve të komunave që të dalin një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore për komunën përkatëse nuk është plotësuar në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupa dhe Vrapçishtë", informojnë nga Qeveria.
Shkup - Në seancën e sotme të qeverisë u miratua revidimi i Planit të veprimit të strategjisë për transparencë (2023-2026), në pjesën e afateve dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve. Zëvendëskryeministri përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, deklaroi se “Transparenca është dhe mbetet prioritet i kësaj Qeverie. Me këtë vendim po sigurojmë që Strategjia për transparencë të zbatohet me ritëm të përshpejtuar dhe me përgjegjësi të plotë.”
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti fjalim në Kongresin e 11. Mjekësor Turk që po zhvillohet në Ankara, me ftesë të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë. Në fjalën e tij ai theksoi se vendi ynë përballet me të njëjtat sfida si edhe sistemet e tjera shëndetësore: numër i kufizuar specialistësh në fusha kyçe, infrastrukturë e vjetëruar, sisteme digjitale që funksionojnë, por jo gjithmonë të ndërlidhura ndërmjet tyre, staf shëndetësor nën ngarkesë të madhe dhe mbi të gjitha – qytetarë që meritojnë qasje më të shpejtë në shërbimet shëndetësore.
Shkup - Në hapësirat e Qeverisë u nënshkruan sot kontratat me përdoruesit e masës “Vetëpunësim” nga Plani operativ për vitin 2025. Në thirrjen publike aplikuan 6.045 qytetarë, ndërsa 2.545 prej tyre u përzgjodhën për të vazhduar realizimin e projekteve të tyre të biznesit. Për masën në vitin 2025 janë siguruar 25 milionë euro, që është rritje të dyfishtë krahasuar me vitin 2024.
Shkup - Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski mori pjesë në eventin e organizuar me rastin e fillimit të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore me titull "Nga raportimi i dhunës te parandalimi i femicidit - përgjigje sistemike" nga Organizata e Sigurisë dhe e Bashkëpunimit në Evropë (OSBE) në vend, ku porositi se dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk është çështje private, është problem shoqëror, kulturor dhe sistematik.
Shkup - Me nismë të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve sot deputetet e filluan fushatën "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave". Në kuadër të fushatës, siç theksohe në kumtesën e Pres-shërbimit të Kuvendit, sot deputetët dolën në terren dhe shpërndanë fletushkë informative për qytetarët. Qëllimi, siç është theksuar është që ta afrojnë drejtpërdrejt fushatën dhe mesazhin e parandalimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave më afër njerëzve.
Shkup - Nga numri i përgjithshëm i pacientëve në Klinikën universitare për Radioterapi dhe Onkologji vitin e kaluar, gjysma gjegjësisht 2,540 pacientë janë të gjinisë mashkullore, tregojnë të dhënat statistikore të Klinikës. Sëmundjet më të shpeshpa malinje tek gjinia mashkullore janë kanceri në prostatë, në sistemin digjestiv dhe në mushkëri. Vitin e kaluar kemi përfunduar me 494 pacientë të rinj të regjistruar me kancer në prostatë. Çdo vit për 30 deri në 40 pacientë rritet numri i pacientëve të regjistruar të rinj me kancer në prostatë, deklaroi sot drejtori i Klinikës universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Igor Stojkovski.
Shkup - Këshilli Gjyqësor prezantoi sot Projektprogramin e ri për luftën kundër korrupsionit dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Korrupsionit për periudhën 2026–2029, një dokument i cili, sipas Kryetarit të Këshillit Aleksandar Kambovski, përfaqëson një hap të rëndësishëm si për sistemin gjyqësor ashtu edhe për integrimin evropian të vendit. Kambovski theksoi se gjyqësori ka një rol të dyfishtë, përkatësisht të gjykojë rastet e korrupsionit, por edhe të parandalojë shfaqjen e korrupsionit brenda sistemit të vet. Dokumenti, citon ai, synon pikërisht adresimin e korrupsionit jashtë, por edhe brenda sistemit gjyqësor.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti procedurë kundër pesë personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale si bashkëkryerës - Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353, paragrafi 5, në lidhje me paragrafin 4 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. Siç njofton PTHP, të dyshuarit e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare duke mos e kryer detyrën e tyre zyrtare dhe megjithëse ishin të detyruar ta informonin Qeverinë për gjendjen faktike në Ndërmarrjen Publike për Operacione Bursash "Agro bursa" Shkup, gjegjësisht se kishte ndodhur mungesë e pabazuar e grurit dhe elbit tregtar (periudha 2019-2021), të njejtët kanë paraqitur të dhëna dhe informacione të pasakta.
Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga sot është hapur mundësia për aplikimin e studentëve për akomodim në konvikte studentore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të konkursit të parë. Në publikimin në faqen e internetit të MASH-it është theksuar se vende të lira ka në konviktet studentore shtetërore "Koço Racin" në Manastir, "Tome Stefanovski - Seniq" dhe Pellagonija" në Shkup, "Nikolla Karev" në Ohër dhe në konviktin studentor privat "Hiljadnikov" në Shtip.
Shkup - Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 160-të i miratoi unanimisht Propozim ligjin për verifikim të listës zgjedhore dhe thirrjen publike për verifikim të listës zgjedhore nga ana e qytetarëve në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupa, ku më 11 janar do të përsëriten Zgjedhjet lokale për zgjedhje të kryetarit. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko tha se afati për publikimin e listës zgjedhore, gjegjësisht për fillimin e verifikimit publik fillon nesër më 26 nëntor.
Shkup - Kompensimi për pushimin e lindjes nuk paguhet në të njëjtën kohë dhe është një proces i vazhdueshëm që zgjat gjatë gjithë muajit. Nuk është e mundur të ketë vonesë prej 30 ditësh nga ana e Fondit, edhe nëse ka vonesë, kjo ndodhë për shkak të vonesës në paraqitjen e kërkesës ose në pagesën e pagave nga punëdhësi, informoi drejtori i Sektorit për komunikim dhe mbështetje administrative në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Irfan Limani në lidhje me deklaratat e LSDM-së se pagesa e pushimeve të lindjes vonohet 30 ditë.
Tetovë - Në Gjykatën Themelore në Tetovë filloi procesi gjyqësor pas propozimit të ngritur akuzues për disa vepra penale që lidhen me ndërtimin e objektit të ri për nevojat e teatrit dhe bibliotekës së Tetovës. Gjykimi fillon pas tre shtyrjeve, pasi në dhjetor të vitit 2024 Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuza kundër katër personave dhe një personi juridik. Të akuzuarit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa më pas filloi leximi i listës së dëshmive të përgatitura nga Prokuroria. Duke qenë se si Prokuroria ashtu edhe mbrojtja e të akuzuarve propozuan thirrjen dhe dëgjimin e ekspertëve, u caktua vazhdimi i debatit kryesor për më 10 dhjetor.
Strugë - Kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot e priti drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. Në takim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i komunës, është biseduar për sfidat e përbashkëta dhe mundësitë e lidhura me zhvillimin rajonal. "Në takim u theksua vlera strategjike e Aeroportit të Ohrit, një pikë kyçe jo vetëm për zhvillimin lokal, por edhe për ekonominë kombëtare. Është biseduar për nevojën e integrimit më të madh dhe bashkëpunimit më të afërt mes komunave nga rajoni dhe aeroportet, me qëllim krijimin e mundësive të reja ekonomike, turistike dhe infrastrukturore", qëndron në informacionin e Komunës së Strugës.
Ankara - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, sot, me rastin e Ditës për Luftë Kundër Dhunës ndaj Grave, deklaroi se dhuna ndaj grave dhe fëmijëve është krim kundër njerëzimit. Erdogani, i cili është baba i dy vajzave, konsideron se kushdo që ngre dorë kundër një gruaje ka errësuar duar dhe ndërgjegjen, shkruan Agjencia Anadollu.
Paris - Në rajonin e Parisit sot është arrestuar edhe një person i dyshuar për grabitjen në muzeun Luvër. Gazeta Parisien (Le Parisien) shkruan se ai person, i katërti i arrestuar në lidhje me grabitjen, tani është i njohur për policinë dhe besohet se është i lidhur me tre të tjerët tashmë të arrestuar dhe të akuzuar për atë krim.
Gjenevë - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, sot deklaroi se centrali bërthamor Zaporozhje do të ketë nevojë për "status të veçantë" dhe marrëveshje për bashkëpunim mes Rusisë dhe Ukrainës në rast të arritjes së marrëveshjes paqësore. Komentet e tij vijnë në momentin kur administrata e presidentit amerikan Donald Tramp sërish bën përpjekje intensive për t'i dhënë fund luftës.
Amsterdam - Ministria holandeze e Mbrojtjes kumtoi se planifikon të shpenzojë mes 1,25 dhe 3 miliardë euro për përforcimin e sistemeve anti-dron, përfshirë sisteme shtesë të topave anti-dron, dronë interceptues, radarë dhe kundërmasa për dronë të vegjël. Gjithashtu, do të përforcohet edhe mbrojtja e anijeve nga sulmet me dronë.
Jerusalem - Automjetin të cilin papa Françesku e përdori gjatë vizitës në Betlehem në vitin 2024 është shndërruar në klinikë mobile për të cilën liderët e krishterë shpresojnë se do të sigurojë kujdes për fëmijët palestinezë në Gazë.
Gjenevë - Konferenca e Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) sot kumtoi se dy vite operacione ushtarake dhe shumë kufizime kanë shkaktuar "kolaps të paparë të ekonomisë# në territoret palestineze.
Uashington - Një delegacion ukrainas ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë, raportoi BTA, duke cituar rrjetet televizive amerikane ABC, CBS dhe CNN, të cilat cituan përfaqësuees të qeverisë amerikane. Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Den Driskoll, dje mbajti bisedime sekrete me një delegacion rus në Abu Dhabi, EBA, si vazhdim i bisedimeve me Ukrainën në Gjenevë gjatë fundjavës, të cilat synonin të avanconin procesin e paqes në Ukrainë, raportoi një burim i cituar nga ABC
Shkup - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik prej nesër e deri të shtunën do të përqendrohet moti kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.