• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00 / 3 janar / 2024

Shkup - Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se grupi punues punon në përgatitjen e propozimit për rritjen e pagave për funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur. "Lidhur me pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, kryetarëve të komunave, gjykatësve, deputetëve, prokurorëve, drejtorëve, 21 ministrave...Lidhur me këtë, ka grup pune, i cili punon me propozim, që duhet të dorëzohet deri te Kuvendi dhe Kuvendi ta thotë fjalën e tij të fundit", tha Kovaçevski në prezantimin e investimit të parë të huaj në vitin 2024 në ZZHTI.

Shkup - Informacionet për ndodhitë e fundit në gjinekologjinë e Shkupit, janë tepër shqetësuese, që dëshmojnë mosfunksionimin e plotë të këtij sistemi shëndetësor, por edhe rrisin mosbesim dhe frikën e qytetarëve për të kërkuar shërbime në klinikat e shtetit. A mund ta paramendojë kryeministri, ministri i Shëndetësisë, por edhe drejtoria e spitalit, se çfarë traumash po i shkaktojnë nënave të reja, të cilat vijnë të sjellin në jetë fëmijët e tyre, me gjithë të mirat që u'a fal Zoti, e nga ana tjetër ju po u shkaktoni lloj - lloj lëndimesh e dëmtimesh. Një ditë një foshnjë përfundon me gisht të prerë, foshnja tjetër me krahë të thyer e me dhjetëra raste të tjera të ndryshme të cilat janë mbuluar e nuk janë bërë publike. 

Shkup - Një i ri i moshës 18 vjeçare dhe një vajzë 16 vjeçe janë pacientët më të ri me fibrozë cistike të cilët sot filluan ta pranojnë terapinë e njohur në opinion si "trikafta", konfirmoi për MIA-n drejtoresha e Klinikës për fëmijë në Shkup, Valentina Cvejoska Çollakovska. "Në fund të vitit 2023 filloi trajtimi me terapinë modulare tek dy pacientët me fibrozë cistike, përveç dymbëdhjetë pacientëve të cilët e pranuan terapinë prej atëherë. Sot vazhduam me trajtimin edhe të dy pacientëve, ndërsa për këtë javë në plan është që të përfshijmë edhe dy persona. Të gjithë këto pacientë janë në grupin e parë të personave me fibrozë cistike sipas peshës së sëmundjes, sipas një vlerësimi nga formimi i grupit të punës nga Ministria e Shëndetësisë. Një nga pacientet veçmë ka vazhduar trajtimin në kushte shtëpiake. Pacientët të cilët figurojnë në Klinikën e pulmologjisë do të përfshihen sipas planit të konsiliumit të kësaj klinike", sqaron ajo për MIA-n.

Shkup - Deponitë e jashtëligjshme i pastronim dhjetëra vite më parë, çdo vit ndanim nga 20 deri 30 milionë denarë për pastrimin e deponive të jashtëligjshme, të cilat në disa muajt e ardhshëm përsëri bëheshin deponi të jashtëligjshme, theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në konferencën e sotme për media.  Shteti vendosi se nuk do t'i financojë më projektet e tilla, shtoi Shukova, sepse siç tha, është e panevojshme që të shfrytëzohen mjetet e qytetarëve për diçka që nuk është e qëndrueshme. 

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot në seancë urgjente e pranoi kërkesën për dorëheqje të kryetarit Sashko Georgiev, ndërsa në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Administrative vendosi që ta rikthejë në detyrë ish-kryetaren Vesna Dameva, e cila u shkarkua në maj të vitit të kaluar. Georgiev në fjalimin e tij në seancën e sotme, përveç retrospektivës për emërimin e tij dhe përvojën e tij si kryetar, theksoi se emërimi i tij nuk është aspak pjesë e aktgjykimit të Gjykatës Administrative. "Dje e morëm vendimin nga Gjykata Administrative. E konsideroj të nevojshme të theksoj se zgjedhja ime si krytar nuk i nënshtrohet fare këtij aktgjykimi, tha ai.

Shkup-  Në vitin 2023 ka pasur një situatë të pakëndshme në Këshillin Gjyqësor dhe unë shpresoj se viti 2024 do të jetë viti në të cilin të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, individualisht dhe si pjesë e Këshillit Gjyqësor do të gjejnë një mënyrë për ta rregulluar atë situatë, përkatësisht të tregojnë se munden të lëvizin në atë rrugë të përcaktuar nga Këshilli, duke përmbushur zotimet themelore, deklaroi Vesna Dameva, e cila nga sot u kthye në krye të Këshillit Gjyqësor, pasi Gjykata Administrative me aktgjykim e anuloi vendimin për shkarkimin e saj. Aktgjykimi i Gjykatës Administrative, sipas Damevës, është hapi i parë përpara, i cili ngjall shpresë se drejtësia është e arritshme.

Shkup - Jam i lumtur që BE dëshiron të marrë pjesë në mbrojtjen e sportel- sallës së Postës në Shkup dhe veprën kulturore e cila gjendet në sallën. Atyre që janë në krye të Postës do t'ju sugjeroja të pranojnë ndihmën, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski. "Do të duhet patjetër të kontrolloj për çfarë vendimi bëhet fjalë. Por jam shumë i lumtur që BE-ja dëshiron të marrë pjesë në mbrojtjen e asaj vepre të rëndësishme kulturore që ndodhet në sallën e Postës. Posta, sepse duhet të kuptojmë që Posta është një ndërmarrje e veçantë e cila ka një Këshill drejtues, një ekip të cilët janë përgjegjës për funksionimin e saj, për të pranuar atë ndihmë dhe për ta bërë atë sallë sporteli ashtu siç ishte, të paktën dhe që të mund të përdoret për qëllime që do të mund të përdoren nga më shumë qytetarë të vendit dhe gjithçka për të shijuar bukurinë e asaj kryevepre që është bërë shumë dekada më parë", tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve në lidhje me revitalizimin e sportelit të Postës nëse ka një vendim qeverie në sferën e marrëdhënieve pronësore dhe juridike për t'ia dorëzuar Ministrisë së Kulturës apo jo, pas prezantimit të investimit të parë të huaj të ZZHTI-së për vitin 2024".

Shkup - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 15 mban seancë urgjente, ku në rend të ditës janë konstatimi i ndërprerjes së mandatit të kryetarit Sashko Georgiev, me kërkesë të tij, dhe veprimin sipas vendimit të Gjykatës administrative për shkarkimin e ish kryetares, Vesna Dameva. Seanca vijon pas mbledhjes së sotme punuese të Këshillit, ku u shqyrtua aktgjykimi i Gjykatës administrative, me të cilën shfuqizohet vendimi për shkarkimin e Damevas.

Shkup - Kryeministri Kovaçevski deklaroi se pajtohet me mendimet e ambasadorëve të SHBA-së dhe Holandës, Anxhela Ageler dhe Dirk Jan Kop në komentin për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor pas vendimet të fundit të Gjykatës Administrative. "Për sa i përket Këshillit Gjyqësor i ndaj mendimet e ambasadorit amerikan dhe holandez, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve për zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor pas prezentimit të ZZHTI të investimit të parë të huaj për vitin 2024.

Shkup - Është më se e qartë se Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE në koordinim të ngushtë mes tyre e kanë vendosur kryqin në Kodrën e Diellit. Të dy subjektet, tani, me lojëra fjalësh po e luajnë rolin e viktimës dhe po e kërkojnë fajin diku tjetër. Shefi i inspektoratit komunal, Sadat Sulimani, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit komunal të Tetovës, ka pohuar se kanë qenë në dijeni dhe se bazamenti në oborr të kishës është konstatuar pa u vendosur ende kryqi. Por i njëjti nuk ndërmori asgjë për ta ndaluar punën pa leje ndërtimore.

Shkup - Nga 31 dhjetori nuk ka arritur vazhdimi sa i takon garancisë bankare nga ana e ofertuesit për tenderin për nërtimin e sistemit hidroenergjetik të Çebrenit dhe për këtë arsye nuk është aktive oferta e PPC-Arhirodon. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) do ta informojë Qeverinë se tenderi ka dështuar, informoi sot ministrja dikasteriale Kaja Shukova. "Kemi shqyrtuar të gjitha dokumentet konform me dosjen e tenderit dhe dokumentacionin e tenderit, ligjet ekzistuese në vend. MMJPH si kompetente në këtë proces do të përgatisë informacione dhe do ta informojë Qeverinë se do të dorëzojë vendim për anulimin e procedurës", tha Shukova në takimin e sotëm me gazetarë.

Shkup - Aksi rrugor Dibër - Qendra Zhupë prej sot pasdite është mbyllur për qarkullim në dy drejtimet rrugore për shkak të një aksidenti në trafik, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë. Siç informojnë, komunikacioni është ndërprerë prej orës 16:33, ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Mullirit.

Tiranë - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi se deri në fund të këtij muaji në "arsenalin e forcave të armatosura të vendit do të shtohen dy helikopterë amerikanë "Blek hok" (Black Hawk)“. "Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Bruksel  - NATO sot paralajmëroi se do t'i ndihmojë anëtaret e saja që të blejnë deri 1.000 raketa "Patriot" që të mbrohen më mirë sepse Rusia i përforcon sulmet ajrore ndaj Ukrainës. Agjencia e NATO-s për mbështetje dhe furnizim njoftoi se do të mbështesë një grup të vendeve, në mesin e të cilave edhe Gjermania, Holanda, Rumania dhe Spanja, në blerjen e raketave "Patriot", të cilat shfrytëzohen për mbrojtje nga raketat kryqësuese dhe balistike dhe nga aeroplanë.  Sipas burimeve në industrinë ushtarake, marrëveshja do të mund të kushtonte rreth 5,5 miliardë dollarë. Blerja mund t'i ndihmojë aleatët më shumë se sa sistemet e tyre të tanishme të mbrojtjes që t'ia japin Ukrainës. 

Berlin - Gjermania, Franca dhe SHBA-ja ashpër i kanë kritikuar thirrjet e dy ministrave izraelitë që palestinezët të shpërngulen nga Gaza. Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Sebastian Fisher, sot deklaroi se Berlini, aleat i afërt i Izraelit, "në mënyrën më të ashpër" i hodhi posht deklaratat e ministrave Bezalel Smotriç dhe Itamar Ben Gvir, të cilët "nuk ndihmojnë aspak". Ai e nënvizoi qëndrimin e Gjermanisë dhe aleatëve të saj nga G7 se "nuk guxon të ketë dëbim të palestinezëve nga Gaza ose zvogëlim territorial të Rripit të Gazës".

Gjenevë - Komisioni i lartë për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara (KB), Vollker Turk, apeloi për një ndërpretje të menjëhershme të armiqësive midis Rusisë dhe Ukrainës. “Përshkallëzimi i armiqësive është alarmant, me dhjetëra civilë të vrarë në Ukrainë dhe Rusi. E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon sulmet joselektive dhe sulmet ndaj instalimeve civile”, kumtoi Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut në rrjetin X. Turk bëri thirrje për masa të menjëhershme për deeskalim, mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar. 

Lisbonë- Zgjidhja e mundshme e konfliktit izraelito-palestinez duhet të "imponohet nga jashtë", nga bashkësia ndërkombëtare, sepse, "ato dy palë nuk do të mund të arrijnë kurrë marrëveshje", tha sot shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell. "Ajo që kemi mësuar në 30 vitet e fundit dhe atë çfarë mësojmë sot nga tragjedia në Gazë është se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë", tha Borell në fjalim në konferencën diplomatike në Lisbonë.

Tokio - Të paktën 73 persona humbën jetën në tërmetin shkatërrues i cili e goditi Japoninë qendrore më 1 janar, ndërsa rrënojat dhe rrugët e dëmtuara ende i pengojnë shërbimet e shpëtimit të zbatojnë operacione për kërkim dhe shpëtim të të mbijetuarve, informuan mediat japoneze. Kaluan dy ditë pasi një tërmet me intensitet prej 7,6 ballëve shkaktoi dëm të madh në infrastrukturë dhe zjarre në qytetin Vaxhima, prefektura Ishikava, në bregun e Detit Japonez, por përmasat e plota të katastrofës ende nuk dihen, transmeton agjencia Kjodo.

Dakë - Trupat ushatarake sot ishin dislokuar në Bangladesh për shkak të frikës nga dhuna para zgjedhjeve kombëtare të së dielës, të cilat partia kryesore opozitare në vend i bojkoton. Ushtarët arritën me automjete të blinduara në kampet e përkohshme të vendosura në kryeqytetin e Bangladeshit që ta ndihmojnë administratën civile që ta ruajë paqen dhe sigurinë. Armata do të veprojë vetëm me kërkesën e votuesve, bëhet e ditur në kumtesën e armatës.

Gjevgjeli - Kryetarët e Kavadarit, Gjevgjelisë dhe Demir Kapisë, Mitko Jançev, Andon Saramandov dhe Llazar Petrov, tetë shoqata ekologjike dhe alpiniste të qytetarëve, me mbështetje të profesorëve nga Fakulteti Matematiko-Natyror ngritën nismë për shpalljen e malit Kozhuf Park Kombëtar, njoftuan nismëtarët. Siç bëhet e ditur në kumtesë, mali Kozhuf gjendet në territorin e komunave Kavadar, Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Me sipërfaqe prej 893 kilometra katrorë, është një nga malet e rralla në Maqedoni me florë dhe faunë jashtëzakonisht të pasur dhe të veçantë, veçanti gjeologjike, resurse ujore, veçanti kulturore dhe historike me rëndësi kombëtare.

Jerusalem - Shefi i Mosadit, David Barni sot paralajmëroi se agjencia izraelite e inteligjencës "do të qërojë hesapet" me secilin që është i involvuar në sulmet vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit. Në varrimin e ish shefit të Mosadit, Cvi Zamir, Barni tha se Izraeli është në mes të luftës dhe se Mosadi, si dhe para 50 viteve dhe është i përkushtuar për ballafaqim me vrasësit. "Do të nevojitet kohë, si pas masakrës së Mynihut, por do t'i kapim kudo që janë. “Çdo nënë arabe duhet të dijë se djali i saj, nëse ka marrë pjesë drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte në masakrën e 7 tetorit, ka nënshkruar dënim me vdekje”, tha Barni, njoftojnë mediat izraelite.

Teheran - Numri i viktimave në dy shpërthimet që kanë ndodhur sot në afërsi të varrit të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, arriti në 103, raportojnë agjencitë botërore. Sulmet terroriste kanë ndodhur në ditën kur është shënuar katërvjetori nga vrasja e gjeneralit, i cili ishte në krye të të gjitha operacioneve ushtarake iraniane në Lindjen e Afërt. Sulejmani është vrarë në sulm amerikan me dron në aeroportin në Bagdad.

Teheran - Të paktën 50 persona sot e kanë humbur jetën në dy shpërthime në afërsi të varrit të gjeneralit Kasem Sulejmani, në ditën kur shënohen katër vite nga vdekja e tij. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, të paktën 50 persona kanë humbur jetën, ndërsa 71 janë lënduar. Shpërthimet kanë ndodhur në afërsi të xhamisë Saheb al Zaman në Kerman, në jug të Iranit, njoftoi televizioni shtetëror. Nuk është e njohur se çka i ka shkaktuar shpërthimet.

Barcelonë - Trajneri i Barcelonës, Çavi është i vetëdijshëm se mundësitë financiare të klubit nuk lejojnë transfer të lojtarit të klasit të lartë si Erling Haland dhe Kilian Mbape. "Haland apo Mbape? Tani nuk mund të mendojmë që Haland apo Mbape t'i bashkohen Barcës. Fatkeqësisht, ne nuk mund të lejojmë t'i angazhojmë këta lojtarë. Jam i kënaqur me lojtarët që kam. Ne duhet të arrijmë një nivel më të mirë, sepse në këtë klub duhet të jemi gjithmonë në krye", deklaroi Çavi për gazetarin Fabricio Romano.

QËNDRONI TË LIDHUR