MIA Flesh
- Shkup - Seanca plenare në rend dite të të cilës është Propozim – buxheti i plotësuar për vitin 2026 pas ekspozesë së ministres së Financave është ndërprerë me kërkesë të deputetit të partisë E majta, Borisav Kërmov. Ai kërkoi edhe një orë pushim që të munden deputetët të marrin pjesë në mbledhjen Komisionit të Përhershëm Anketues në të cilën duhet të shqyrtohet parashtresa nga familjet e të vdekurve në zjarrin në Koçan.
- Post By Sara Ademi
- 14:43, 9 dhjetor, 2025
15:00/ 9 dhjetor/ 2025
Shkup - Seanca plenare në rend dite të të cilës është Propozim – buxheti i plotësuar për vitin 2026 pas ekspozesë së ministres së Financave është ndërprerë me kërkesë të deputetit të partisë E majta, Borisav Kërmov. Ai kërkoi edhe një orë pushim që të munden deputetët të marrin pjesë në mbledhjen Komisionit të Përhershëm Anketues në të cilën duhet të shqyrtohet parashtresa nga familjet e të vdekurve në zjarrin në Koçan.
Shkup - Në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, më 9 dhjetor, festojmë jo vetëm një ditë simbolike, por një thirrje globale për veprim të vendosur kundër korrupsionit që pengon zhvillimin dhe sundimin e ligjit në rajonin tonë. Si Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne e trajtojmë luftën kundër korrupsionit si politikë të qëndrueshme shtetërore, e bazuar në rezultate të matshme dhe jo në premtime boshe. Qytetarët tanë meritojnë institucione transparente, rikthim të pasurisë së vjedhur dhe sisteme digjitale që e bëjnë korrupsionin të pamundur, ka thënë zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai.
Shkup - Drejtori i përgjithshëm i Fonfdit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski deklaroi sot se mund të ketë orientim të qartë të pacientëve për atë se cili laborator për momentin nuk i jep shërbimet e kërkuara, që ata të mos enden sidomos kur duhet nga spitali i përgjithshëm të shkojnë në shtëpinë e shëndetit ose anasjelltas, si dhe si të racionalizohet përdorimi i tumor markerëve. Deri në shtator të këtij viti, theksoi ai janë bërë pothiajse 250.000 analiza për tumor markerë. Sipas tij, ajo që për momentin në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji nuk punohen analizat për tumor markerë nuk i rrezikon pacientët.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizoi një takim pune me ambasadaorin e Francës në vend Kristof Le Rigoler, në të cilën u vendos vizioni për zhvillimin afatgjatë në kryeqytet, i bazuar në politika të qëndrueshme, standarde evopiane dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar. Siç informoi shërbimi për shtyp në Qytetin e Shkupit, biseda u fokusua edhe në përmirësimin e mëtejmë të partneritetit me qytetin vëllazëror Dizhon, si dhe në hapjen e mundësive të reja për projekte dhe iniciativa të përbashkëta me interes për qytetarët e Shkupit.
Shkup - Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont, gjeneral majori Gregori Najt, sot ka qëndruar në Shatmadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, ai realizoi takim me kryeshefin e SHM-së së Armatës, gjeneral majorin Sashko Lafçiski, me ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski, si dhe me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler.
Shkup - Onlajn peticion paralajmëroi sot lideri i LSDM-së Venko Filipçe lidhur me publikimin e një pjese të mediumeve britanike se është biseduar me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për pranim të mundshëm të migrantëve në vend. Nëse tregohet se peticioni nuk mjafton, Filipçe paralajmëroi edhe hapa tjerë me qëllim që të pengohet hyrja eventuale e migrantëve në vend.
Shkup - Pagesa e kompensimit për pushimin e lindjes dhe të kapitacioneve për mjekët amë zhvillohet në vazhdimësi, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Sasho Klekovski. Theksoi se pagesa e kompensimit për pushimin e lindjes zhvillohet rrjedhimisht dhe për nëntorin janë paguar mbi 6.600 pushime të lindjes.
Shkup - Deputeti Bekim Sali i cili është propozuar për zëvendëskryeministër dhe ministër i Çështjeve Evropiane është zgjedhur ushtrues detyre kryetar i partisë politike Alternativa, pasi lideri i deritanishëm Zeqirija Ibrahimi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Qendror të partisë. Ibrahimi në publikimin në Fejsbuk, ku informon për dorëheqjen, thekson se ajo është rezultat i bindjeve dhe vizionit të tij politik, e jo për shkak të pakënaqësisë së brendshme. Sipas tij, ngjarjet e fundit në koalicionin VLEN kërkonin ritëm të ri dhe udhëheqësi të re, përderisa vetë ai ka planifikuar të mos kandidohet për rizgjedhje në kongres vitin e ardhshëm.
Shkup - Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, është 0.5%, njofton ESHS. Rritja e inflacionit në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 1.7%, Rekreacion dhe kulturë për 0.9%, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.7%, Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.5%, Restorane dhe hotele, Shëndeti për 0.3%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.2%, Komunikim, Veshmbathje dhe Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 0.1%.
Shkup - Komunikacioni në vendkalimin kufitar "Evzoni" (Bogorodocë) është bllokuar për hyrje dhe dalje nga ora 11. Në vendkalimin kufitar "Niki" (Mexhitlia), komunikacioni është bllokuar vetëm për automjete të rënda dhe autobusë. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa në vendkalimin kufitar "Dojran", tregojnë të dhënat e LAMM sot deri në orën 12:00. Nga LAMM paradite informuan se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Shkup - Uji në Shkup është i sigurtë, rezultatet nga hulumtimi përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, njoftojnë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup, duke publikuar raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm në kryeqytet. Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 01.12.2025 deri 05.12.2025 mori 190 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 190 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 46 vende matëse në Qytetin e Shkupit.
Shkup - Për festa më të sigurta - të mos përdoret piroteknikë, apeluan sot në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që gjatë festave të Vitit të Ri të përmbahen maksimalisht prej përdorimit të mjeteve piroteknike. Pushkaliqet nuk janë lodra, përdorimi i tyre është rreptësisht i ndaluar, ndërsa të shtënat gjatë festave me pushkaliqe mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, duke lënë pasoja jashtëzakonisht të rënda që mund të vulosin jetën e një të riu.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Teras. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, m ç`rast presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.
Berlin - Gjatë vitit të kaluar, 67 gazetarë kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, ku shumica e tyre kanë rënë viktima të luftës ose rrjeteve kriminale, informoi sot organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut "Reporterë pa kufij" (Reporters Without Borders). Të dhënat, të cilat mbulojnë periudhën nga dhjetori i vitit të kaluar deri në fillim të dhjetorit të këtij viti, janë të ngjashme me ato të periudhës së mëparshme (2023-2024). Rajonet më të rrezikshme mbeten Rripi i Gazës, ku humbën jetën 29 reporterë dhe Meksikë me nëntë raste të vdekjes së gazetarëve.
Moskë - Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto deklaroi se Rusia dhe Hungaria duhet t'i rezistojnë së bashku presionit të jashtëm. Ai e bëri këtë deklaratë pas arritjes së tij në Moskë për të marrë pjesë në një seancë të komisionit ndërqeveritar ruso-hungarez për bashkëpunim ekonomik. Seancat e komisionit mbahen çdo vit, me atë që Moska dhe Budapesti ndërrohen si nikoqirë. Nga ana ruse, komisioni drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë, Mihail Murashko.
Pekin - Një gjykatë në Pekin ka marrë vendim që aviokompania "Malajzha erlajns" (Malaysia Airlines) t'u paguajë nga 2,9 milionë juanë (rreth 410.000 dollarë amerikanë) secilës prej familjeve të tetë udhëtarëve në fluturimin e aeroplanit të zhdukur "MH370" para më shumës se një dekade. Gjykata i dha urdhër aviokompnisë që t'i paguajë kompensim secilës familje për vdekjen e më të afërmve të tyre, për haxhimet e varrimit dhe për dëmet që dalin nga ky stres emocional.
Xhakartë - Në një zjarr në një ndërtesë afariste në kryeqytetin indonezian Xhakartë, kanë humbur jetën të paktën 17 persona, njoftoi policia. Flakët kanë përfshirë ndërtesën shtatëkatëshe. Tymi i dendur i zi që ngrihej shkaktoi panik te banorët dhe të punësuarit në lagjen qendrore të Xhakartës.