• e enjte, 04 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 20 gusht/ 2025

Koçan - "Amfenol" është një korporatë që ka besim në Maqedoni, prandaj investon vazhdimisht. Nuk kemi pasur rënie të investimeve në asnjë krizë, numrat tregojnë rritje të vazhdueshme edhe gjatë "kovidit". Nuk shoh asnjë arsye për t’u ndalur tani. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë, komunikim të shkëlqyer me kryeministrin Mickoski. Prania e tij këtu sot është një privilegj dhe një nder për ne. Besoj se investimet tona të vazhdueshme do të jenë një nxitje shtesë për kryeministrin dhe Qeverinë për të thelluar bashkëpunimin tonë të përbashkët, tha Sashko Nakov, drejtor i "Amfenol Teknoloxhi Maqedoni", pasi kryeministri Hristijan Mickoski vizitoi kompaninë nga Koçani, më e madhja në këtë pjesë të vendit me 3,200 të punësuar.

Shkup - Nuk është e vërtetë se miniera Kazandol do të riaktivizohet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa inspektoi punimet në fabrikën e re në "Anfenol" të Koçanit. "Pronarët e investimit në Kazandol humbën kontestin dhe kërkesën për dëmshpërblim prej 115 milionë eurosh. Kjo do të thotë se ata nuk kanë më koncesion. Nuk është e vërtetë se me atë që ka humbur kompania, miniera tani do të hapet. Ky është tashmë një ndërtim dhe një përpjekje për manipulim nga qarqe të caktuara që nuk kanë qëllime të mira për Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë", tha Mickoski.

Shkup - Për momentin nuk kemi shkelje objektive të asaj që është dakorduar, ndërsa Inyspektorati Shtetëror i Tregut është në terren duke vëzhguar nëse respektohet, deklaroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se sa është i kënaqur nga aksioni për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore. 

Shkup - Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tashmë është duke u koordinuar për të verifikuar pretendimet e ndara në publik për ndërhyrje të mundshme të panevojshme mjekësore, si dhe për të kryer mbikëqyrje urgjente dhe të jashtëzakonshme me qëllim që të fitohet një pamje e plotë.

Shkup - Në rajonin e Jasenit, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, pjesëtarë të Komandës për operacione nga ajri dhe toka marrin pjesë në shuarjen e zjarrit pyjor, me ç'rast janë hedhur 102 ton ujë. Siç njofton Armata në faqen e Fejsbukut, në kuadër të intervenimit ajror me helikopter Mi-8MT janë realizuar gjithsej 46 hedhje me ujë (kova), me çka janë lëshuar rreth 102 ton ujë.

Shkup - Presim për katër vjet të kemi hekurudhë plotësisht të rikonstruktuar dhe të modernizuar nga Shkupi deri në Kërçovë, theksoi në intervistën për TV Alfa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke potencuar se për këtë projekt infrastrukturor shteti ka marrë grant nga Bashkimi Evropian, me të cilin së shpejti do të fillojë përpunimi i fizibiliti studimeve.

Shkup - Gjykata themelore penale Shkup kumtoi se seanca kryesore për lëndën "Aditiv" e caktuar për nesër, është shtyrë. Shkaku për shtyrjen është miratimi i aktakuzës kundër B.N., si vazhdim i hetimit, si dhe propozimi për bashkimin e akuzave.

Tiranë - Deri më tani në zjarret që e kapluan Shqipërinë, janë djegur 55.154 hektarë tokë, me çka vendi vazhdon të jetë në vendin e parë në rajon pas tërë sipërfaqeve të djegura. "Viti 2025 e regjistroi rekordin më të zi për dëme të shkaktuara nga zjarre në pesë vitet e fundit. Vitin e kalaur, në vend u dogjën 46.623 hektarë, prëderisa në vitet e kaluara kishte numra më të ulët. Numrat rekord për sipërfaet më të mëdha ndonjëherët ë djegura nga zjarret në Shqipëri janë vërejtur në vitin 2007 me 127.491 hektarë, në vitin 2011 54.370, përderisa në vitin 2012 53.459 hektarë", kumtoi euronews.al.

Varshavë - Kryeministri polak Donald Tusk sot ashpër kritikoi idenë që Budapesti të bëhet vendi për negociata paqësore mes presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentit rus Vladimir Putin, sipas Politikos. Tusk përkujtoi përvojat e këqia nga e kaluara me kryeqytetin hungarez. "Budapestin? Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend, por në vitin 1994, Ukraina  mori garancione për integritet territorial nga SHBA, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar. Në Budapest", tha Tusk, duke shtuar se: "Mund të jem sovran, por këtë herë do të përpiqesha të gjeja një vend tjetër."

Moskë/Ankara - Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, kumtoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. Politikanët, mes tjerash, biseduan për samitin ruso-amerikan që u mbajt në Alaskë më 15 gusht, kumtoi Kremlini. Në bisedën me Erdoganin, Putini komentoi takimin me presidentin amerikan Donald Tramp, ndërsa në këtë kontekst, presidentët e Rusisë dhe Turqisë biseduan për çështjen e zgjidhjes së konfliktit ukrainas. Shefi i shtetit rus falënderoi bashkëbiseduesin e tij për ndërmjetësimin në negociatat mes Moskës dhe Kievit në Stamboll, kumtoi Kremlini.

Moskë - Zgjidhja e çështjeve për siguri kolektive në botë pa pjesëmarrjen e Rusisë është e pamundur, Perëndimi e kupton se kjo është "utopi dhe rrugë për askund", tha sot ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov pas bisedave në Moskë me zëvendëskryeministrin jordanez dhe ministër i punëve të jashtme Ajman al-Safadi.

 Tel Aviv/Gazë - Më shumë se 15 palestinezë të armatosur sulmuan sot një pozicion ushtarak në Rripin jugor të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite. Sulmuesit hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë dhe përdorën raketa antitank në zonën Kan Junis, deklaroi një përfaqësues ushtarak. Disa prej tyre janë infiltruar në postbllokun ushtarak.

Teheran - Irani dhe SHBA-ja nuk e kanë arritur pikën ku mund të zhvillojnë bisedime bërthamore me pritjen e rezultateve, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi.  "Negociatat me SHBA-në duhet të mbahen në kohën e duhur. Çdo fazë e negociatave ka kohën e vet, 'momenti duhet të jetë i pjekur' që dialogu të ketë kuptim", deklaroi Aragçi për mediat shtetërore iraniane.

QËNDRONI TË LIDHUR