• e mërkurë, 21 janar 2026
MIA Flesh

12:00/ 20 janar/ 2026

Shkup – Unë jam shumë e lumtur që gripi nuk arriti përmasa të tilla dhe që nxënësit sot mund ta fillojnë gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.  Në një emision në Radio-Televizionin e Maqedonisë sot paradite, ajo tha se te ne është e “nevojshme pak më shumë të vendoset rend” sepse nxënësit tanë edhe ashtu kalojnë më pak orë në mësim.  Porosia e ministres vijon pasi këto ditë në publik ishte aktuale pyetja nëse do të vazhdojë pushimi dimëror për shkak të rritjes së të sëmurëve nga gripi. 

Shkup - Temperaturat e mëngjesit në vend janë dukshëm të ulëta, me -11 gradë Celsius të matura në Berovë. Vijojnë Kriva Pallanka, Hanet e Mavrovës dhe Kodra e Diellit me -10 gradë, Shkup-Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë matur në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë. Në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip termometrat kanë treguar -7 gradë. Shtresë më të lartë të borës sot në mëngjes deri në orën 7 ka në Kodër të Diellit -24 centimetra, në Hanet e Mavrovës 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra. 

Shkup- Dje në territorin e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.G. (37) nga Shkupi. "Nëpunësit policorë në bul. "Boris Trajkovski" ndaluan një automjet udhëtarësh "Shkoda" me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.G. dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë me dy krehra me 41 fishekë", thonë nga MPB. Pas dokumentimit të rastit, kundër A.G. do të ngrihet kallëzim përkatës.

Bruksel- Paraqitja e një partie të re politike të udhëhequr nga ish presidenti Rumen Radev mund të riformësojë ndjeshëm jo vetëm punët e brendshme të Bullgarisë, por edhe politikën e saj të jashtme. Kjo theksohet në analizën e "Euronjuz" me rastin e dorëheqjes së Radevit dhe paralajmërimit se do të fillojë një projekt të ri politik vetëm dy muaj para zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare në vend e cila është mbërthyer nga një krizë politike. "Qëndrimi i Radevit për luftën në Ukrainë ndryshon ndjeshëm nga ai i qeverive të mëparshme. Për këtë arsye, analistët dhe kundërshtarët shpesh e quajnë atë "prorus". Në fjalimin e tij të hënën, Radevi trajtoi edhe këtë çështje duke deklaruar: "Në emër të së ardhmes së tyre politike, disa politikanë po rrezikojnë jetën paqësore të bullgarëve në kushtet e një lufte të rrezikshme pranë kufijve tanë dhe madje po luftojnë kundër paqes civile dhe etnike që ju dhe unë do ta ruajmë pavarësisht provokimeve të tyre", shkruan "Euronjuz".

Bruksel- Me afrimin e 1 shkurtit, kur duhet të hyjnë në fuqi doganat e paralajmëruara amerikane ndaj tetë vendeve nga Evropa, të cilat e kundërshtojnë marrjen e Grenlandës nga ana e SHBA-së, liderët evropianë po hartojnë plane se si ta bindin presidentin amerikan, Donald Tramp të heqë dorë nga aspiratat, vlerësojnë mediumet belge. Sipas "Euraktiv", merret prështypja se tani për tani liderët evropianë janë të fokusuar në blerjen e kohës në Samitin botëror ekonomik duke shpresuar se do t'i qetësojnë tensionet përmes përmbajtjes në vend të konfrontimit dhe se Trampi nuk do t'i përshkallëzojë plotësisht punët në fjalimin e tij të nesërm në Davos. "Politiko", ndërkaq, vlerëson se duke e parë sjelljen e liderëve evropianë, duket sikur të ekzisotjnë disa plane të ndryshme mes tyre, me çka shkaktojnë frikë se në BE ekziston unitet kur bëhet fjalë për atë se si t'u përgjigjen kërcënimeve të Trampit.

Uashington - Komanda e mbrojtjes hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) njoftoi se po dërgon aeroplanë në bazën e Forcave ajrore amerikane në veriperëndim të Grenlandës. Aeroplani së shpejti do të mbërrijë në Bazën hapësinore Pitufik për të kryer "aktivitete të ndryshme të planifikuara prej kohësh të NORAD-it", kumtoi NORAD në mediat sociale. "Ky aktivitet është i koordinuar me Mbretërinë e Danimarkës dhe gjitha forcat mbështetëse po punojnë me miratimet e nevojshme diplomatike. Qeveria e Grenlandës është informuar gjithashtu për aktivitetet e planifikuara", informoi NORAD, sipas portalit amerikan Hill.

Port Morsbi - Një tërmet me magnitudë 6.39 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Papua Guinesë së Re, kumtoi Shërbimi gjerman për shkenca gjeologjike (GFZ). Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 106 kilometra, thekson GFZ. Nuk ka informacione për viktima ose dëme të mundshme.

Jerusalem – Izraeli filloi me rrënimin e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerusalem, pasi qeveria paraprakisht vendosi restrikcione për organizatat humanitare të cilat u ofrojnë ndihmë palestinezëve.  UNRVA (UNRWA), Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë me refugjatë palestinezë në X njoftoi se forcat izraelite konfiskuan pajisje të personelit dhe e detyruan ta lëshojë selinë e tyre në lagjen Sheik Xhara.  “Ky është sulm i paparë edhe atë jo vetëm ndaj UNRVA-së dhe hapësirave të saj. Kjo përfaqëson shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare dhe të privilegjeve dhe imunitetit të Kombeve të Bashkuara”, theksohet në kumtesë. 

Madrid - Sot vazhdojnë ndeshjet e xhiros së 7-të Ligës së kampionëve. Në orar janë nëntë ndeshje:  Kairat Almati - Klub Brizh (16:30), Bodo Glimt - Mançester Siti (18:45), Real Madrid - Monako (21:00), Sporting - PSZH, Kopenhagë - Napoli, Viljareal - Ajaks, Olimpiakos - Baer Leverkuzen, Totenhem - Borusia Dortmund, Inter - Arsenal. 

Madrid - Reprezentuesit dhe trajnerët senegalezë do të mund të suspendohen prej katër deri gjashtë ndeshje për shkak të protestës së tyre gjatë finales së Kupës afrikane të kombeve kundër Marokut, e cila përfundoi me fitoren e tyre me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve. Sipas gazetës spanjolle "AS", nëse sanksionet miratohen, diskualifikimi do të vlejë për ndeshjet e fazës së grupeve në Kampionatin botëror 2026. Më tej, sipas rregullave, Senegali ballafaqohet me dënim prej 50.000 deri 100.000 euro për sjellje jo të hijshme nga ana e delegacionit dhe tifozëve të tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR