• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Presim VMRO-DPMNE të distancohet nga deklarata e Siljanovska-Davkovës

Mexhiti: Presim VMRO-DPMNE të distancohet nga deklarata e Siljanovska-Davkovës

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Liderët e opozitës së bashkuar shqiptare "VLEN" ende nuk kanë biseduar nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do t'ia japin mbështetjen kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova.

Për atë, siç deklaroi sonte lideri i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti, do të bisedojnë këto ditë, por e dënoi deklaratën e Siljanovska-Davkovës, dhënë në Kumanovë, dhe pret distancim nga kryesia e VMRO-DPMNE-së nga deklaratat e këtilla.

Me deklaratat e tilla, siç theksoi, nuk janë të gatshëm të mbështesin Siljanovska-Davkovën.

"Sot nga Kumanova ka deklaratë të padëshirueshme lidhur me UÇK-në. UÇK është e shenjtë për shqiptarët dhe mendoj se nuk duhet të kthehemi në të. Ne kemi shumë punë si t aluftojmë korrupsionin, si t'u sigurojmë të ardhme më të mirë të rinjve, e jo t'u kthehemi temave të cilat i jetësojnë shpirtrat e vjetër", tha Mexhiti për ditarin në "Sitel".

Tha se ka bisedime me VMRO-DPMNE-në dhe se e ardhmja evropiane e shtetit është prioritet.

Lidhur me shpërndarjen e sektorëve, Mexhiti tha se e radhës është që sektorë të cilët deri më tani nuk janë udhëhequr nga shqiptarët, si Ministria e Punëve të Brendshme, Byroja për siguri publike, Drejtoria për të ardhura publike dhe Dogana të udhëhiqen nga hquptarët. "E kërkojmë atë sepse jemi fuqishëm të fokusuar në luftën kundër korrupsionit", tha Mexhiti.

Dallimi i votave nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në bllokun shqiptar, Mexhiti pret të ulet për zgjedhjet parlamentare sepse, thotë, votat e BDI-së nuk janë vetëm nga shqiptarë, por nga nëntë parti politike. Koncept të pastër shqiptar, sipas Mexhitit, është VLEN-i dhe atë i kanë votat vetëm të shqiptarëve.

"Ahmeti për herë të parë ishte në situatë të shpëtojë me votat e bashkësive të tjera më të vogla. Nëse kësaj i shstohet edhe ryhfeti i votave dhe presionet, mbushja e kutive nga shoferi i Sadulla Durakut... E tërë kjo do të procesohet nga pushteti i ri. Nëse hiqen ato vota, atëherë rezultati i tyre është nën rezultatin tonë. BDI nuk është koncept i pastër shqiptar dhe kjo është në kundërshtim me Marrëveshjen e Majit", tha Mexhiti.

Shtoi se ka paralajmërim nga diaspora se do të vijnë në shtet për të votuar në zgjedhjet e 8 majit me qëllim që pas 22 viteve të ketë ndryshim në bllokun politik shqiptar. ab/

Foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR