• e diel, 22 dhjetor 2024

Mexhiti me Sindikatat diskutuan për nisma të reja dhe kushte më të mira për punë në shëndetësi

Mexhiti me Sindikatat diskutuan për nisma të reja dhe kushte më të mira për punë në shëndetësi

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Sindikatat e punonjësve shëndetësor duhet të përgatisin Propozim-aneks për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore me korrigjim të koeficientëve për llogaritje të pagave dhe ta dorëzojnë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe te Fondi për Sigurim Shëndetësor. Kjo ishte dakorduar në takimin e sotëm ndërmjet ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale të RM-së dhe Sindikatës së Pavarur të Qendrave Klinike dhe organizatave tjera shëndetësore, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

"Gjithashtu u dakordua në vijim të kësaj periudhe, ministri i Shëndetësisë me Vendim sërish e aktivizoi me punë Komisionin për hartimin e tekstit të rafinuar të Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore të RM-së, e cila do ta përpunojë tashmë tekstin e filluar, ku mes tjerash do të harmonizohen edhe të gjitha përfitimet e Marrëveshjes së përgjithshme të nënshkruar për sektorin publik", njoftojnë nga MSH.

Nga atje, theksojnë se ministri edhe njëherë e tregoi mbështetjen e tij për sindikatat, ndërsa për këtë, siç thonë, dëshmojnë edhe dy rritje gjatë vitit.

"Së bashku në bashkëpunim me sindikatat kontribuojmë për kushte më të mira të punonjësve shëndetësor të cilët janë shtylla e sistemit shëndetësor. Ata janë në fokus të planit strategjik të ministrit për përmirësimin e sistemit shëndetësor", theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR