• e hënë, 13 maj 2024

Mexhiti: Ka vaksina të mjaftueshme, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Mexhiti: Ka vaksina të mjaftueshme, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot përsëri ka apeluar deri të prindërit që t'i vaksinojnë fëmijët e tyre, pasi në vend dhe rajon është paraqitur kolla e mirë.

Në deklaratën për mediat, të dhënë pas hapjes së sallës së rinovuar për intervenime kirurgjike në Klinikën për sëmundje ortopedike, Mexhiti tha se ka vaksina të mjaftueshme dhe se prej dje është dhënë urdhër që të kontrollohen të gjitha kartonet e vaksinimit të foshnjeve.

"Është koha për të ndryshuar mentalitetin. Çdo vaksinim, do të thotë shpëtim jete. Prandaj u bëj thirrje prindërve që për të mirën e fëmijëve, t'i vaksinojnë dhe të parandalojnë dukuri të tilla", tha Mexhiti. 

Sa i përket informacionit për mungesën e barnave në Klinikën për onkologji, Mexhiti përsëriti se deficit të barnave për këta pacientë nuk do të ketë, vetëm nëse ndonjë përbërës nuk është i disponueshëm në nivel ndërkombëtar, por, siç tha ai, për këtë do të informojnë me kohë. qa/bsh/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR