• e martë, 24 dhjetor 2024

Gllavçev dhe Radev pas inaugurimit të Siljanovska-Davkovës: Marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze

Gllavçev dhe Radev pas inaugurimit të Siljanovska-Davkovës: Marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze

Shkup/Sofje, 13 maj 2024 (MIA) - Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që janë në kundërshtim si me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, ashtu edhe me marrëveshjet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Kjo thuhet në qëndrimin u.d kryeministrit bullgar Dimitar Gllavçev, me rastin e inaugurimit të Gordana Siljanovska-Davkovës.

Kjo, siç transmeton BTA, është edhe qëndrimi i presidentit bullgar Rumen Radev, të cilin më parë sot e transmetoi, shërbimi për shtyp i kabinetit të tij/

Импичмент нема да ги пополни браните или фрижидерите на луѓето, ниту ќе ги зголеми пензиите, туку најмногу ќе ги наполни плоштадите и ќе доведе до дефинитивен колапс на Владата, изјави бугарс

 

"Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze. Jemi të bindur se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut varet tërësisht nga zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është anëtare, si dhe nga ajo e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022"; theksohet në kumtesat nga kabinetët e Gllavçev dhe Radev.

Të dy kujtojnë gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë obligimet dhe përgjegjësitë përkatëse.

Presidentja e sapozgjedhur, Gordana Siljanovska-Davkova dje e ka ndërmarrë postin pas dhënies së betimit para Kuvendit, me ç'rast në emrin e shtetin e anashkaloi parshtresën "e Veriut", gjë që shkaktoi një sërë reagimesh nga Greqia dhe BE-ja për respektimin e Marrëveshja e Prespës të vitit 2018. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR