• e diel, 22 dhjetor 2024

Mexhiti: BE-ja përmes ambasadorit holandez informon se BDI është bërë frenuesi më i madh për integrim të vendit në BE

Mexhiti: BE-ja përmes ambasadorit holandez informon se BDI është bërë frenuesi më i madh për integrim të vendit në BE

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti, në konferencën e sotme për shtyp tha se Bashkimi Evropian përmes ambasadorit holandez informoi se Bashkimi Demokratik për Integrim është bërë frenuesi kryesor për integrimin e vendit në BE.

"Takimi i djeshëm i ambasadorit të Holandës, Dirk Jan Kop dhe Ali Ahmetit, si dhe porosia e transmetuar në këtë takim nga ana e ambasadorit, edhe njëherë bëri me dije para opinionit më të gjerë se BDI është pengesa e vërtetë për integrimin e vendit në BE me të gjitha veprimet e tyre anti-evropiane dhe anti-demokratike, dhe skandalet e tyre të përditshme korruptuese", deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se në zgjedhjet e ardhshme do të vendoset mes Lidhjes evropiane për ndryshim të cilët, siç tha, synojnë luftën e vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit, t'i kthejnë demokracinë dhe sundimin e së drejtës, dhe mes tjerash, siç tha, e shohin shpëtimin e vetëm në kthimin e Nikolla Gruevskit, për çka ishte edhe presioni i koncentruar drejt kryetares së Gjykatës supreme, Besa Ademi.

Në pyetjen e gazetarëve e deri ku janë negociatat me Aleancën për shqiptarët për koalicion, Mexhiti u përjgigj se negociatat janë nga fundi dhe se intensivisht po negociojnë me kryetarin e ASH-së, Arben Taravarin, por për atë tha se do të vendosin vetë së bashku me anëtarësinë e vet.

Ndërsa lidhur me pyetjen se kush do të jetë kandidati i koalicionit të tyre për negociata, duke pasur parasysh zërat se ndoshta ai mund të jetë Rufi Osmani, ai tha se ende po bisedojnë se kush do të jetë, se kanë bisedime edhe me Rufi Osmanin, por edhe me kandidatë të tjerë potencial, por megjithatë theksoi se është herët të caktohet kandidati duke pasur parasysh atë që në koalicion mund të ketë akoma parti. organizata joqeveritare dhe struktura tët jera të cilat mund të bashkangjiten dhe se së bashku me to do ta vendosin kandidatin për zgjedhje presidenciale.

Lidhur me anëtarin në Komisionin shtetëror zgjedhor, Mexhiti theksoi se fakti se akoma nuk është zgjehdur anëtari i tyre në KSHZ tregon se ata janë frikësuar, duke aluduar me siguri për pushtetin, dhe theksoi se që para se të fillojnë zgjedhjet me këtë zgjojnë dyshime për falsifikim të zgjehdjeve të ardhshme.

Lidhur me të njejtën, ai thotë se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka kërkuar propozim nga SHA-ja për anëtar në KSHZ por ka kërkuar propozim nga partia e sapoformuar qeveritare dhe se kjo është argument i mjaftueshëm se. siç tha, ata kanë hyrë në diçka nga e cila nuk dinë të dalin.

"Edhe njëherë u bëj thirrje t'i respektojnë ligjet, përndryshe do të jemi të detyruar të kërkojmë mendim edhe nga gjykatat kompetente dhe të parashtrojmë paraqitje penale për keqpërdorim të funksionit kryetar i Kuvendit, përkatësisht zotëri Xhaferit", shtoi Mexhiti. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR