• e hënë, 24 qershor 2024

Mesi refuzoi ofertë të Al-hilalit e cila mund t'i sillte 1,4 miliardë euro

Mesi refuzoi ofertë të Al-hilalit e cila mund t'i sillte 1,4 miliardë euro

Riad, 17 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i ekipit El hilal, Anmar Al Kaili foli për negociatat e pasuksesshme me sulmuesin argjentinas, Lionel Mesi.

Klubi nga Arabia Saudite tentoi ta angazhojë futbollistin verën e vitit 2023, kur ai u largua nga PSZH-ja.

"Ishim në kontakt me Mesin kur i përfundoi kontrata me parisienët. I ofruam 1,4 miliardë euro, por ai refuzoi sepse familja e tij dëshironte të shpërngulej në Amerikë. Befasuese është që futbollisti e refuzoi ofertën e tillë. Tentoi ta bindë famiëjen, por nuk ia doli. Ne e respektojmë këtë sepse familja është më e rëndësishme se paratë", deklaroi Al Kaili për "NIBC".

Në korrik të vitit 2023, Mesi u zhvendos në klubin amerikan, Inter Majami si lojtar i lirë. Ai shënoi 25 gola dhe 16 asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat. Së bashku me Inter Majami, argjentinasi e fitoi Kupën e ligës.

Mesi (36) mban rekordin për numrin e topave të artë të fituar. Futbollisti tetë herë e fitoi çmimin i cili i ndahet futbollistit më të mirë në botë për vitin e kaluar. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR