• e hënë, 08 korrik 2024

Mesi: Nuk ka vend më të mirë për t'ia uruar ditëlindjen Maradonës  

Mesi: Nuk ka vend më të mirë për t'ia uruar ditëlindjen Maradonës  

Paris, 31 tetor 2023 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Mesi falënderoi Diego Maradonën pas fitimit të Topit të Artë.  

"Sot dëshiroj ta përmend Diegon. Nuk ka vend më të mirë për t'ia uruar ditëlindjen. Ka aq shumë njerëz këtu që e duan futbollin ashtu siç e donte ai. Kudo që të jesh Diego, urime ditëlindjen. Ky çmim vlen edhe për ty", tha Mesi.

Argjentinasi 36-vjeçar i mundi Erling Haland (Mançester siti) dhe Kilian Mbape (PSZH), të cilët u radhitën në vendin e dytë, respektivisht të tretë.

Vitin e kaluar Mesi fitoi Kupën e Botës, që u zhvillua në Katar. Në finale Argjentina mundi Francën (3:3, penallti 4:2). Mesi u shpall lojtari më i mirë i finales dhe turneut. Në shtatë ndeshje në Kupën e Botës ai shënoi shtatë gola dhe tre asistime.  

Për Mesin ky ishte Topi i Artë i tetë me radhë në karrierë. Ai paraprakisht është shpallur lojtar më i mirë në botë në vitin 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021. si/bsh/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR